Shqipëria dhe Maqedonia, në garë për të tërhequr Nissanin

Dita

Prodhuesi Japonez i automjeteve, Nissan është duke studiuar Maqedoninë dhe Shqipërinë për të realizuar procesin e montimit të automjeteve, teksa po kërkon të tërhiqet nga vende të tjera të Europës Juglindore, si rrjedhojë e rritjes së kostove. Mirëpo po ky interes ka vënë para një gare të forte shtetet e Ballkanit, sidomos Shqip, sidomos Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Monitor ka mësuar se drejtuesit e Nissan për Evropën e shohin me interes edhe tregun shqiptar, pas ndërtimit të një parku të madh logjistik në vend. Vendi i shqiponjave vlerësohet me shumë favorite për afërsinë gjeografike dhe kostot e ulëta të transportit nga Porti i Durrësit. Veç këtyre parku i ri logjistik, multimodal shihet si një tjetër tërheqje për investimin, raporton revista “Monitor”.

Por edhe pa këto facilitete infrastrukturore, Maqedonia këtë rast është një konkurrent mjaft i fortë. Taksat më të ulëta dhe funksionimi perfekt i zonave të lira e bën avantazhues sidomos për investimin në fjalë.

Prodhuesit e makinave sidomos pas krizës së vitit 2008 janë vënë në kërkim të tregjeve që ofrojnë kostot të lira. Por për Ballkanin është Serbia më favorite për shkak se edhe burimet njerëzore për këto investime janë parë më të përshtatshme.

 

Por Serbia sidomos vitin që shkoi e ka shtuar agresivitetin në mbështetje të investitorëve të huaj, duke subvencionuar investitorët me më shumë se, 11 mijë euro për çdo vend të ri pune të hapur. Pikërisht për këtë arsye kompania italiane e prodhimit të këpucëve Geox, hapi njësinë e prodhimit, pikërisht në Serbi. Për shkak edhe të masave shtrënguesve që kanë çuar në rritjen e disa taksave Shqipëria po humb konkurrencën rajonale për investimet.

Share This Article
2 Comments
  • Qejfi ma do qe nisani te vij ne shqiperi, por kam shume pak shpres pasi administrata jone eshte e korruptuar dhe me shume burokraci.vajta e nisanit ne vend tjeter tregon qe qeveria e atijvshteti punon mire e me perspektive jo si ne sot per sot, edhe enveri punonte me plane 5 e 10 vjecare kurse ne tani te dali cte dali.shpresoj dhe do me behet shume qejfi qe te vij aty nisani pasi do pun3sohen mijra vete e do te ushqehen mijra familje te popullit shume 4e vuajtur.paci sh.fat.

  • kompanite me te medhaja,belge,se shpejti nje gjermane tjeter kane shkuar ne Maqedoni,sepse infrastruktura,ribursimi i tvsh,administrata,garanci dhe njohje te humbjeve nga energjia etj,Maqedonia eshte ku e ku me me lart se ku ku kukuku Albanistani.
    Mendoj se nqs do jete e vertet Nissan do iki ne Mqdn,sepse Koncar,Zastava etj,ne mqdn kane mbet ca specialusye,kurse tek ne kerrica,gomerre ka me shumice…..
    pra perfundimi eshte i parazgjedhur..!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *