Mos u bëni shumë protektivë me fëmijët, mund t’i çoni në depresion

anazapta

Nëse jeni superprotektivë kundrejt fëmijëve tuaj, rrezikoni t’i çoni ata drejt depresionit. Ky është përfundimi i një studimi të kryer në SHBA, i cili është publikuar kohët e fundit në revistën “Child and Family Studies”.

Për të arritur në një konkluzion mbi efektet që ka sjellja protektive e prindërve tek fëmijët e tyre, janë ekzaminuar sjelljet e 297 të rinjve që po kalonin nga shkolla e mesme në universitet.

Të anketuarve u është drejtuar pyetja se çfarë sjelljeje kishte nëna e tyre. Më pas, ky kampion është ekzaminuar nga pikëpamja psikologjike. Të rinjtë që ishin rritur nën kontrollin e tepruar të prindërve rezultuan më të prirur drejt depresionit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *