I ashtëquajturi proçes i dekriminalizimit të politikës, ka gjasa të prodhojë grotesk pa fund. Veçanërisht nga fakti se “flamurin” e mban PD-ja (meqë u përmend flamuri, nga ka humbur Flamur Noka?!).
E para gajasje që prodhoi, ishte votimi në unanimitet i deputetëve të dy kahjeve për të, si një ndër tre pikat e rezulotës, që vlen si një pohim prej tyre i faktit që vërtet në rradhët e tyre ka kriminelë; si dhe i faktit se për dekriminalizimin kanë votuar dhe ata që mund të konsiderohen kriminelë! Ndërsa qasja e sjellë nga deputeti Braçe, nuk është dhe aq për të qeshur, ngase gjysma është për të qarë: fakti që në rradhët e opozitës, është dhe dyshja Berisha-Basha, mbi të cilët rëndon akuza e vrasjeve të 21 janarit.
Kur hedh pra vështrimin në gjithë këtë skenë plot grotesk, të ngjan si shumë serioze një ndër skenat me përmbajtjen më naive në filmin ‘Debatiku’: Coli, si çapkën e i shkathët, vjen një moment që do anëtarësohet në organizatë. Por ja që shokët i kishin vënë një kusht, jo të lehtë për ta plotësuar, që Coli të dorëzonte më parë llastiqet, ndër gjërat më të dashura të tij. E tregoi këtë në çastin kur dikush nga debatikasit i tha: Coli, çfarë do t`u thuash shokëve para se të anëtarësohesh?!
Në atë çast, portretin e lumtur të Colit nga “futja në parti”, e mbuloi një re e zezë dëshpërimi, i detyruar që të hiqte dorë prej llastiqeve – e nënkuptuar kjo, se për komunistët, idealet ishin aq të mëdha, sa nuk mund të “bëheshin pis” sadopak prej pasionesh fëminore. Po, edhe akti i Colit duket më serioz e i vërtetë!

Te marte e mira Ermir!Nuk kisha qeshur fare sot,flm.
sa kam qesh…
te gjejne nje col qe tia japin llastiqet e tia mbylle gojen hale te kriminelit sale rame sheqere berishovic-ljubjanka-mongolja
Sali kedhira eshte si ajo puna e priftit bej si them une mos bej sic bej une—
ah sali kerma ku ju fanepse ketij kombi qe te vrafshin me buke ne goje te vrafshin me llastiqet e colit….
Vetem nje pietje kisha une per juve zoti EH, kur thua qe pergjegjes per 21 Janarin eshte Berisha me Bashen, perse nuk e permend edhe Ilir Metelik Floririn? A nuk ishte ai sebepciu qe filloi zallamahia e udhehequr nga Edvin Kristaq Rama? Pa sa per llastiqet e Colit mire e ke dakord me ty jam, se edhe Edushka edhe Likja bene sikur i dorzuan llastiqet, po ne fakt kishin edhe nga nje pale rezerve.
Mos u merzisni,dhe Ilir Floriri,dhe Sali kellira do e pesojne si puna e Mussolinit,me koke poshte e koqet e varura……Shume shpejt