Ikën Bollano, minoritarët zgjedhin Leonidha Papën në krye të Omonia-s

Dita

Leonidha Papa është zgjedhur dje me 190 vota si kryetari i ri i OMONIA-s.

Papa fitoi në balotazh, kundrejt Vasil Kajos, i cili në përfundim të numërimit të fletëve ka marrë 170 vota. Procesi i votimit, i cili nisi nga ora 10:00 dhe zgjati për 8 orë, është ndjekur edhe nga konsulli i Greqisë në Gjirokastër, Nikolla Kotrokoi.

Procesi i zgjedhjes së kryetarit të ri të OMONIA-s, pas dorëheqjes së Vasil Bollanos, ka nisur në muajin dhjetor.

Leonidha Papa është me profesion inxhinier, ka studiuar në Greqi dhe është i biri i priftit të kishës në Sarandë, ndërsa Vasil Kajo ka patur postin e kryetarës së degës lokale të “Omonias” në Sarandë. Papa njihet dhe si krahu i djathtë i Vangjel Dules.

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *