Sulejmani bashkohet me Avdijajn në një skuadër?

redaktor

Pas transferimit në formë huazimi dhe debutimit me gol të Donis Avdijajt tek Sturm Graz, mund të ndodhë që në skuadrën austriake të afrohet dhe një tjetër talent shqiptar. Sipas asaj që raportohet nga “Neue Presse”, klubi austriak, që po ndërtohet tek talentet, ka vëzhguar mes të tjerash dhe talentin e Hannover Valmir Sulejmanin, të cilin kërkon gjithashtu ta huazojë.

18-vjeçari nuk po fiton minutat e shumë dëshiruara nën drejtimin e trajnerit Korkut, dhe prandaj po kërkon, së bashku me skuadrën, që të huazohet për të fituar minuta. Për talentin që debutoi që në moshën 17 vjeçare në Bundesligë tani është afruar dhe Graz, ku sulmin mund ta formonte së bashku me talentin tjetër, Donis Avdijaj. Mbase nxehmja për atë që mund të ndodhë në të ardhmen tek kombëtarja shqiptare…

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *