Shoqata e bashkive: Bllokimi i lejeve të ndërtimit antikushtetues

Dita

Pas vendimit të dhënë sot nga Gjykata Kushtetuese, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë e cilëson të drejtë këtë vendin, ndërsa i bën thirrje qeverisë që të bëjë gati aktet nënligjore.

“Ndonëse Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë vendimin për pezullimin e lejeve zhvillimore ato mbeten të bllokuara. Kjo sepse ndonëse ligji i ri për urbanistikën ka hyrë në fuqi që nga 1 tetor 2014, qeveria vazhdon të mos plotësojë aktet nënligjore duke pamundësuar në këtë mënyrë zbatimin e ligjit. Shoqata e Bashkive të Shqipërisë i bën thirrje kryeministrit të përmbushë detyrimet ligjore dhe kushtetuese dhe të ndalë praktikat antiligjore dhe antikushtetuese të shkeljes dhe dhunimit të autonomisë vendore”, thuhet më tej në deklaratë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *