Messi apo Ronaldo? Kush është futbollisti më i mirë në botë?
Kjo pyetje vërtitet rreth globit për të vendosur se cili nga këta dy futbollistë është më lart se tjetri. Argjentinasi ka fituar 4 herë radhazi Topin e Artë, portugezi dy herë radhazi dhe se bashku me atë të fituar me fanellën e Manchester United e con në 3 numrin e këtij trofeu individual të përvetësuar.
Pavarësisht se është një cmim individual me Messin superior ndaj Ronaldos, pikëpyetja mbi më të mirin në botë vijon.
I fundit që voton në këtë sondazh është një ish madridist, që për ironi të fatit vlerëson lojtarin e Barcelonës si më të mirin në botë.
Fabio Kapello që në drejtimin e Real Madrid ka fituar dy herë kampionatin në dy periudha të ndryshme thekson se të dy janë gjeni të futbollit, por Messi qëndron mbi Ronaldon:
“A do të fitojë Ronaldo më shumë Topa të Artë se Messi? Është një betejë interesante. Messi është më shumë gjeni se Ronaldo por ai ka hasur disa probleme në klubin e tij dhe kjo i ka kushtuar në këtë garë. Cristiano është solid dhe psikologjikisht shumë i fortë. Ai dëshiron të përmirësohet më shumë dhe për më tepër luan në një skuadër të mrekullueshme. Ekipi e ndihmon shumë atë dhe ai i shpërblen me paraqitjet në fushë. Është shumë e rëndësishme të fitosh respektin e shokëve të skuadrës”.
Nga analiza e Ronaldos tek këshilla për drejtuesit e Barcelonës, që sipas Kapellos duhet të mbajnë fort në skuadër yllin e tyre:
“Barcelona nuk dueht ta shesë asnjëherë Messin. Si mund të shitet një si ai? E pashë në fundjavë të luajë dhe nuk mu duk shumë i lumtur në fushë. Krejt papritur u zgjua në fushë dhe bëri një paraqitje fantastike. Barcelona thjesht nuk mund të shesë një futbollist të tillë”.

Mesi pa asnje dyshim. Nuk mund te krahasohet Dita me Naten!
Mesi,eshte si Mesia per futbollin.