Lu takon Bashën: SHBA mbështet dialogun mes opozitës e qeverisë

Dita

Gjatë takimit me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ambasadori amerikan Donald Lu tha se SHBA nxit dialogun dhe bashkëpunimin midis opozitës dhe shumicës qeverisëse për zbatimin e rezolutës së 24 dhjetorit, si dhe për punën e përbashkët për të ardhmen që shqiptarët kërkojnë.

Gjatë takimit, ata afirmuan miqësinë e gjatë dhe historike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, si dhe vunë theksin në vlerat e përbashkëta që ne ndajmë së bashku. Ambasadori përsëriti mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për aspiratat e vazhdueshme Euro-Atlantike të Shqipërisë, si dhe angazhimin tonë për të ndihmuar Shqipërinë që të arrijë këto synime.

Ambasadori Lu përcolli vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e Shqipërisë si një aleate e NATO-s, kontributin e saj të rëndësishëm në misionin tonë të përbashkët në Afganistan, dhe ndihmesën në luftën ndaj ISIL dhe terrorizmit. Ambasadori tha se pret me kënaqësi hapjen e punimeve të Parlamentit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *