Katër janare kaluan

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

 

Ditë, u lodhëm duke shkruar

Për krimet e kusaritë

Ato s’kanë për të mbaruar

Se kanë lënë pa ngrënë dhe mijtë.

 

Shteti i zi i të ziut

Tetë vite vranë e vodhën

Sot u dhimbsen fukarenjtë

Se mendojnë që ja hodhën.

 

Super skandalet vijojnë

Ditë më ditë e më të rënda

Shteti i kriminelit plak

Hajdutët i kishte brenda.

 

Dallkaukët e PD-së

Nuk thonë lekët ku i çuan

Po ngrihen e akuzojnë

Ata që krimin zbuluan.

 

Katër janare kaluan

Gjaku është në bulevard

Kriminelët në Kuvend

Akuzojnë e bëjnë gallatë.

 

Kusari u bë farmak

Se mos na lëndojnë Lulin

Do jetë një hajdut më pak

Në sumbë një gur do ngulim.

 

Qofshin ata që janë se na meruan dynjanë! Shëndet e lexim të këndshëm! Nga Kapo Labi, Tërbaç, Vlorë.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *