I nderuar lexues! Shpella e Vanistrës (Skotinia) ndodhet në rrethin e Gjirokastrës, në këmbët e Malit të Gjerë pranë fshatit me të njëjtin emër. Shpella, e mbushur me stalaktite e stalagmite që i japin bukuri të veçantë, ka gjatësinë 113 m dhe gjerësinë nga 5 m deri në 20 m. Dyshemeja ndodhet nën nivelin e hyrjes. Pjesa më e madhe e shpellës është e mbushur me ujë, që formon një liqen të përhershëm me thellësi deri në 30-40 m. Gjatë periudhës së lagët të vitit tërë fundi i shpellës zihet nga ujërat nëntokësore dhe në dimër niveli i ujit ngrihet aq shumë sa që derdhet me rrjedhje të lirë nga gryka e shpellës. Është një ndër shpellat më të mëdha karstike të vendit, me vlera shkencore, ekonomike e turistike.
