Meta-Rrahmani: Projekte të përbashkëta në fushën e shëndetësisë

Dita

Gjatë takimit me ministrin e ri të Shëndetësisë të Kosovës Imet Rrahmani, kryeparlamentari Meta theksoi se thellimi i bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë ka një rëndësi të veçantë për rritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor për qytetarët e të dy vendeve. Sipas Metës, Kuvendi i Shqipërisë do mbështesë çdo iniciativë që i shërben punës së përbashkët të të dy qeverive.

Ministri i Shëndetësisë të Kosovës shprehu kënaqësinë e vizitës së tij në Tiranë dhe e falënderoi Metën për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë ndaj forcimit institucional dhe zhvillimit social dhe shëndetësor të Kosovës.

Duke vënë në dukje rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, kreu i Kuvendit theksoi se projektet ndërkufitare, veçanërisht në fushën e shëndetësisë, i shërbejnë përmirësimit të cilësisë së jetesës të banorëve në të dyja anët e kufirit si një domosdoshmëri e përbashkët.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *