“E doja vajzën, por kundërshtonin prindërit”- Gjykata lë në burg Sakollin

Bledar Lumani

Gjykata e Beratit ka lënë në burg Klaus Sakollin, i akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij, Denisa Demajn.

Ai e ka pranuar krimin, por ka thënë se vajzën e donte.

29-vjeçari ka thënë në gjykatë se prindërit e saj kanë qenë kundër kësaj lidhje.

Unë vajzën e doja.

Për të lashë emigracionin dhe erdha në Shqipëri.

Por, prindërit e vajzës nuk e pranonin lidhjen tonë”, ka thënë ai para gjykatës.

Megjithatë, tezja e vajzës, Leta Fejza, thotë për Panoramën se ai kishte qëllime të tjera.

Ajo tha se autori i krimit kishte ndërmend ta dërgonte Denisën për prostitucion.

“Ka bërë plagosje, ka qenë i dënuar, madje merrej me drogë.

Ai mund ta donte për gjithçka vajzën, por jo për nuse. E njoh mirë unë atë. Nuk ishte djalë për të krijuar familje.

Ai e donte vajzën që ta rrëmbente, ta çonte jashtë si prostitutë. Prandaj ka këmbëngulur atë natë para se ta vriste, që i merrte në telefon dhe i kërcënonte”, thekson Fejza.

Share This Article
5 Comments
  • R.I.P moj vazjze… Po kure kriminelet bejne duel ne sallen e parlamentit cfare duhet te presin te tjeret…nejse nje denim me vdekje per ate monster them se do ju ngadalsoj hapin ketyre kafsheve qe njerz nuke munde tu them.

  • ju te nderura pushtetare ..riktheni denimin me vdekje ……….po behemi turp i botes …kudo ndodhin ngjarje te tilla …por mos haroni sejemi vetem njemilion egjysem qe jetojme brenda teritorit shqiptar …dhe po vritemi cdo dite ..kemi 24 vjet qe vrasim njeri tjetrin .

    • Ver nderin ne vend :). je burre apo cfare. ketu ne kete vend duhet denimi me vdekje se jemi shume larg nga europa e po largohemi akoma me shume

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *