Olli reagon për deklaratën e PS-së: Rama ecën me parimin, shpif se diçka do të mbetet

redaktor

Ministria e Brendshme reagon ndaj deklaratave të sotme të Saimir Tahirit.

Ministria e Brendëshme ka dalë në një konferencë për shtyp, nëpërmjet zëdhënësit të saj, Leonard Olli, i cili ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit socialist, Saimir Tahiri.

“Pamjet filmike janë të qarta dhe do të vihen në dispozicion të kujtdo që do ti kërkojë ato. Provat materiale të paraqitura nga prokuroria i ka në dispozicion organi i akuzës”, u shpreh zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme.

“Rama kërkon të shpif për policinë e shtetit, ecën me parimin shpif se diçka do të mbetet. Më 23 Qershor do ti japim fund shpifjeve dhe marrëzisë së bllokimit.” Përfundoi deklaratën e tij, Leonard Olli.

Paraditen e sotme Partia Socialiste ka dalë në një konferencë për shtyp ku me anë të deputetit të saj, Saimir Tahiri, ka kërkuar arrestimin e menjëhershëm të ekspertit Ndoc Çardaku, si një kriminel që manipuloi provat e 21 Janarit dhe e ka cilësuar 21 Janarin si krim shtetëror. Tahiri ka theksuar se pas 23 Qershorit, Partia Socialiste do të vendosë autorët e krimit para drejtësisë.

“Eksperti është një manipulator i makinës shtetërore që fillon nga doktori i spitalit, shefi i informatikës në Kryeministri e deri tek Kryeministri vetë.  Të gjithë këta bëjnë mirë të përgatiten, se pas 23 Qershorit do të japin llogari për 21 Janarin, të cilin Kryeministri sot shpalli me palaçollëk se do ta shpallë ditë pushimi.  Pas 23 Qershorit ne e grantojmë kryeministrin se cdo ditë të vitit do e ketë pushim por jo pushim për qetësi por për të dhënë llogari” ka theksuar Tahiri.

Share This Article
4 Comments
  • O Olli me zerin kakarites.Qe genjeni ju sdo mend e kalem thjeshte.Pse nuk e fusni ne burg Saimir Tahirin qe genjen,shpif ndaj qeverise e shtetitmqe tenton te ngreje popullin ne revolta.Ju si qeveri i perkisni asaj shprehjes te dhjere por ballin lart

  • O Olli me zerin kakarites.Qe genjeni ju sdo mend e kalem thjeshte.Pse nuk e fusni ne burg Saimir Tahirin qe genjen,shpif ndaj qeverise e shtetit qe tenton te ngreje popullin ne revolta.Ju si qeveri i perkisni asaj shprehjes te dhjere por ballin lart

  • se mos vetem nga zeri…. por keta jane si i mbyturi qe kerkojne ndonje fije qe te kapen e te shpetojne. mire more mire se ate 23 qershor e morem vesh qe e keni frike dhe e permendni perhere qe te vrisni friken. mire se do presim e do shohim se kush do qeshi pas 23 qershorit. por ju beni gati veten si “bura” qe jeni te beheni gati per burgun qe ju ka bere gati populli qe eshte urim se ju meritoni shume me keq, por ka hik koha e litarit….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *