Beqaj: Video në QSUT? Koincidencë me uljen e çmimit të barnave

Bledar Lumani

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, lë të kuptohet se videoskandali në QSUT mund të jetë publikuar si kundërpërgjigje e uljes së çmimit të ilaçeve.

“… Për të njëjtën sasi barnash të tregtuar në vend më 2013, me çmimet e vitit 2015 shpenzohen të paktën 50 milionë USD më pak.

Prej disa javësh jemi në një proces negociues të çmimeve të barnave në vend.

Proces me ndjeshmëri jo të vogël dhe me interesa ekonomikë shumëmilionësh.

Edhe ‘stuhia në gotë uji’ që fola më lart, koincidon me këtë proces…”, thotë ai, duke iu referuar videoskandalit.

Ai shprehet sakaq se mjekët dhe infermierët mendojnë masivisht se marrja e lekëve nën dorë nuk është problem për shëndetësinë.

Kemi një debat dhe një diskutim, që vazhdojmë ta zhvillojmë, në vlerësimin tim, në mënyrë të shëndetshme.

Mjekët dhe infermierët mendojnë masivisht se nuk është pagesa nën dorë problemi kryesor i shërbimit shëndetësor.

Sigurisht, ata janë në të drejtën e tyre, për sa kohë, përditë shërojnë jetë njerëzish; për sa kohë, përditë japin shërbim shëndetësor”, thotë ai në një intervistë për gazetën “Mapo”.

Share This Article
6 Comments
  • O Ilir !
    Po si nuk qenka problem marja e lekeve nen dore !? Une si qytetar,pasi kam nje jete qe paguaj sigurime shoqerore dhe shendeteseore,pse duhet te paguaj nen dore per nje sherbim spitalor,kur kete pagese e kam bere deri mesot,me nje cmim qe shkon me qindra here me shume sesa cmimi i sherbimit qe do me beni. Kam mbi 25 vjet qe paguaj sigurime. E pse duhet te paguaj nen dore? Apo doktori akoma nuk e ka mbaruar vilen e trete qe ka nisur ne Voskopoje?

    Jepini drejtim kesaj pune,Ilir!

  • O Beqe! Je minitri me i deshtuar qe ka njohur ndonjehere Ministria e Shendetesise madje madje ke kaluar dhe Nard Ndoken. Ja ke prish gjithe imazhin kesaj qeverie. Tani del e flet per teori konspirative. Me mire hesht dhe kaloje me heshtje se nuk po merret me njeri me videon.Perkushtohu me shume dhe dedikoja mundesive dhe kapaciteteve qe ka Ministria e Shendetesise per te paisur te gjitha apitalet e qyteteve me skanera, eko dhe laboratore dhe pasije te tjera te domosdoshme se sa merresh me llafe.Imagjino edhe silueten e ke te ngjshme me Mr.Bean.Qesharak

  • Ti Genci me ilacet merresh? Ik ore injorant. Nese ka minister qe ka bere reforma ne ate ministri eshte ky minister. Sii do ti si te tjeret e LSI qe qendruan , moren leket e tenderave dhe nuk bene asnje reforme. Spitalet so ishin me pare? Pse nuk shkruanit atehere?

  • ky e zbuloi “grupin armiqesor”
    atyre u cenohen miliona dollare dhe nxjerrin nje vidio ku lozin me cicat ????
    Per 50 mil.dollare te heqin qafe jo me vidio …me snajper .
    o Beqe ,mjaft me konferenca ,pash zotin MBYLLE GOJEN !

  • Z.Minister,jam mjek dhe te siguroj se une dhe shumica e kolegeve te mi nuk do te deshironin qe shperblimin per pergjegjesite dhe sakrificat qe bejme ta marrim nen dore.Se keto shperblime kane dy te keqija te medha brenda tyre,e para sepse jane nen vleren e punes qe behet dhe e dyta megjithese nen vlere,nje pjese e madhe injorantesh qe i japin i konsiderojne si nje favor qe po i bejne mjekut,sikur te na kene “blere” me ato pese para qe na japin.
    Por jemi te detyruar o njeri ti marrim ato shperblime,sepse megjithese kemi bere shkolle deri 30 vjec dhe vazhdojme akoma te studiojme e te na kerkohen kredite qe te gjitha kushtojne shume,paguhemi me pak se nje hidraulik apo elektricist.
    Para se te mbushni anet e autostrades me palma qe merret me mend se sa kushton nje cope,jepuni nje rroge dinjitoze mjekeve dhe infermjereve o burre i dheut.Turp i madh qe ne Shqiperi me 3 miliarde euro buxhet te paguhet mjeku vetem 450-500 mije lek ne muaj dhe vetem 25-30 mije lek per nje nate sherbim nen stres dhe pergjegjesi larg familjes,ne nje kohe qe ne Kosove me 1.5 miliarde euro buxhet paguhet mjeku 700-800 euro ne muaj dhe nga 100 euro per cdo sherbim.Dhe te kemi parasysh qe cilesia profesionale e sherbimit te tyre eshte me e dobet se sa e jona.
    Boll me me kete sulm dhe denigrim te gjithanshem te figures se mjekut.Boll me duke e konsideruar mjekun si skllav te cilit vetem duhet ti kerkohet,lodhje,mundim,sakrifica,gjithcka,pa i ofruar asgje.I kerkon shteti,i kerkon media,i kerkon injoranca dhe llumi i shoqerise me mbeshtetjen dhe nxitjen e shtetit,pa menduar se e drejta per te kerkuar kaq shume vjen vetem pasi te kesh plotesuar detyrimet e tua.
    Me te drejte pyesin qytetaret,ne kemi 20 vjet qe paguajme sigurime,ku shkojne dhe per cfare perdoren ato para?Perse te mos paguhet nga keto sigurime puna e mjekeve qe na sherbejne dhe operojne,po te paguajme ne nen dore po njesoj si ata qe deri me sot nuk kane paguar asnje qindarke per tu siguruar?Ne qofte se nuk doni ta ndryshoni kete padrejtesi,atehere te pakten mos na detyroni te sigurohemi ne shtet por me mire te sigurohemi me ato leke ne privat e te marrim nje sherbim sepse me keto siguracione njerezit sot po marrin sherbim falas tek privati.
    Ne fund nje pyetje te thjeshte z.Minister:Juve paskeni ulur abuzimet e farmaceutikeve dhe ata si pergjigje kane organizuar fushate kunder jush.Kaq eshte sipas jush gjithe historia dhe permbajtja e problemeve qe ka trasheguar dhe ka sot shendetesia? Mjeket dhe infermjeret do vazhdojne akoma te paguajne per sherret miliardave dhe te miliardereve?

  • Vertet eshte problem mjekesia, por sidomos e keqja e saj qendron ne radhe te pare tek ata hallexhinje te shumte qe dridhen kur mendojne se kane shqetesime shendetesore dhe u duhet te shkojne per vizite tek mjeku….!! Perse? Sepse askujsh s’te hedh syte pa vene re me pare, nese ka fatkeqi gje ne xhep per ta paguar sherbimin??!!! Ti i nderuar mjek je ne sherbim te jetes se njerezve, ke bere dhe betimin e Hipokratit per kete.. Cilido qe vjene per vizite e mendon mire dhe e heq kafshaten nga goja qe te paguaj mjekun… Mjere kush nuk e ka mundesine.. Nuk bene mire qe e e klasifikon hallexhinjte si “nje pjese e madhe injorantesh” E ç’mund te thot nje ish ushtarak, qe ka sherbyer per 20-30 vjete ne sherbim te Atdheut, naten e diten larg familjes, e sot nuk i jepet as e drejta e statusit e asnje mundesi per jeten… Them se duhen pare te gjitha problemet ne shumeanshmeri!!! Jo secili per vete e zoti per te gjithe…. E befte zoti me mire, per te gjithe ne, qe te mos e shikojme njeri-tjetrin si kundershtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *