Qeveria miratoi dje strukturën dhe mënyrën e funksionimit e organizimit të Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe pajisjeve mjekësore.
Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave tashmë do të quhet Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, dhe do të jetë në varësi të Ministrisë së Shëndetësinë, e specializuar për analizën dhe kontrollin e barnave, për dhënien e autorizimit për tregtim, për inspektimin e veprimtarive në fushën farmaceutike, për farmako-vigjilencën dhe për administrimin e standardeve të pajisjeve mjekësore.
Ajo do të ketë përgjegjësi për vendosjen në treg, eksportin, tregtimin dhe përdorimin e barnave, të barnave homeopatike si dhe të pajisjeve mjekësore.
Një nga detyrat e saj do të jetë dhe procesi i regjistrimit dhe të inspektimit, bazuar në standardet e parashikuara për pajisjet mjekësore si dhe inspektimi.
