Këshilli bashkiak i Lezhës miratoi vendosjen e pagesës 50 lekë të reja në orë për parkingjet e automjeteve në rrugët dhe sheshet e qytetit. Ky vendim i miratuar vetëm nga këshilltarët e majtë është shoqëruar me debate nga përfaqësuesit demokratë në Këshill, të cilët theksuan se pasojat bien mbi qytetarët. Kreu i këshilltarëve demokrat, Tonin Uldedaj, e ka konsideruar këtë veprim abuziv, ndërsa tha se pasojat bien në kurriz të qytetarëve të Lezhës. Kryebashkiaku i Lezhës, Viktor Tushaj, e ka mbrojtur projektin, pasi sipas tij do të ndikojë në normalizimin e trafikut në qytet.
