Treguam shembull të shkëlqyer

redaktor

Ishte një rast i shkëlqyer në Francë, mënyra sesi u shfaq z.Rama me përfaqësuesit fetarë të Shqipërisë. Ata krah për krah nderuan viktimat që u vranë, dhe marshuan së bashku para krerëve të të gjithë botës dhe para popullit francez, duke dhënë një mesazh të fortë bashkëjetese. Një shembull i Shkëlqyer. Dhe kur zbritën në shesh për të bërë nderimet përfaqësuesit e Shqipërisë, filluan duartrokitje të fuqishme duke brohoritur “bravo Albania”. Dhjetra kanale të fuqishme televizive të botë po ndiqnin këtë moment dhe këtë nderim që bëri Shqipëria. Ishte një mesazh i fortë për paqe dhe solidaritet, që u përcoll nga përfaqësuesit e komuniteteve fetare shqiptare. Treguam një kulturë dhe bashkëjetesë shumë të mirë, treguam vlerat e mëdha dhe të pamohueshme të këtij vendi. Qe një rast i veçantë, dhe të gjithë shqiptarët u ndjemë shumë krenarë atë ditë të Parisit. Dëshiroj që t’i ruajmë këto vlera si një gjë shumë të shtrenjtë.

Letër e nënshkruar,

Gëzim Meta, Pukë

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *