Papa Françesku: Nuk duhet të tallesh me fenë e tjetrit

redaktor

Papa Françesku mbërri në Filipine ku u prit nga qindra mijëra njerëz si dhe presidenti i vendit, Benigno Aquino, mes një euforie mediatike dhe publike aq sa një gazetë lokale e titullonte kryeartikullin e saj vetëm me dy fjalë: Ethe papnore.

Siç është pranuar nga autoritetet lokale, udhëtimi i Papës është një “makth” për shërbimet e sigurimit, pritet që prania e tij të mobilizojë miliona forca policore.

Vetë kreu i Kishës Katolike iu referua hipotezës së një sulmi të mundshëm gjatë udhëtimit të tij, në avionin papnor mes Sri Lankas dhe Manilës dhe tha se fati i tij është “në duart e Perëndisë, edhe pse ka vëmendje për sigurinë”.

“Kërkoj vetëm diçka, që të mos më dhemb, sepse nuk jam i guximshëm para dhimbjes”, pohoi ai duke qeshur.

Papa nuk i’u përgjigj drejtpërdrejt pyetjes nëse siguria është rritur pas trazirave të fundit në Francë.

“Është gjithnjë mirë t’u përgjigjesh (kërcënimeve hipotetike) me butësi e me përulësi. Gjithmonë e kam thënë se kam një defekt, që jam shumë i papërgjegjshëm”, tha ai me ironi. Papa iu referua revistës “Charlie Hebdo” dhe pavarësisht se mbrojti lirinë e shprehjes, u shfaq në favor të përcaktimit të kufijve.

Duke iu drejtuar një nga asistentëve të tij, Françesku tha: “Është e vërtetë që nuk duhet të reagosh me dhunë, por edhe në qoftë se jemi miq të mirë, nëse ai fyen nënën time duhet të presë një goditje, është normale. Nuk mund të luash me fenë e të tjerëve.

Nuk mund të fyesh besimin e tjetrit, apo të qeshësh me të.

Ata njerëz provokojnë dhe pastaj diçka ndodh”. Për Bergoglion si liria e shprehjes dhe ajo fetare janë “të drejta themelore të qenieve njerëzore”. Megjithatë, shtoi ai, ofendimet dhe provokimet e tilla nuk justifikojnë kurrsesi vrasjen në emër të Zotit.

“Një person s’mund të ofendojë, bëjë luftë apo të vrasë në emër të fesë së vet. S’mund të vrasë në emër të Zotit. Të vrasësh në emër të Zotit është një lajthitje”, tha ai.

Vizita e Papës u përshëndet nga dhjetëra kisha të kryeqytetit dhe vëmendja u përqendrua në rrezikun e një stuhie tropikale që mund të kërcënonte udhëtimin e tij në Leyte, ku planifikon të takohet me viktimat e ciklonit Haiyan, që vrau 6300 njerëz në 2013-ën.

Filipinet është një nga vendet që ka kritikuar më shumë vendet e industrializuara që bllokojnë një marrëveshje globale për të luftuar ndryshimet klimaterike, për shkak se nga viti në vit vihet re një rritje e stuhive që godasin këtë territor.

Share This Article
1 Comment
  • Logjikim shume real.Tani cu be me ,,Je seus Charlie,, ?Karikatura te tilla nuk jane liri e shprehjes po shprehje e urrejtjes,dhe ja ku erdhi nje atentat klasik e jo terrorizem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *