Nazime Visha: Kur isha e vogël doja të bëhesha Presidente të falja gratë. Nishani të më falte gjysmën e dënimit

Dita

21 vjeçarja e dënuar me 10 vite burg për vrasjen e Fiqiri Muçës, Nazime Visha,  flet për herë të parë pasi Presidenti Nishani i refuzoi faljen. Në një intervistë për emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskajt në Vizion Plus ajo thotë jo pa ironi se kur ishte e vogël kishte ëndërr të bëhej Presidente dhe të falte njerëzit. Më 13 gusht 2013 ekzekutoi me kallashnikov 45­vjeçarin Fiqiri Muça, i martuar dhe baba i 5 fëmijëve. Krimi u pranua nga adoleshentja menjëherë pas vrasjes, duke u dorëzuar në polici, por edhe duke treguar shkaqet që e çuan drejt fatalitetit: përdhunimi, rrëmbimi për 11 ditë, tentativa për trafikim drejt Kosovës.

Turjan Hyska: Nazime, kur ishe e vogël, 11 vjeç, 12 vjeç…Çfarë dëshiroje? Çfarë ëndrrash kishe?

Nazime Visha: Kisha ëndërr që të filloja shkollën dhe të isha një presidente që të falja të gjithë njerëzit, pavarësisht… Më shumë gratë. Që të jepja më shumë drejtësi, jo tua humbas drejtësinë.

Turjan Hyska: E hodhe “kunjën”, dhe mirë bërë. Le t’i shkojmë deri në fund, zonjusha Presidente!

Si ndër të paktat herë që angazhohen të gjithë, për ty u angazhuan emra me peshë si Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Inva Mula, Tedi Papavrami… e shumë e shumë të tjerë kanë firmosur një letër dërguar Presidentit të Republikës, zotit Nishani që të bënte amnisti, të të falte ty. Por, ai tha ‘Jo’!

Nazime Visha: Unë i falenderoj të gjithë këta që më kanë mbështetur dhe kanë marrë pjesë, si Dritëro Agolli dhe të tjerët, por… Presidenti nuk më fali, prandaj them që po të isha në një vend që njeriu gabon dhe e kupton gabimin që bëri i jap shumë drejtësi dhe e fal.

Turjan Hyska: Ta kanë shpjeguar se pse Presidenti e mori këtë vendim?

Nazime Visha: Ma kanë shpjeguar. Presidenti mori vendimin që unë nuk kisha mbushur kriterin e ligjit të dënimit… duhet ta kisha bërë gjysmën.

Turjan Hyska: Te kanë ardhur ta sqarojnë njerëz nga Presidenca?

Nazime Visha: Po, e ka marrë Eni Vasili përsipër dhe e falënderoj shumë. Por nuk e bëri (Presidenti) atë gjë. Varet edhe nga dënimi. Ai edhe mund ta falte, edhe gjysmën… të paktën mos ta refuzonte në atë kuptim!

Share This Article
5 Comments
  • ne fakt e dashur duhet te ishe ber drejtoresh banke
    ti punesoje gruan dhe gjithe tarafin atij dhe Jozepines ,
    te lije ca milion dollare te iknin ne drejtim te paditur neper ca llogari off shore
    qe na jepnin sigurine qe ne ishim vendi i dyte ne rritjen ekonomike[te tyre] pas Gjermanise
    dhe pastaj do fshije djerset me 500 euro , do ngrihej gjithe klani i tro[po]jes te te mbronte
    dhe do te ftonin neper ballo ku shkelqejne fustanet e blere me mjerimin e 3 mil shqiptareve

    megjithate mos enderro te behesh presidente ,as ai i gjori nuk e dinte …ai vetem kamarier ishte ….diku i duhet te tregohet i forrrrrrrrrte ….me ty mund ta bej kete ,vetem me ty ne fakt

  • Ti zonja Nazime ke bère njè detyrè tè mirè se ke asgjesuar njè kriminel por edhe vete e ke kuptuar qè ke berè nje krim i cili dènohet.Presidenti duke perdorur nje shkak nuk ta pranon kèrkesen por edhe tregon se nuk e njeh meshiren.Kete ves per meshirè nuk ja ka dhene zoti prandaj mos prit nga keta njerèz qè i ka denuar perèndia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *