Serbët i vret murtaja e bardhë, çdo vit 35.000 persona më pak

Bledar Lumani

Në Serbi në vitin 2013 kanë vdekur 100,000 njerëz, ndërsa vetëm 65.540 foshnje janë lindur.

Sipas të dhënave të fundit mbi popullsinë të Institutit Republikan të Statistikave, në Serbi në vitin 2013 kanë shkuar nga kjo botë 100,000 njerëz, ndërsa vetëm 65.540 foshnje janë lindur. Kjo do të thotë se shteti për çdo vit mbetet pa një qyteti të madhësisë së Kovinit, Pozhegës apo Nova Varoshit. Është tashmë e qartë se lajme të mira për një të ardhme të afërme nuk do të ketë. Të dhënat demografike për 2014, të cilat do të përpunohen dhe publikohen në fillim të këtij viti do ta dëshmojnë një gjë të tillë.

Ekspertët e statistikës kanë llogaritur se në fillim të viti 2014 në Serbi kanë jetuar saktësisht 7 146 759 njerëz. Kjo tashmë seriozisht ka lëkundë rezultatet e regjistrimit të cilat janë ende taze, të cilat tregojnë  një shifër prej 7.2 milionë.

Në hartën e Republikës së Serbisë janë 1458 vendbanimeve në të cilat nuk është lindur asnjë fëmijë. Në dhjetë vitet e fundit kanë shkuar jashtë Serbisë për të jetuar dhe punuar 146,500 njerëz të arsimuar, të cilët kanë qenë në kulmin e pjekurisë riprodhuese, shkruan portali sandzakonline.

Masat e mëparshme të politikës popullative, të cilat me më shumë ose më pak entuziazëm zbatohen për më shumë se një dekadë nuk kanë dhënë pothuajse asnjë rezultat. Situata veçanërisht është alarmante sidomos në zonat rurale, ku vaji i foshnjës –është një mrekulli. Ekonomisti Mirosllav Zdravkoviq thotë se fshati është qelës për stabilitet demografik të Serbisë.

Lufta për natalitet, tashmë  është e qartë, nuk do të jetë e lehtë edhe në qoftë se shteti del shpejt nga kriza ekonomike. Arsyet për rënien e numrit të fëmijëve janë të shumtë, dhe do të duhet bërë shumë përpjekje dhe agjitacion që situata të kthehet për të mirë.

Me këtë qëndrim të një numri të madh të ekspertëve të statistikës dhe të demografëve pajtohet edhe Jelena Zharoviq, sociologe  dhe studiuese e trendëve demografike. Ajo vë në dukje se në politikën popullative ndikojnë një numër faktorësh të cilët janë të sferës së vlerave sociale.

“Përvojat e ndryshme nga  bota tregojnë se stabiliteti ekonomik dhe   standard i lartë i një vend nuk do të thotë domosdoshmërish që ndikon në rritjen e popullsisë”,  shpjegon Zharoviq.

Shembulli më i mirë është ai i vendeve skandinave dhe shteteve tjera evropiane, gjithashtu shënojnë rënie të popullsisë. Nxitja e lindshmërisë patjetër duhet të ndiqet edhe modeli i caktuar kulturor, i cili duhet të korrespondojë me kushtet në të cilat jetojmë. Vetëm me ndërtimin e saj mund të priten rezultate pozitive, përfundon sandzakonline. (INA)

 

 

Share This Article
3 Comments
  • po po shume mire le te zhduken nga dheu fara e keqe e njerezimit ;;; POR PO TE VAZHDONI KESHTU EDHE NE SHQIPERI DO TE SHUHENI NGE DHEU … SE BASHA NE VEND TE RREGULLOJE UNAZEN E TIRANES QE PASTRON EJRIN POPULLIT .. CFARE BEN … SHTON PLUHURAT PISELLIQET ME NDERTIMESH PALLATESH … DO ME THEN SHTON SEMUNDJET NE SHQIPERI DHE MBUSH XHEPAT ..KAQ GJE TE THJESHTE E KUPTONI MA HAN MENDJA DHE RAMA CFARE BEN SHTEPI PER VETE NE DAJT …AJER TE PASTER DHE FEMIJET NE SHQIPERI I LEN ME SHURRA NE PLAZHE ..PE PALLATE QE TE MARRIN FRYMEN DHE PRISHIN AJRIN .PERFUDIMI JO LINDJE FEMIJESH OSE LINDIN TE SEMURE…DHE POPULLI DO TE VDES ME SHPEJT NGA SEMUNDJET …PRANDAJ COHUNI ..OSE BEHUNI LOPE TE HUMBUR ..DHE LEJONI KETO KRIMINELA TJU PIJNE GJAKUN .. TIRANA ESHTE QYTETI ME I PISET NE EUROPE … BRAVO BASH KATNARI ..TE RROFT KOLLORJA QEN I BERISHES

  • Tani, murtaja e bardhe.
    O shqiptare, gezohuni sepse ate qe nuk e mberritem dot ne shekuj me luftra e me gjak, po na “e mundeson” sot murtaja. Serbia po shkon “si qeni ne rrush”.
    Lajme tipike, te shtypit “profesionist” shqiptar.
    Nataliteti shqiptar, eshte shenja ndarese midis dy kombeve tona. E sheh kete “force shqiptare”, gjithkund. Nen urat e autostradave franceze apo ne cfaredo lloji kampe refugjatesh gjithkund ne Europe, ne mesin e mallrave te mauneve qe kerkojne te hyjne ne Britanine e madhe apo ne burgjet e cdo shteti perendimor.
    Une nuk kam kohe te merrem “me murtajen serbe”. Ajo murtaja e zeze, ka pllakosur rracen time dhe nuk po jemi te zotet ti bejme vetes derman.
    Natalitet shqiptar,,,,,,,,, jo faleminderit.!!!

  • Nuk e kuptoj se ku do te dale autori ketij shkrimi.Ai nuk eshte ne gjendje te zbuloje shkakun e vertete te lindshmerise se ulet ne Serbi.Te jete shkak ekonomik,thua?Nuk besohet!
    Per ne te vjetrit nuk besohet ky shkak,sepse kemi pervojen e diktatures tone qe ishim te varfer atehere,por shtoheshim per dite deri sa arritem 4.2 miljon.Atehere cili eshte shkaku?Artikullshkruesi nuk e thote.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *