Një bisedë me një (ish) të përndjekur

anazapta

Gjithçka ndodhi papritur mbrëmë kur po dilja nga puna dhe më thërret një burrë rreth te 50-tave. Ai është një “Ish i Përndjekur Politik”, por pranon të quhet vetëm i Përndjekur Politik pasi,  përndjekja e tij (tyre) vazhdon e sipas tij akoma më e rëndë, më poshtëruese, më zhgënjyese e shume herë më vrastare. U ulëm tok duke biseduar. Unë po ju citoj atë që ai më tha: “Po poshtërohemi në një mënyrë jo të turpshme, por vrastare. Ne, që kemi ndënjur burgjeve të regjimit komunist, ne që kemi të dashurit tanë në varr sot nga ai sistem, ne që kemi vijat e kamxhikut akoma në shpinë, ne që mbajmë mbi kurriz vite të tëra torturash, ne që luftuam për një vënd të lirë, quhemi sot fundërrina nga ata që na burgosën e vranë. Në krye të ligjeve Sali Berisha ka vendosur të birin e ish- urdhërdhënësit për vrasjet e varjet ne litar. E gjithë brigada që ka nga pas janë po të tillë. Le të hapen dosjet, ne i njohim mirë ata. U munduam ta besonim Berishën, por unë kam marrë një këst dhe ka 4 vjet që s’marr asgjë. Është antikombtar e antinjerëzor”… Pasi mori pak frymë më tha sërisht: “Do të të them dhe dicka të fundit: Po s’pati gjygj do ketë vetëgjygjësi një ditë. E fundit që dua të them është një frazë nga një miku im që sot është në Amerikë , por asokohe kur Berisha e këta komunistët e vegjël erdhën në pushtet më pati thënë: – Dëgjo, zambaku është i vogël, përmban shumë aromë, partia është e madhe, do kundërmojë kufomë. Fjala e thënë nga ai para 20 vitesh, është realiteti i sotëm, kupa është mbushur”. Me kaq e mbyllëm bisedën.

 

Letër e nënshkruar: Flogert Muça

 

Share This Article
1 Comment
  • (Po s’pati gjygj do kete vetegjygjesi nje dite) Kur do jete ajo dite???? Ju te presekutuarit politik duhet te jeni edhe intelektual me shume eksperjenc nga vuajtjet e komunizmit. Edhe ne ate koh kur ju keni ngritu zerin per drejtesi edhe demokraci nuk besoj se e keni ber per ndonje kest qe nuk kishit mare???? Te lutem mos me keq kupto. Ju duhet te jeni te paret qe ti tregoni keti populli qe kurr nuk duhet te friksohesh qe ne pengesen e pare, se I ligu,maskaraj,vrasesi, kete ben vret nja 2-3 vet edhe ai e di qe shqipetaret do thone ole le bytha ime edhe maskarejnt vazhdojn te shkerdhejn shqiperin edhe shqiptaret. Disa te presekutuar hyne ne grev urije disa U vet dogjen te gjall(rrespektin edhe nderin me te madhe nga ana ime ketyre burrave edhe jane te vetmit herojn qe ka pasur shqiperia keto 22 vjet demomraci) sakrifica e atyre doli e kot po pse valle. Popull frikacak edhe une bashke me ju qe nuk ngrihemi te themi se kush jemi edhe cfar kerkojm, jemi ne demokraci apo jo. Te presekuturit politik pse shoket tuaj U dogjen te gjall ata cfar fituan ?????????? I treguan keti populli qe ketu ne shqiperi nuk paska burreri se shqiptaret jane te lumtur te jetojn si ujku ne kafaz pa dinjitet edhe pa krenari edhe me e renda jemi me te miret per te vrar njeri tjetrin,edhe per tja futur njeri tjetrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *