E dashura e pengmarrësit në supermarketin e Parisit, ku vrau katër persona, ndodhet në Siri.
Një video e publikuar së fundmi, tregon 26-vjeçaren Hayat Boumeddiene, partneren e Amedy Coulibaly, duke arritur në aeroportin e Stambollit, më 2 janar, rreth një javë para sulmeve në Paris.
Ajo tani është në kërkim ndërkombëtar nga policia. Coulibaly, 32 vjeçar, kishte qëlluar për vdekje një police në Parisin jugor, përpara se të vriste edhe katër pengje në një supermarket hebre.
Ai pastaj u qëllua për vdekje me të paktën 40 plumba nga policia franceze. Boumeddiene mbërriti në Stamboll nga Madridi dhe qëndroi në një hotel. Ministri i jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu ka thënë se ajo kaloi në Siri më 8 janar.
Kështu, gruaja më e kërkuar në borë për momentin pas sulmeve terroriste në Francë, dyshohet se nuk ndodhet në Evropë.
https://www.youtube.com/watch?v=PGrvWK8Tn-M

remo remo ,Tare se qenin e ngordhur do gjesh……..keshtu i thone kesaj pune.