Trukimi i ndeshjeve, akuza për Skënderbeun

redaktor

Skuadrat shqiptare të futbollit vihen sërish në qendër të vëmendjes për fiksime rezultatesh.

Këtë herë nuk bëhet fjalë për ndeshje të kupave të Europës dhe as për Superligën Shqiptare, por për takime miqësore.

Në fakt të gjitha mediat holandeze kanë bërë të ditur se takimet miqësore të dy skuadrave të tyre javën e kaluar në Spanjë mund të kenë qenë të manipuluara.

Sipas analizave të ekspertëve të lojërave të fatit dhe qendrës ndërkombëtare për sigurinë e sportit ICSS, dy skuadrat janë Den Hag dhe Herenven.

Të parët zhvilluan një ndeshje miqësore me korçarët e Skënderbeut dhe e fituan me rezultatin 2-0.

Një ish-ekspert i lotos pranë Shoqatës Europiane të Futbollit UEFA u kërkua nga holandezët për të analizuar lëvizjen e basteve gjatë kësaj miqësoreje.

Deri në minutën e 67, kur rezultati ishte 0 me 0 nuk u pa lëvizje me shuma të mëdha parash. Megjithatë gjërat ndryshuan dukshëm deri pak përpara se Den Hag të shënonte dy golat në minutat 77 dhe 83. Në atë kohë, kuotat u rritën për holandezët.

Kjo është padyshim, deklaroi ish-eksperti, një ndeshje e dyshimte. Në një komunikim për Vizion +, presidenti i Skënderbeut Adrian Takaj, i cili ndodhet në Spanjë me skuadrën, deklaroi se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë çfarë është thënë nga mediat holandeze.

Skënderbeu ndodhet në vendin Iberik për fazën përgatitore të dimrit, ndërsa deri tani ka zhvilluar tre miqësore kundër Bryzh 0-5 m, ndaj Den Hag 0-2 dhe Ostende 0-3.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *