Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, vizitën e tij në Mal të Zi e ka vazhduar me Ulqinin, ku është pritur nga qindra shqiptarë.
Fillimisht zëvendëskryeministri Thaçi është ndalur te memoriali i të dëbuarve nga lufta e Kosovës më 1999, ku ka vendosur një kurorë me lule. Më pas, ai është takuar me përfaqësuesit shqiptarë në Ulqin, ku ka diskutuar për avancimin e pozitës politike të shqiptarëve në këtë shtet.
“Shqiptarët në Mal të Zi i kanë të gjitha përgjegjësitë institucionale. Duhet të kenë një përfaqësim më të dinjitetshëm në Kuvendin dhe Qeverinë malazeze. Kjo ka qenë temë e bisedimeve që sot kam pas me krerët e shtetit malazez”, ka theksuar Thaçi, njofton ministria që ai drejton.
Thaçi u ka bërë thirrje shqiptarëve që mos të lëshojnë pronat e tyre dhe të vazhdojnë të kontribuojnë në zhvillimin e Ulqinit. Ai ka premtuar angazhim edhe sa i takon shkëmbimit më të madh në fushën e arsimit, sidomos në shpërndarjen e Abetares, raporton Koha.net.
“Studentët shqiptarë nga Mali i Zi që studiojnë jashtë, duhet të kthehen dhe t’i kontribuojnë përfaqësimit të interesave të tyre brenda këtij shteti”, ka thënë ai.
Sipas tij, shqiptarë në Mal të Zi duhet të ndihmojnë në zhvillimin dhe ruajtjen e unitetit politik dhe të kontribuojnë aktivisht në demokracinë dhe ekonominë e Malit të Zi.
Nga ana tjetër, kryetari i Ulqinit, Fatmir Xheka ka theksuar se me vizitën e tij, zëvendëskryeministri Thaçi ka nderuar të gjithë shqiptarët e Malit të Zi.
Gjatë ditës, zëvendëskryeministri Thaçi ka takuar krerët më të lartë shtetëror të Malit të Zi.

Z.Thaqit dhe Fatmir Xheks
Ulqini nuke perfaqson tan Shqiptart e Malit te Zi ,Zoti Thaqi shkoj aty kun pate interesa Personale,aty kun kje vendi me fol nuk foli kurr gje per shqiptart nen Mal te zi,aij kalov neper TUZ as nuk ndali ti pershendes !e dim se asht TRIM por sekem dit se asht TRIM E TURK ,por nje fjal popudhore thot NERA DON NEREN tash Hashimi e ka By..en mir se shum malesor ja happen deren per Kosovar kur ishin ne luft dhe disa djelm shkuan er te dhan jeten per kosoven dhe kosovart !!! A ju Zotri Thaci cka bet per ne…Po I kthehem pak te Fatmiri z.Xheka mundesh me fol vec per Ulqinin se jo ma tej or mendoj se as per ulqin or e ke leshua ate fjale si lopa BA…n faleminderit per mirkuptim.