Krenarë faqe botës

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

Të nderuar të gazetës DITA: Bota e civilizuar u trondit nga akti barbar ndaj redaksisë së gazetës satirike në Francë, e cila na indinjoi dhe ne. Mbresëlënës ishte bashkimi e parakalimi i delegacionit tonë me udhëheqësit botërorë, ku u tregua edhe njëherë bashkëjetesa e mirë fetare tek ne, ndaj po thurr këtë poezi modeste:

Vizita e Ramës

Ishte madhështore

I dha ndihmë morale

Qeverisë Franceze

 

Subjektet fetare

Morën një vendim

S’bashku me Ramën

Vanë për ngushëllim

 

Një marshim gjigant

Me shumë dhembshuri

Bashkimi dhe forca

Sjellin trimëri

 

Rama me fetarët

Krah për krah qëndruan

Dhe tufën me lule

Për nderim e çuan

 

Dhuratë e Shqiptarëve

Me shumë përulësi

Ne na keni pranë

Me shumë dashuri

 

Mihal Prifti, Fier

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *