“Fenomeni” rikthehet në botën e futbollit

Dita

Legjenda e padiskutueshme e futbollit botëror, Ronaldo “Fenomeni”, vetëm katër vjet pas largimit përfundimtar nga futbolli, do të rikthehet si futbollist te Fort Lauderdale Strikers.

Ish-sulmuesi i Real Madridit u bë anëtar i bordit të këtij klubi dhe sipas mediave ai ka 10% të aksioneve. Ky klub gjendet në ligën e dytë të National American Soccer League dhe ai synon që të rikthehet në stërvitje dhe ndoshta edhe të luajë në të ardhmen e afërt. ”Unë do të provoj që të luajë në disa ndeshje.

Këtë vit unë dua që të stërvitem shumë. Vitet e kaluara nuk kam mundur, sepse kam qenë i zënë, por nëse ndihem mirë, atëherë pse jo?”, tha Ronaldo për “Sport Illustrated”.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *