“Pasi humba babanë, shtova në peshë”

Bledar Lumani

Këngëtarja Rosela Gjylbegu ka treguar një moment dramatik nga jeta, që solli edhe një “transformim” në pamjen e saj:

“Gjithçka mendoj se lidhet me gjëndjen time emocionale dhe psikologjike, pasi para dy vjetësh e gjysmë unë humba babain tim, moment shumë i vështirë për mua.

Besoj e kuptoni që kur humb një njeri aq të rëndësishëm, humb diçka nga vetja.

Siç duket, nga stresi nga pagjumësia e nga një periudhë shumë e ngarkuar emocionale, i rifitova ca kilogramë më tepër.

Pra, jo nga ushqimi i tepërt, por nga prishja e regjimit apo e një ekuilibri mes gjumit, ushqimit dhe gjendjes sime emocionale.

Më pas kuptova që duhet të bëja kujdes dhe kështu fillova të rigjej ekuilibrin e përditshmërisë sime”, ka thënë ajo në një intervistë.

“Kam humbur 8 kilogramë për një periudhë gjashtëmujore dhe ndihem shumë mirë.

E thashë që angazhimi për festivalin “Kënga Magjike” ka ndikuar shumë, pasi unë kur kam aktivitete dobësohem.

Gëzoj si fëmijë ato ditë nga adrenalina, qejfi dhe emocioni.

Unë humbas shumë gjatë asaj periudhe, e kështu më ka ndodhur gjithmonë”, vijon ajo.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *