Dërguar me sms në numrin e redaksisë
Aspak mos u çuditni nëse kthesa e opozitës është mikroskopike e gati e padukshme. Vejusha me petka të zeza nuk mund të sjellë as më të voglin fryt mirësie për konakun e rrënuar SHQUP. Përpos rropatjeve dhe zhurmave llahtarë që herë-herë tutin edhe fëmijët e qendrës së tyre ditore. Fatkeqësisht partia më e madhe opozitare ka mbetur si vejushë mes dy mjeranëve që njeri s’e lëshon e tjetri s’po e merr kurrë nën patronazh të plotë. Vajmedet ku i vajti halli kësaj partie ku dikur shqiptaret i patën mbështetur të gjitha shpresat dhe besonin për një parti idealesh vërtet demokratike. Mirëpo rruga e vazhdimësisë nuk dha asnjë rezultat pozitiv e kështu edhe besimi dhe shpresat e elektoratit u venitën plotësisht. Këtë e dëshmuan edhe votimet e fundit parlamentare, saqë PD-ja shpëtoi për fije të perit nga rrëshqitja në vend të tretë si forcë politike. Falë subjekteve të vogla që natyrshëm partia mëmë ua vodhi ca vota e kështu desh shansi të mbetet në vend të dytë, paçka se nuk e meritonte. Ndofta zgjedhjet lokale do të jenë testi i fundit për këtë forcë politike, ku mund të themi sipas të gjitha gjasave do të marrë edhe “Çmimin e merituar”, jo për dëshirën e ndokujt, por për vetë faktin se kështu e mendon mbarë opinioni vendas.
Preng Pjetri, Lezhë
