Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama se bën propagandë boshe mbi lirinë e shprehjes.
Në një dalje për mediat nga selia blu, zëdhënësja e PD, Orjela Nebjiaj tha se “Edi Rama shpenzoi më shumë se një orë me tjerrje fjalësh, por nuk gjeti asnjë minutë për të dënuar kërcënimet me jetë të fjalës së lirë, përfaqësuesve të opozitës e kreut të saj”.
Më shumë se një orë predikoi lirinë e shprehjes, por nuk gjeti asnjë minutë për të dënuar apo për t’u distancuar nga kërcënimi që i është bërë kryetarit të opozitës, pikërisht për fjalën.
Predikon lirinë e shprehjes ndërkohë që përgenjështron vetën e tij në çdo hap që hedh.
Edi Rama është ai që organizoi goditjen fizike ndaj deputetit të opozitës, pikërisht ngaqë nuk përballon lirinë e shprehjes.
Është ai që frymëzon kërcënimin me jetë të përfaqësuesve të opozitës, sepse ai nuk e duron dot lirinë e shprehjes.”
