E zë korrenti kur po merrte skrap në një kabinë elektrike

Dita

Tentoi të vidhte për skrap në një kabinë elektrike, por gjeti vdekjen. Ky ka qenë fati i një të riu 17-vjeçar nga Fieri që ka gjetur vdekjen aksidentalisht pasditen e kësaj të premteje. I riu me inicialet K.R ra në kontakt me rrymën elektrike teksa tentonte të mblidhte skrap në një kabinë elektrike.

Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Apollonia’ në Fier, ndërsa mësohet se kabina në fjalë ishte e hapur në të dyja krahët dhe brenda saj mund të hyje lehtësisht.

Kjo kabinë furnizonte me energji një pjesë të lagjes ‘Apollonia’, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar rastin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *