Mira Kazhani: Zoti Gjinushi, ka disa ditë që po komentohet një intervistë e Xhelil Gjonit, numrit dy të regjimit komunist në fundin e tij, i cili thotë hapur në të gjithë rrëfimin e tij, se ndërrimi i sistemeve është dirigjuar plotësisht nga figurat kryesore të regjimit me në krye ish Presidentin Alia. Ju jeni një nga dëshmitarët e asaj kohe, keni qenë Ministër i Arsimit. Para se t’ju pyes për versionin tuaj, është pak e çuditshme pse ju nuk e keni përmendur që keni qenë me Sali Berishën në Qytetin Studenti, teksa dihet që ju dhe Lisien Bashkurti keni negociuar me studentët…
Skënder Gjinushi: Unë s’e kam fshehur kurrë, por nuk e di si e pse mediat dhe persona të caktuar e kanë censuruar një fakt të tillë. Më vjen shumë habi që është ky perceptim dhe ju mendoni kështu. Madje sot më pyesni për çfarë të doni. Unë do ju tregoj fakte dhe ju pastaj konkluzionet nxirrini vetë.
Mira Kazhani: Aq më mirë atëherë. Qenkeni i dëshiruar për të folur për atë kohë. Psh, zoti Gjoni thotë të vërtetën apo ka shtrembërime faktesh siç pretendon Arben Imami?
Skënder Gjinushi: Ka thënë absolutisht të vërtetën!
Mira Kazhani: Pra gjithçka qenka dirigjuar nga Ramiz Alia dhe të tjerët. Ju ishit pjesë?
Skënder Gjinushi: Unë kam qenë disa herë në atë kohë në Q.Studenti. Për herë të parë e kujtoj që ka qenë ditë e shtunë dhe jam thirrur nga Adil Çarçani, për të inspektuar punimet në Q.Studenti, sepse në atë kohë ishin ndërtuar shumë godina dhe kishte një vëmendje të ministrisë për Qytetin. U çudita pak që duhet të shkonim kështu papritur, për të inspektuar punimet. Kemi qenë unë, Adil Çarçani dhe ministri i Ndërtimit Ismail Ahmeti. Pamë edhe atë kaldajën dhe aty kemi marrë vesh që një grup studentësh kërkonin takim. Jemi ndaluar te një godinë vajzash. Mund të them që ndihej që ziente diçka. E vërteta është që ka patur nja dy a tre studentë që po e ngrinin zërin më shumë. Ironizonin me kushtet, me të ftohtin. Por nuk bëhet fjalë që të ketë pasur ndonjë acarim, të jenë lëshuar sharje. T’i them këto se kam lexuar lart e poshtë plot sajesa të kësaj natyre. Ka qenë vetëm një vajzë, e cila i dha një sens politik çështjes; ajo i tha Adil Çarçanit pasi iu drejtua me respekt dhe i foli për kushtet, diçka të tillë: “Ka thënë Foto Çami që këto masat i merrni sa për sy e faqe të botës”. Në të vërtetë këtë e kish thënë dikush, por jo Foto Çami. E kish thënë një tjetër, po pak rëndësi ka. Aty jam ngritur unë e i kam thënë asaj vajzës që edhe po e ka thënë këtë Foto Çami, këtu je duke folur me kryeministrin. Dhe nëse e ka thënë Foto Çami, shumë gabim ka bërë. Por kaq ishte biseda, nuk është se ajo studentja doli më hapur duke folur për ndonjë ndryshim më të madh. Por nuk ishte histori investimesh në Q.Studenti, se atje po investohej sa nuk ishte investuar në 20 vjet.
Mira Kazhani: Pse, sistemi do ndryshohej pse nuk kishte investime në Qytetin Studenti? Ishte kaldaja që nuk punonte tek studentët, që do rrëzonte një regjim?
Skënder Gjinushi: Sigurisht që jo. Ua kam thënë edhe atëherë studentëve: Po jeni për kushtet e Q.Studenti, jeni më mirë se Shqipëria, po jeni për kushtet e Shqipërisë atëherë është tjetër gjë dhe hajde dhe flasim se ishte koha që duhej dhe pikë. Sistemi kish marrë rrugën me kohë.
Mira Kazhani: Ju ishit të vetëdijshëm si kabinet qeveritar që kishte ardhur fundi i atij sistemi? E diskutonit këtë me njëri-tjetrin?
Skënder Gjinushi: Ka qenë një Enver Halili*, ju jeni e re dhe s’e kujtoni, por ai ishte njeriu i afërt i Ramizit dhe vinte na maste pulsin neve se çfarë mendonim. Dhe kam diçka që më duhet ta rrëzoj absolutisht, se nuk ishte kjo histori studentësh. Pse sipas jush e kishin kuptuar këtë gjë më mirë studentët dhe nuk e kuptonin intelektualët?! Ka vend ku të rrijë?! Do s’do, më me përvojë sesa ata ishim, kishim parë më shumë. Për shumë specifika, kishim vetë detyrim të reflektonim më shumë. Realiteti është se në të gjitha shtresat e popullsisë kish njerëz që e kuptonin ndryshimin dhe kishte nga ata që e kishin me urgjencë, dhe kishte që e kishin edhe me avash-avash.

Mira Kazhani: Ju si e mendonit?
Skënder Gjinushi: Unë dihet sesi e mendoja. Se në mënyrë qesharake, shumë i janë referuar gazetave të kohës të cilat siç jua thashë, ishin të kontrolluara. Unë e kam thënë në Kuvendin e Shqipërisë, 1 muaj para lëvizjes studentore, ku kam folur hapur për ekonomi tregu, për pluralizëm politik dhe emigracion të ligjshëm. Fakti është që ka bërë shumë jehonë ky fjalim, por më i prekshëm ishte pjesa e deklaratës për emigracionin dhe këtë e ka thënë Alfons Gurashi, ndërsa “Zëri i Popullit” e ka çensuruar të nesërmen. Nëse disa mburren që kanë bërë ndonjë artikull dhe që nuk ishte kaq i avancuar, artikullin tim e censuruan ndonëse isha ministër Arsimi. Ky fjalim ishte dhe një nga kreditet që në ambientet studentore unë atëherë isha i mirëpritur. Kur ka nisur lëvizja studentore, jam lajmëruar nga Pirro Kondi dhe hera e parë që kam takuar Azem Hajdarin ka qenë një mbrëmje, ku më kujtohet se nuk pranonin të ndiznin dritat se kishin frikë se filmoheshin. Nuk mbaj mend se nga iku rektori në një çast, dhe kam parë me sy të lirë që mund të ishin rreth 200 a 300 vetë, dhe një oficer i prapavijës. Aty hymë në dialog, unë me ata. Ata thoshin se e mbështesnin Ramiz Alinë, dhe jo ftohja e jo ngrohja. Aty kam njohur për herë të parë Azem Hajdarin, i cili mbante një xhup të zi dhe më ofroi mikrofonin duke më thënë, ‘folu ti ministër, se ty të dëgjojnë’. Atëherë nuk është se dinim shumë edhe nga këto të folurat si në mitingje. Në një moment, Azemi ka thënë, ikim drejt sheshit Skënderbe; dhe i thashë: Mirë, do ikni, po ç’do bëni atje? Atje nuk ka asnjë veç Skënderbeut! Tani atje s’ka këmbë njeriu. Më kujtohet që thonin, ‘mbështesim Ramizin kundër merimangës’, e këto historitë kështu. Por nuk ishte ndonjë hata. Ishin reagime të lokalizuara dhe vetëm ata të vijës së parë ishin më të informuar, dihet! U sugjerova që të qëndronim në sheshin e tyre dhe të dialogonim aty. Dmth, nuk dija se çfarë mund të flitej me një turmë por kishte edhe spontanitete. Erdhi njëri dhe thirri “Para, para”, dhe ç’të bënim? Ecëm para, unë si ministër dhe studentët. Nazarko thotë që në atë kohë ka ecur në krahun tim; nuk e kujtoj me siguri, se kush i mban mend të gjitha, por prapë them mirë se paskam edhe dëshmitar. Por sigurisht kam edhe studentët e mi të matematikës si ai Fundo, që del ndonjëherë, por këta të matematikës janë edhe më të zgjuar disi.
Mira Kazhani: Çfarë ndodhi më tej?
Skënder Gjinushi: Pastaj kanë filluar të këndojnë disa këngë patriotike dhe vargje, ‘mjaft me robëri, o e mjera Shqipëri’, që Saliu thotë ishin thirrje për armë. Në fakt jo. Pas pak kohe, studentët kërkuan takim me Ramiz Alinë. U vendos që një përfaqësi të takohej me Ramiz Alinë. Aty mora vesh që ishin shpërndarë një pjesë e tyre me shkopinj. Në fakt “duheshin rrahur” një çikë, që të rritej presioni se e kishin marrë me shumë qetësi, se tjetër logjikë s’kish ajo rrahje (qesh). Pyeta se çfarë ndodhi që u krijua kjo atmosferë dhe më thanë që kish humbur revolja e një oficeri. Se ça përralle ishte kjo, nuk e mora vesh asnjëherë. Të nesërmen bëhej një mbledhje qeverie dhe atë ditë bëhej mësim se në atë kohë zëvëndësoheshin ditët e festave. Na njoftuan se ata kishin dalë prapë dhe këtë herë pranë ambasadës italiane. Unë isha në zyrën time, kur më mori dikush që as sot s’e kam gjetur se kush më mori, ndonëse ishte numër që merrej vetëm nga zyrat kryesore – dhe më thotë që duhet të jesh në Q.Studenti për gjysmë ore, sepse do të shkojë atje shoku Ramiz në një takim me studentët. Kur nisem, afër ambasadës franceze dallova që rruga ishte tullë, e zbrazët. Nuk më pëlqeu boshatisja. Nisem tek konviktet dhe vijnë me vrap. Isha në një pozicion jo shumë komod, sepse në fund të fundit isha anëtar i qeverisë. Ndala makinën dhe takova studentët, të cilët disa ishin rrahur e më tregonin, shiko ç’na bënë. Kuptohej që sa më shumë kohë kalonte, vinin këta kryesorët. I pyeta, çfarë kërkoni? Se ngrohje-ftohjen s’e kërkoni te policët. Po kishte kështu, lëvizje spontane. Erdhi njëri e thoshte, “shiko ç’më bënë” dhe përmendi fjalën, “diktatura”. Dëgjo, – i thashë, – deri tek shkopi e guri quhet demokraci, po hyri plumbi quhet diktaturë.

Vendosëm që do i prisja në një takim dhe u largova. Pasdite na kërkuan në komitetin e partisë (të Tiranës) dhe kur shkoj atje, dukej alarm i madh. Hyr e dil. Më kujtohet që Xhelili (Gjoni) qe shumë i tensionuar, i merakosur për ndonjë dalje të situatës nga duart, dhe aty gjeta kohë për të treguar një histori që u shkonte përshtat rrethanave. “Ishte njëri në mbledhje organizate dhe u çua e tha: “Po qe e nevojshme, do marrim armët e do mbrojmë pushtetin”. Hë e shikon – më tha ai (Xhelili). Prit, i thashë, se pas 10 minutash ishte ngritur nga vendi ai dhe e kishin pyetur: Ku po shkon, të marrësh armët? Jo, ishte përgjigjur, “u çova se po shkoj pak në banjë, se prostata…”. Ma kishin thënë në vërtetë këtë histori. Populli ka humor edhe në çaste të vështira. Xhelili më tha që duheshin takuar studentët. I thashë që i kisha takuar edhe mbrëmë, dhe i shpjegova se janë turmë pa kokë. Më tha që atë natë do vinin edhe Saliu me Besnik Mustafajn. Më thanë që ata të dy kishin ardhur të protestonin se ishin dhunuar studentët. Kjo ishte fraza që dëgjova. Ndërkohë që po rregulloheshim nëpër makina, na thanë se shoku Xhelil kërkonte Saliun. Saliu u ngjit, zbriti dhe pastaj shoku Sali që supozohej do vinte me ne, i hipi makinës së Xhelilit. Tani ai e pranon vetë se nga aty ka ikur te Ramizi. Në mbrëmje shkuam sërish në Q.Studenti dhe aty mora vesh që ishte caktuar Saliu për të negociuar. Diçka kuptova, qëkur na rrëshqiti. Në darkë nuk ndodhi ndonjë gjë. Të paktën për t’u mbajt mend. Të hënën më thonë, do të shkosh tek Ramizi. Shkova aty tek-pullë. Më tha që kishte lënë një takim doktor Berisha. Më tha që të merrja edhe doktorin dhe i thashë, “ku ta gjej?”. Ramizi më tha se ai kish 3 orë që ishte në zyrën e Xhelilit. Dëgjojini, tha. Erdhi pas pak edhe Saliu, i cili rrinte si nxënësi para mësuesit, kokëulur. Kështu rrinte ai. Unë e pyeta se çfarë qëndrimi do mbahet, cili është pozicioni ynë. Ramizi u kthye nga Saliu dhe i tha: Si e the ti, Sali? Iu referua Saliut për takimin me intelektualët. Saliu s’po përgjigjej. I thashë unë që Saliu ka thënë (neve s’na kishin ftuar në atë takim të intelektualëve, nuk na kishin konsideruar të rëndësishëm ne grupin e ministrave që kishim mendimin tjetër) se masat e ndërmarra kohët e fundit janë më të avancuara se psikologjia shoqërore. Ideja e Saliu kishte qenë se partia po ecte më shpejt sesa populli.
-Atëhere, – tha Saliu, – tani jo më. Dhe atëhere ai e kishte fjalën për 3 muaj më parë. Aty kuptohej se kishte ndërruar skema. Ose të paktën kështu e lexova unë.
Mira Kazhani: Troç zoti Gjinushi, lëvizja studentore ishte e dirigjuar nga regjimi i kohës. U zgjodhën studentët apo ishte diçka spontane?
Skënder Gjinushi: Tashmë pakënaqësia ishte e akumuluar. Presioni i lindjes kish mbërritur këtu. Tani vërtet Ramiz Alia nuk i parapriu, por as nuk frenoi me gjak. Unë gjithmonë kam bërë një krahasim mes Ramizit dhe Saliut. Ramizi ka luajtur gjithmonë me balona dhe e di gjithmonë kur duhej lëshuar peri. Ndërsa Saliu s’ka luajtur, dhe sa më shumë i fryn era, aq më shumë mban litarin pas pemës dhe i këputet. Balona të mëson shumë politikë.
Mira Kazhani: Pse ja dha perin e pushtetit Ramiz Alia, doktor Berishës? Ai nuk i rrëfeu kurrë motivet që e çuan në atë përzgjedhje. Pse vallë e qepi gojën udhëheqësi i fundit komunist?
Skënder Gjinushi: Atë unë nuk e di. Mundet t’ja kenë servirur, ndoshte lobe të caktuara. Mundet të ketë qenë një zgjedhje personale. Unë këtë s’e di.
Mira Kazhani: A e ke takuar më vonë Ramiz Alinë? Ke pasur kuriozitet ta pyesësh? Psh, ju ishit i ri dhe ministër Arsimi në atë kohë. Një figurë që fliste për ekonominë e tregut dhe pluralizmin. Studentët nëse është siç thoni ju, ju pëlqenin. Dhe Berisha shfaqet nëpër makinat e aparatit të regjimit. Pak e çuditshme.
Skënder Gjinushi: Nuk e di pse unë edhe të tjerë si Ismail Ahmeti psh, u anashkaluam. E kam pyetur njëherë Ramizin. I kam thënë që nëse e ka njohur më parë se çfarë është Saliu dhe e ka zgjedhur, i ka borxhe të mëdha këtij vendi. Nëse ja kanë servirur, është tjetër gjë. Ai më tha që jo, nuk ishte kështu. Por e ndjeva që nuk ishte i sinqertë dhe se nuk donte të fliste.
Mira Kazhani: Ju vetë çfarë mendoni. E keni një ide në kokë? Çfarë gjeti tek Berisha që ju s’e kishit…
Skënder Gjinushi: Ne në atë kohë mendonim se Berisha ishte si lëngu i parë i fasuleve. Që ishte zgjedhur sa për fasadë dhe se ishte energjik dhe i përshtatshëm për frymë mitingjesh. Tani që nuk rezultoi lëngu i parë i fasuleve, mendoj që Berishën ja kanë servirur Ramizit. Arsyet dhe kush, këtë unë nuk e di vërtet.
Mira Kazhani: Po krijimin e PD-së e kontrolloi gjithashtu regjimi, siç thotë dhe zoti Gjoni?
Skënder Gjinushi: A ju shkon në mendje se ka ndonjë regjim që nuk ushtron kontroll mbi një lëvizje? Aq më tepër, mbi një lëvizje që e kish zgjedhur vetë që të ishte e tillë. Sistemi kish marrë fund dhe studentët ishin alternativa më e paqtë. Ramiz Alia nuk ishte dot një Gorbaçov, por ka meritën e tij të një qetësie dhe që siguroi një kalim të butë pa viktima. Në çdo vend, studentët dhe minatorët janë ata që mund të bëjnë ndryshimet. E dini pse? Sepse ata kanë solidaritet. Në Shqipëri, disidenca nuk ishte e organizuar. Nuk bëhej bashkë. Nuk kishte fare. Më kujtohet, gjatë takimit me opozitën, ku ajo antikomunistja e thekur Mesila Doda thotë që unë kam dalë nga banja e Ramizit. Ka të drejtë ajo, se në fakt mbajti gjallë grevën e urisë. Por gënjen dhe ka folur në emër të Saliut, kur e ka thënë diçka të tillë; se e para e punës, ai takimi është bërë në një korridor. Nga cila banjë do dilja unë?! Gjithsesi më kujtohet nga ai takim, që ka qenë një numër i revistës “Shkenca dhe Jeta” me foton e bustit të Enverit dhe Azemi i ka thënë Ramizit: Nesër do e rrëzojmë këtë, duke e treguar me dorën që kthehej përmbys. Ik se s’merr vesh ti, i tha Ramizi. Dhe në fakt ashtu ndodhi. Ishin të gjitha shenjat që kjo ishte një skemë. Mund të kishte dhe të papritura, por koha tregoi që gjithçka shkoi në paqe.
Mira Kazhani: M’u duk sikur e kishit peng që nuk ju ka zgjedhur ju Ramiz Alia?
Skënder Gjinushi: Jo, nuk po them për vete. Po në atë kohë kishte intelektualë dhe ndoshta Ismail Ahmeti do kish qenë një zgjedhje e mirë. Dhe diçka tjetër, se më kujtohen gjërat kështu. Kaq aq shumë, sa nuk del koha as një intervistë. Kemi qenë diku unë, Gramoz Pashko dhe Lisien Bashkurti. Aty kam parë për herë të parë edhe futjen në skenë të Gramozit. Erdhi Berisha dhe u foli atyre të dyve, dhe pashë që mua s’më vuri re. Iu drejtua atyre duke u thënë: “Ti Gramoz dhe Lisien, do uleni të shkruani programin e PD-së”. Kur më pa që isha aty, m’u duk se nuk i pëlqeu.
Mira Kazhani: Programin i PD është bërë në shtëpinë e të ndjerit Gramoz Pashko. Janë edhe pamjet filmike. Të jetë e mundur që kudo të jetë dora e regjimit?
Skënder Gjinushi: E vini në dyshim…?!
*E.Halili, ministri i Drejtësisë që firmosi lejimin e pluralizmit politik dhe legalizimin e PD-së

Nderime Profesor Gjinushi!
Sado here tua ndrosh ujin fasuleve prap pordhe do te prodhojne!!!
Hahahaha
Sakte! po ka pasur edhe influenca te tjera qe nuk u thane ne shkrim…
Te lumte Profesor Gjinushi per te verteten qe dini dhe e tregoni.
Nuk ka asnje rendesi se si u organizua dhe zbatua kthesa e madhe e kalimit nga nje sistem i percaktuar ( socializmi ) ne nje sistem te pa percaktuar dhe hibrid si ky ku jemi stacionuar keto njezeteepese vite.
Ka rendesi qe skema e perdorur ne menyre spontane apo te organizuar, realizoi nje shndrim pa lufte dhe pa viktima. Kuptohet qe pati eksese te shumta dhe ngjarje te renda spontane, por pergjithesisht me ndonje perjashtim, lufta dhe gjakderdhja u shmangen.
Qe shndrimet do ti drejtonin komunistet, kjo ishte e pashmangshme, e domosdoshme dhe historike per kushtet e Shqiperise. Nuk kishte asnje mundesi tjeter. Vetem ne kete menyre ndryshimet do te pranoheshin nga masat e shumta proenveriste dhe pro PPSH.
Por fati tragjik i renies se pushtetit post socializem ne duart e nje personi te pagdhendur, bajraktar, hilacak, servil e pa eksperiencen e nevojshme te drejtimit te shtetit, e futi Shqiperine ne vorbullen, apo spiralen e vjedhjes, mashtrimit, krimit, varferise, papunesise, zbrazjes se Shqiperise dhe largimin masiv te shqipetareve nga Shqiperia, vorbull nga e cila nuk po dalim dot sot e kesaj dite.
Per tu justifikuar, na e quajne faze tranzicioni.
Pikerisht stili qe u transportua nga PPSH dhe u aplikua ne postsocializem mbisundoi dhe eshte stili qe po perdoret edhe sot e kesaj dite.
Mendesite dhe metodat e Saliut vazhdojne te mbeten efikase si ne politike ashtu edhe ne ekzekutiv, ku sot jane te ” majtet ”
Vazhdojme te merremi me Enverin ( gjurmen ), dhe nuk merremi me Saliun e salinjte si fenomen ( ujkun ) qe i kemi perballe, dhe qe vazhdojne me sukses dhe duke u tallur, te na vene ne tufe dhe te na shtyjne drejt kutise se votimit, ku ne perseri votojme emrat qe ata na servirin.
Cfare transicioni ja fut kot ti? Saliu i kojtoj pseudonimin kelyshit te kelyshit te UDBs te ardhur nga Mali I Zi si shqiptare ne Shkoder me detyre informative nga forcat serbe para rrethimit te Shkodres te cilin Dushan Mugosha me anen e Jovanka Xhuglinit e nriti ne detyre pasi u eleminua Hysni Kapo I cili dihet se si e se ku u eleminua, ne France ku agjentura serbe eshte e mbeshtetur fort nga ajo francize. Saliu , i biri spiunit serb qe u be spiun serb per inat te fshatit qe e perzu pasi vrau priftin dhe mori hak ndaj gjithe fshatit duke bashkepunuar me serbet gjate luftes I boterore, mezi priste rastin t’ia thoshte koke me koke pseudonimin Ramizit. Pasi spiuni njofti spiunin, atehere u plotesua detyra, se Ramizi nuk ja kishte idene se cilin kishte ngarkuar qendra e UDBs per detyre. Kontaktet e UDBs me Saliun ishin me te lehta, se Ramizi ruhej. Po idiotet nuk shohin me larg se hunda e vet e disa jane hunderra e nuk shohin fare.
Preza, jam pjeserisht dakort me ato qe shkruan. Se si u projektua dhe u zbatua Katovica ne vend eshte e rendesishme te shqyrtohet , se vetem keshtu mund te zbardhet e verteta rreth negociatoreve te vertete te agjenturave e huaja me eksponentet kyce te qeverise komuniste qe ishin Ramiz Alia dhe Xhelil Gjoni.
Ato perallat e luftes “pa viktima dhe pa gjakderdhje” shko e tregojau freshisteve neper forumet partiake, dhe jo ketu, ku sic e sheh dhe vete nuk mungojne njohesit e mire te politikes.
Ndryshimi i sistemeve diktatoriale ne vendet ish- komuniste te evropes lindore, nuk erdhi as si pasoje e revolucionit popullor, dhe as si pasoje e luftes dhe e gjakderdhjes popullore, por si pasoje e katastrofes ekonomiko-financiare qe pllakosi ne fund te viteve 80′.
Metodat e perndjekjeve politike dhe te persekutimit te kundershtareve politike ne vendet e lindjes ishin pak a shume te ngjshme. Perderisa gjakderdhja nuk ndodhi ne ato vende ku revolta e pakenaqesise me sistemin kishte filluar afro nje vit me pare, perse do te ndodhte ne nje vend qe ishte bishti i kavallit ne levizjen pro-demokratike te asj kohe?
Pershendes reflektimin dhe gatishmerine e profesori Gjinushit, por njekohesisht do t’i lutesha atij te kontriboje edhe me shume me gazetarine, se ndoshta fsheh ne vetvete ndonje detaj me te hollesishem qe ka lidhje me “dorashken e zeze” qe ia serviri Berishën ne pjate Ramizit.
Nuk thotë ndonjë gjë të re dhe që nuk e dimë!? Por Skënderi i thotë me lezet dhe është ironik e shpotitës i madh. E vetmja gjë e re m’u duk ajo e fjalës së Skënderit në kuvend për nevojën e pluralizmit dhe 1 muaj e më tepër para se të dalë saliu!? Ndjehej lëkundja e sistemit në periudhën parapluraliste. Kishin filluar të flisnin në rrethet intelektuale kundër Enverit e Stalinit. U bënë ndryshime të forta në Byronë Politike Sekretariat etj? Ajo që pasonte ishte se po vinin ca figura të njollosura që kishin ndryshim nga të parat vetëm për putanërinë. Ramizi po afronte të ngjajshmit e vet,njerëz pa karakter e me vese,pa identitet e integritet,kurvarë e prostituta politike madje dhe ordinerë… I duheshin për ndryshimin e sistemit? Me njerzit pa karakter e pa moral mund të bêje kthesën qe duhej? Gjinushi prandaj nuk ka bërë pjesë në të përzgjedhurit e ramizit? Bashkekolegë të tij e tregojnë shumë trim e me integritet pos mendje inteligjente. Kjo është dhe një nga arsyet pse nuk gëzon dashurinë e z. Rama!? Atë që 5 ministra të z. Rama duan një muaj ta mendojnë e ta zgjidhin, mêndjes se Gjinushit i duhet një orë për ta shkoklavitur!? Bravo Mira Kazhani/te “Dita” të ka dalë nami/ je e vockël sa filxhani/ por me mëndjen vrull tufani ! Tung!
Eshte e vertete ajo qe thoni ju, te pakten keshtu e perceptoj edhe une: Ironik, shpotites, rrezaton inteligjence kur i jep drejtim mendimit me shume fjali te ndervarura. Thjeshte eshte kenaqesi te lexosh apo degjosh intervistat e Prof. Gjinushit, apo debatet televizive ku merr pjese.
Eshte fatkeqesi, qe Rama nuk i jep vleresimin sipas kapacitetit te z. Gjinushi. Por nuk eshte rasti i pare e as i vetem ne politike, ku aftesia nuk vleresohet.
Sa per perzgjedhjen e Saliut, une kam mendimin se servirja mund t’i kete ardhur nga brenda shtepise Hoxha. Tani kemi mesuar qe Saliu paska patur marredhenie pak a shume te mira me Sokolin dhe larasken, qe ai ka per grua. Ne keto kushte nuk eshte e cudicme, qe Sala eshte para nga ata si nje fare garanti ta sipas motos: Urdhero pushtetin e mos na nga. Ndryshe nuk ka si shpjegohet fakti qe fotot e Saliut ne oxhakun e Enverit me te birin e tij nuk i jane servirur kurre medies nga nomeklatura komuniste para zgjedhjeve pluraliste. Ato do te kishin qene dinamit per Salen. Ramizi me siguri ishte ne dijeni te tyre.
Tung,
Blendi
Pullumb Zaimi,te falnderoj je njohes i sakte i situates se asj kohe dhe levizjeve te R.Alise,do te shtoja se ngritja e njerzve medioker ne krye te ppsh-se kish filluar me heret qe me gjallje te E.Hoxhes,dhe pas Hoxhes ka qene Ramizi qe ja diktonte kjo dihet qe kur ai u vendos qe te pasonte E.Hoxhen aty nga fillimvitet 70-a.Me e forta eshte se ne prag te ndryshimeve R.Alia ironizonte Lenka Cukon qe nuk dinte gjuhe te huaja(!).kur kishte ngritur doren per te gjitha budallalleqt qe nxirrnin byroistet medioker nga goja.
@@@@ Nuk thotë ndonjë gjë të re dhe që nuk e dimë!? Por Skënderi i thotë me lezet dhe është ironik e shpotitës i madh. E vetmja gjë e re m’u duk ajo e fjalës së Skënderit në kuvend për nevojën e pluralizmit disa muaj e më tepër para se të dalë saliu!? Ndjehej lëkundja e sistemit në periudhën parapluraliste. Kishin filluar të flisnin në rrethet intelektuale kundër Enverit e Stalinit. U bënë ndryshime të forta në Byronë Politike Sekretariat etj? Ajo që pasonte ishte se po vinin ca figura të njollosura që kishin ndryshim nga të parat vetëm për putanërinë. Ramizi po afronte të ngjajshmit e vet,njerëz pa karakter e me vese,pa identitet e integritet,kurvarë e prostituta politike madje dhe ordinerë… I duheshin për ndryshimin e sistemit? Me njerzit pa karakter e pa moral mund të bêje kthesën qe duhej? Gjinushi prandaj nuk ka bërë pjesë në të përzgjedhurit e ramizit? Bashkekolegë të tij e tregojnë shumë trim e me integritet pos mendje inteligjente. Kjo është dhe një nga arsyet pse nuk gëzon dashurinë e z. Rama!? Atë që 5 ministra të z. Rama duan një muaj ta mendojnë e ta zgjidhin, mêndjes se Gjinushit i duhet një orë e më pak për ta shkoklavitur!? Bravo Mira Kazhani/te “Dita” të ka dalë nami/ je e vockël sa filxhani/ por me mëndjen vrull tufani ! Tung!
VR !!! @@@@ Nuk thotë ndonjë gjë të re dhe që nuk e dimë!? Por Skënderi i thotë me lezet dhe është ironik e shpotitës i madh. E vetmja gjë e re m’u duk ajo e fjalës së Skënderit në kuvend për nevojën e pluralizmit disa muaj e më tepër para se të dalë saliu!? Ndjehej lëkundja e sistemit në periudhën parapluraliste. Kishin filluar të flisnin në rrethet intelektuale kundër Enverit e Stalinit. U bënë ndryshime të forta në Byronë Politike Sekretariat etj? Ajo që pasonte ishte se po vinin ca figura të njollosura që kishin ndryshim nga të parat vetëm për putanërinë. Ramizi po afronte të ngjajshmit e vet,njerëz pa karakter e me vese,pa identitet e integritet,kurvarë e prostituta politike madje dhe ordinerë… I duheshin për ndryshimin e sistemit? Me njerzit pa karakter e pa moral mund të bêje kthesën qe duhej? Gjinushi prandaj nuk ka bërë pjesë në të përzgjedhurit e ramizit? Bashkekolegë të tij e tregojnë shumë trim e me integritet pos mendje inteligjente. Kjo është dhe një nga arsyet pse nuk gëzon dashurinë e z. Rama!? Atë që 5 ministra të z. Rama duan një muaj ta mendojnë e ta zgjidhin, mêndjes se Gjinushit i duhet një orë e më pak për ta shkoklavitur!? Bravo Mira Kazhani/te “Dita” të ka dalë nami/ je e vockël sa filxhani/ por me mëndjen vrull tufani ! Tung!
Jagua, eshte shkaktari kryesor, i qorollepsejes, që mori Shqipëria, mbas eliminimit të Kryeministrit Mehmet SHehu ne 1981shin.
zoti kolonel zaimi
eshte e dyta here qe po te drejtohem per sot.
jam dakort me vlersimin tuaj per gjinushin,por dhe se si i pershkruan ky i fundit sekuencat e muajit dhjetor 1990,por ju i nderuar dhe shume te tjere si puna juaj thoni vetem cerekun e se vertetes dhe me lejoni te pershkruah pjesen e mbetur me pak fjale ..
Ramiz Alia qofte si i moderur apo tradhetar pothuajse te gjitha levizjet ne vitet 1989-91 i ka bere me detyrim percaktim.Pra detyra e tij kryesore ishte qe kalimi nga monizmi ne pluralizem te behej i bute ,pa gjakderdhje dhe kete ai beri ne menyre te persosur duke mbajtur ekuilibrin midis reformatoreve dhe konservatoreve ne PPSH qe ishte nje rrezik i madh.Po keshtu edhe midis (le ta themi fshatrace) partizaneve ,ballistave dhe zogisteve pati nje ulje te qete te “avjonit”
Kushdo qe thote per Katovicen edhe nese ka egzistuar ka qene nje plan jo i mire por aspak i denueshem se ne fund te fundit ata ishin djemte me te kualifikuar te pakten si intelektuale ne fushat e tyre….nuk mund te qeveriste ate vend lete themi nje i perndjekr qe kishte bere 30 vjet burg ose ka qene ne mergim 50 vjet..kete e di dhe bufi..
Ajo qe ju zoti Zaimi (dh shuem te tjere) eshte se nuk kuptoni qe Katovica u formua ne 1990 dhe u shkerrmoq ne 2 prill 1991 qe ishet nje puc agjenturor i kurdisur ne beograd ku dhe vende aleate tona kane gisht ne ate pune….besoj se prishja e qeverise stabilitetit ne 4 dhjetor 1991 nga berisha (me rajesonin dhe elezbiberin pas bythe) eshte ngjarja me rende kombetare dhe me pasoja katastrofike qe vazhdojne dhe sot…
3i marsi 1991 ishte dita e pare pas 1944 qe u zhvilluan zgjedhje te rregullta qe i pranoi europa dhe amerika pervec elez ibearjt dhe rajersonit qe erdhen ne shqiperi nga atashimi i tyre ne beograd.
Pra nga katovica e ramizit 1990-1991 qe zgjati vetem nje vit kur berisha ishte zagari i ramizit u kalua ne elezbiberovica qe vazhdon dhe sot dhe do te vazhdoje deri sa kryekriminel berishe te shkoje ne burg si kriminel dhe tradhetar i kombit
Me vjen keq qe keta gjinushe merren akoma me histori para njecerk shekulli qe po thuhen per te 100 here dhe nuk merren me kryesoren:
kush eshte ai lob antishqiptar i fuqishem ne bruksel dhe washington qe po mbron me cdo kusht e cmim berishen sot… ?
Gjergji i dashur,nuk e di ku kini bërë koment tjetër sepse vetëm në këtë forum kam komentuar e lexuar!? Nejse po spiegohem shkurt. Së pari, Nuk kam pasur ndërmend të bëj autopsine e ramizit por ato që thuhen brenda kornizave të kësaj intervíste. Së dyti nuk ka një lob që mbron sali berishën por ka të paktën dy agjentura që e mbrojnë sali berishën. Së treti, Katovica shqiptare nuk lindi nê vitet 90-të por shumë kohe më përpara ishte pêrcaktuar në një platformë të posaçme të sigurimit të shtetit. Në këtë pike kam një dëshmitar potencial.. Së katërti, nga katovica qe unë e quaj shqiptare sepse ka gjeneruar jo nga katovica polake, nuk ka asnjë të mirë pêr ne miletin dhe ish-komunistët sepse përfituesit janë vetëm rrethi i majte dhe i djathtê i katovicistëve dhe askush tjetër??? Prandaj plani katovica urrehet si nga ish të denuarit politikë ashtu dhe nga ish komunistët !? Se pesti n.q.s ju i shihni veprimet e ramizit si veprime nën presion unë nuk i shoh kështu,- unë i shoh si veprimet e një agjenti té vjetër të kaluar nêpër disa duar agjenturore që u hodh në veprim në kohën e urdhëruar? Manteli demokratik i ramizit për mua është mantel agjenturor. Fakte dhe dêshmitarê tê besueshêm ka plot por nuk është vendi tê thuhen këtu dhe ju duhet ta kuptoni? Personalisht e kam provuar në kurrizin tim goditjen e rëndë që më dha ramiz alia kur mora përsipër denoncimin e një pokeri te spiunëve të udb në një institucion. Sa për dijeni nê 91-92-shin, pokeristët u shpërblyen me poste,ndonjëri edhe këshilltar kryesor i ramiz alisë !!!!? Nderime gjergji! Po të doni më shumë mund t’ju them por pasi të krijoj një përshtypje të fortë për curriculumin tuaj! Nuk janë biseda qe mund të bëhen me këdo për më tepër të njohur vetëm virtualisht! Besoj se ju thashë diçka megjithëse qartësisht jemi te dy paksa të shmangur nga korniza Kazhani. Tung! Rishkruaj përseri por 1-2 kërkesa sepse angazhimet e mia janë për të tjera punë më me interes për mua!?
Lexojeni ? Sa i fortë,i drejtpërdrejtë dhe i guximshëm ky koment-përgjigje për Gjergjin, i z. Pëllumb Zaimi. Lexojeni!
E di qe nuk ka lidhje me temen, por po me hane gishtat qe te them dicka ne lidhje me zotin “nastrdini, antikomunisti, poeti, shkrimtari, avrizuja etj) ne ne fakt eshte personi me emrin Uran Kostreci.
Me poshte keni videon e zotit Kostreci me Muho Asllanin :
https://www.youtube.com/watch?v=JVrdwIL1ESEhttps://www.youtube.com/watch?v=JVrdwIL1ESE
Kuptohet se une me “nastradinin” kam dhe do kem mendime krejt te ndryshme. Une pashe me shume kujdes videon e mesiperme dhe di te them :
– Heq me perulje dhe respekt kapelen para zotit Uran Kostreci si nje njeri me shume kulture dhe sidomos diplomat dhe ndigjues shume i durueshem ne biseden e mesiperme.
– Une e dija se Muho Asllani, qe ishte edhe anetar i Byrose se PPSh-se,kishte qene karrocjer, por nuk ma merrte kurre mendja qe te ishte kaq injorant, qesharak, dhe bosh. Shifni viedon dhe do te vini duart ne koke.
– Zoti Uran Kostreci ( nastradini) shume i qete, bindes, me kulture dhe fakte qendronte shume me lart se nje derr injoranti si Muho Asllani.
– Kuptohet, se une kam qene dhe do jem gjithmone jo dakord me shume mendime te “nastradinit” por desha vetem te shprehja respektin tim ndaj tij, ne lidhje me videon.
– Nje nivel si nata me diten midis zotit Uran Kastsrati dhe injorantit bosh Muho Asllani.
Me falni ju lutem, qe nderhyra jashte temes. Por sic e thashe me siper sapo pashe videon dhe nuk isha i qete deri sa shkrova keto fjale. Faleminderit te gjitheve per mirekuptimin, ndoshta fajtor per kete shkrimin tim eshte pleqeria.
Ju urjo lexuesve te postimit tim spontan dhe nastradinit nje fund jave te kendeshme.
O plaku, po qysh s’e dime ne qe nga nastradini e deri tek poet mavria me 30 pseudonime eshte ky perkthyesi qe ka bere komente aq sa asteroide ka universi, vec ama te tera i mbyll me Enverin dhe thashethemet e bordures. Une kam krijuar pershtypjen”patriotike” se nastradini ka probleme me lenden e perseritjes, i ngjan televizorit Lura qe ngado ta ktheje merrte vetem nje kanal. Me dhiartufimbje e them, deshperimisht me dhimbje, kur eshte’arvizu” edhe kaperdihet, po “Tartuf” eshte i keq fare, vjen arome tartufi…Une kot, per humor dua ta ngacmoj nastron(keshtu e quante “anticensura”), qe pastaj nastrua te me sulet me 30 pseudonimet dhe fjalorin e
gjermani i fundit,
Ne njifemi mire qysh nga Tema. Me qe ra fjala tani me lejojne edhe atje te postoj. Pra ti e di se une jam shume emocjonal dhe kjo eshte ndoshta nje nga problemet e karakterit tim. I shkrova siper mendimet e mija te fresketa fare pasi pashe videon. Atje pashe se nastradini qendronte shume me lart se sa ish anetari i byrose poltitike te PPSh dhe kjo me befasoi dhe natyrisht se pashe nje ane tjeter te nastrdinit shume te qete, Diplomat, te bindur ne te verteten e vet dhe mbi te gjitha me nje bagazh shume te madh kulturor. Sic e kam thene edhe here te tjera mendoj se problemi i tij eshte se ndoshta nga qe eshte autodidakt nga halli ( fakt qe flet shume per te ) eshte se dijenite e tij jane si nje magazine pa Inventar. Kuptohet gjithashtu se une di qe nuk di asgje dhe se nuk e kam monopolin e se vertetes ne xhep.
Siç e kam thene edhe me siper une me nastradinin nuk jam dakord per shume gjera por nga ana tjeter kam respekt per bindjet e tija qofte edhe te kunderta me te mijat. Per sa i perket faktit qe ai perserit vet vehten ne lidhje me Enverin, mendoj se une nuk jam ne gjendje ta gjykoj, sepse nuk kam qene ne burg pa faj per me se 20 vjet. Kuptohet se te tjeret atij i kane shkateruar pjesen me te bukur te jetes dhe dihet nga fizika se cdo aksjon prodhon edhe nje reaksion.
Per sa i perket Tartufit, Ceur ata per mua nuk jane ne nivelin e nastradinit dhe une kam vendosur te ndjek keshillen e “abc” qe te mos merrem me ta.
Te uroj nje fund jave te keneshme ty dhe familjes.
Me nje fjale “plaku” ne vijim te komentit, dua ta pershendes ngrohtesisht perpjekjen planetare te nastradinit kunder Enverit te vdekur 30 vjet me pare me dy vargje popullore:
Si shkuan gjithe keto pune
o nastro, po ta them une,
Enverit i hengre mu..ne
Nga e djela gjer te shtune.
Gjersa ishte gjalle Enveri
S’tu degjua “maliheri”,
Ti je pushke qe shkrep terbuar
Kur betejat kane mbaruar.
Ndaj te lutem bena nderin,
Mjaft “luftove”me Enverin,
Se kaq shume sa e permend
Do ta ngjallesh me gjithe mend.
Shume e bukur Gjermani fundit!
Respekte!…
gjermani i fundit,
Ti e di tashme mendimin tim per talentin tend. Ta ka dhene zoti por ja qe fati eshte qorr. Gogoli ka thene : “Qesh me fatin”. Vargjet e tua siper jane tashme ne magazien e kompjuterit tim.
Pershendetje
Shikojeni kush e serviri Berishen https://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww
Z.Gjergji,shum mir e ke,por dhe Z.Zaim nuk eshte larg ndaj mendimeve tua.
PO,une nga sharri,po shumhere kam than,dhe shum antikomunist dhe tradhtar me alkuzoin ne shkrimet e kia,pasi qe e them nji te vertet,se pas shpine berisha,dhe p.d,e kan udben sebe,dhe djallin rajerson,me ilez biberajn,po ashtu ne bruksell kan.lloin e ksaj putanes doris pak,dhe ata te koruptuarit prej,MERGATE SE QYQEve,pra zogollet dhe ballistet qender e kan pas brukselin.Pa,mos u eliminue sali serbi me elez biberajn dhe shpuren e tyre,nuk behet dote shqipria.I’nderuar Gjergj,pa mos kujtoni se me te vertet ata qe ju i qujni miq,jan miq te sinqert,si amerikant apo vropjanet ne pergjithsi.Ne,politik ka intersa dhe jo miqsi,miqsi mundete te kete mes personave,apo familjeve,e ne politik qeveritare apo shtetrore ska asnjihere miqsi te sinqert,sejcili shtetar mundohet te shfritzoi gjoja miqsin por miqsi nuk ka ne politik,kete ma smiri ju te shqipris e keni perjetue,njihere me jugosllavte,pastaj mu ruset,dhe ne fund me kinezetpra vetem me kinezet utreguat ma te zgjuar moret ate cfar mundet dhe si e rujtur e qethur u nda kina nga ju,kurse miqte e fundit amerika,qe nga I?ziu Rajorson,e dei tani miqsia a tyre eshte shumftyrshe,shum e dyshimt,per derisa PODESTEN,e kan ne jkongrese dhe ende i japin te drejten e lobimit,nji organizat mafioze podesta sali berishovicit .
Lexoje o shqiptar sharri përgjigjen e z. Pëllumb Zaimi për Gjergjin. Respekt.
Atij qe ja serviri Ramizit Berishen.. Kina ja befte nenen..
Shume ja ngritur pjacen Berishes ky Gjinushi… duke krahasuiar me leng fasule.. pordhe ..etj…
Nuk ka thene S.Gjinushi ndonje gje qe nuk e dinim.
Ne fund te viteve tetedhjete Televizioni Shqiptar jepte serialin “Oktapodi”.Kete r.aline shqiptaret e quajten qe atehere “Tano Karidi”,kurse kryeministrin adil carcani e quanin ,ariu “Tao Tao”.Keshtu qe njerzit e dinin fort mire se me cfare menderhanesh qeverisej Shqiperia (pas vrasjes se Mehmet Shehut),,,,,,e dinin qe ramiz rrugaci e katandisi prodhimin,ne tre vitet e fundit, ne standartin e tetedhjete perqindshit,,,,njerzit nuk venin ne pune dhe merrnin 80% te pages. Gjinushit iu paskan dashur 24 vjet per te na treguar ate qe e dinim qe ne fillim.
Une do te doja qe Gjinushi te na thote se pse beri aleance me brekedhjerin e historise ,ne mandatin e tij te pare,pra aleance me “ujin e pare te grosheve” ???????Kjo eshte vetem pergjegjesi e tij,qe nuk mund t’i mballoset qofte edhe ramiz Alise ose prapaskenes se ramizit.
Po per riciklimin e mortjemadhit pas 1997-es ,ramizi e kishte fajin????pse nuk e thote Gjinush efendiu?????
Per mua Gjinushi eshte pjese e rendesishme e corbes kriminale te r.alise ,per krethemeljen e Shtetit te Shqiptarevese ,,,,eshte pjese aq e rendesishme
TURP.
Qofte i shenjteruar verdikti i 23 qershorit,qe shpetoi Shqiperine ,pas 23 vjetve te tmerrshem ,shkaktuar nga nje klase politike antishqiptaresh,,,,ku ben pjese edhe Gjinush efendia.
Duket qe je nje rilindase e pa lindur se pershendet 23 qershorin qe na paska cliruar nga politikanet antishqiptar sic qenka edhe Gjinushi se bqeverisi me Berishen ne 92-94, ndersa tani jemi ne duart e pro shqiptareve si Ilir Meta qe qeverisi me Berishen gjate kater vjeteve me te erreta per shqiptaret e vrau bashke me te, 4 opozitar te pafajshem ne mes te bulevardit.Gjinushi iu kundervu saliut e i iku nga qeveria e koalicioni pikerisht kur saliu shfaqi per here te pare politiken e tije autoritariste me kushtetuten e 94,ndersa iliri i rilindur bashke me ty me 23 qershor, nuk iku nga qeveria me 21 janar 2011 por pershendeti vrasjen e kokepalareve,dhe sot e kesaj dite shprehet se e ka dobesi doktorin?ti je aq e pasakte sa qe thua se keto ti i ditke?? DHE skenderi po i thote pas 24 vjetesh kur e verteta eshte se i ka then 24 vjet me radhe por ca si ty skane dashur ti degjojne.Te barazosh skenderin me saliun kur dihet e pranohet ,edhe nga idhtaret e PD ,SE AI ESHTE kundershtari i tije me i vendosur kete mund ta thone vetem ata qe quajne rilindas e anti Berishe ILIRIN e kompani.
Vullnetin e shenjteruar te 23 qershorit e njojti edhe ai arixhiu i rruges se Elbasanit,a.arvizu,,,,,ty “Statistika” ,sic duket shkoqur ,te paska prishur pune.
Me sa di une arvizu eshte kumbari i “burrit te shtetit dhe yllit ne ngjitje”,,,,,,pra nuk i duhej fare te behej rilindas,per te pranuar kete realitet ,natyrisht jo prej lezetit por prej sikletit.
Mendoj qe zonja lora duhet ta pranosh qe iliri i mbrojti vrasesit e 21 janarit. Esht e filmuar. Edbe per vjedhje ishte kampion sa rama i thonte shpk. A ka me antishqiptar se te vjedhesh e te vrasesh shqiptaret? Keto jan akuza nga rama jo nga ne komentues. Prandaj ramen ta duash por per rilindje mos na bej per te vjelle. Sepse lsi ka me shum vula sot sesa me berishen dhe jan te njejtet lsista qe benin kerdine ne kohen e berishes.
Gjergji i dashur,nuk e di ku kini bërë koment tjetër sepse vetëm në këtë forum kam komentuar e lexuar!? Nejse po spiegohem shkurt. Së pari, Nuk kam pasur ndërmend të bëj autopsine e ramizit por ato që thuhen brenda kornizave të kësaj intervíste. Së dyti nuk ka një lob që mbron sali berishën por ka të paktën dy agjentura që e mbrojnë sali berishën. Së treti, Katovica shqiptare nuk lindi nê vitet 90-të por shumë kohe më përpara ishte pêrcaktuar në një platformë të posaçme të sigurimit të shtetit. Në këtë pike kam një dëshmitar potencial.. Së katërti, nga katovica qe unë e quaj shqiptare sepse ka gjeneruar jo nga katovica polake, nuk ka asnjë të mirë pêr ne miletin dhe ish-komunistët sepse përfituesit janë vetëm rrethi i majte dhe i djathtê i katovicistëve dhe askush tjetër??? Prandaj plani katovica urrehet si nga ish të denuarit politikë ashtu dhe nga ish komunistët !? Se pesti n.q.s ju i shihni veprimet e ramizit si veprime nën presion unë nuk i shoh kështu,- unë i shoh si veprimet e një agjenti té vjetër të kaluar nêpër disa duar agjenturore që u hodh në veprim në kohën e urdhëruar? Manteli demokratik i ramizit për mua është mantel agjenturor. Fakte dhe dêshmitarê tê besueshêm ka plot por nuk është vendi tê thuhen këtu dhe ju duhet ta kuptoni? Personalisht e kam provuar në kurrizin tim goditjen e rëndë që më dha ramiz alia kur mora përsipër denoncimin e një pokeri te spiunëve të udb në një institucion. Sa për dijeni nê 91-92-shin, pokeristët u shpërblyen me poste,ndonjëri edhe këshilltar kryesor i ramiz alisë !!!!? Nderime gjergji! Po të doni më shumë mund t’ju them por pasi të krijoj një përshtypje të fortë për curriculumin tuaj! Nuk janë biseda qe mund të bëhen me këdo për më tepër të njohur vetëm virtualisht! Besoj se ju thashë diçka megjithëse qartësisht jemi te dy paksa të shmangur nga korniza Kazhani. Tung! Rishkruaj përseri por 1-2 kërkesa sepse angazhimet e mia janë për të tjera punë më me interes për mua!?
KUSHE E solli berishen nga mjek udheheqje kryetar parie? nga leng fasulje u kthye ne llagem fasulje dhe perseri noton neper llagem dhe eshte ne krye te gares se llagemve te parties demokratike me raksionarja e 24vjetjeve qe katandisi shqiprine ne nje popull mbushur me krime deri ne fyt, si eksplozive gati per shperthim .!fshehe perse e gjinushi????.tregoja popullit.
ku kishte humbur deri tani GJINUSH vetulla.Na kishte munguar shume.
flm moderator per botimin e komentit ,jeni te papare……
Ndryshimi i sistemit ne shqiperi, pa gjak e ne menyre paqesore eshte merite e ramiz alise, zgjedhja e personit per te bere kete ndryshim eshte gabimi me i rende qe mund te beje nje politikan me pervoj si ramiz alia ( per kete ai me vone jam i sigurt se eshte pennduar) ai e zgjodhi saliun sepse kishte besim tek virtytet e pastra te malsorve, te cilat saliu asje nuk e kishte.. kete kalim paqesore te sistemit shqiptaret e paguan dhjete fish me shtrejte me vone, sot shqiperia esht nje shtet i ndertuar prej rere qe era me è vogel verzon, pra ne jemi te humbur si popull me keta pseudo politikane , dhe e ardhmja eshte shume e erret,..
dy fjale per zotin zaimi
per komentin tjeter qe ju jam drejtuar te artikulli i pellumb kulles qe ka nje muaj qe po vazhdon ahengun ne labirinthet e bronxit dhe manhatenit.
kurse per per problemin e Ramizit besoj se jane ezauruar te gjitha,,,edhe nese nuk dihet disa fakte dihet “flurudha e tij” dhe nuk ka shume rendesi sot kur nje perbindesh me emrin sali berisga dhe nje devil me emrin lul basha kane mistere mijra here me shume se Ramizi…
do te jap tre fakte rrenqethese.
1- ne kohen qe berisha me dyshen R & B pas bythe fuste ne burg nexhmijen nga ana tjeter keto zoterinj sipas dokumenteve te deklasifikuara pa autorizim te te organeve shteterore kane cuar ne drejtime te paditura arin e Londres…
2-Nese kryetari i opozites Nano ne 1993 arrestohet si terroist se kishte manipuluar me te tretet disa kuintal recel fiku nga ndihmat italiane ne anen tjeter kryetari i opozites sotme edhe pse vrau 4 protestues firmosi tradhetine me greket dhe vodhi ne RRK mbi gjysem miliardi dollare quhet yll ne ngjitje nga qejfliu i zogezave Arvizu
3-Qershia mbi torte eshte prania e Damir fazlliit ne kasafortat e sigurise kombetare ne 2007 me bolemadhin Tom Rixh qe nuk do shume komenet.
Vetem me keto tre fakte (kam dhe qindra te tjera) dalin ne konkluzion se bemat e ramizit jane mikriskopike me dyshen satanike 2B.
eshte kriminale sot te merremi me vetullziun Qinushi kur vendi pothuej eshte pushtuar nga dinastia e berishajve ku edi rama si don kishoti, me sanco pancon ilir meta qe po na servirin bunkartin dhe ermalin e enverit per te mbuluar ate masaker kombetare 23 vjecare
Nderime zoti zaimi..kalofsh nje fund jave te kendeshme…nje pershendetje dhe per komentuesin e palodhur dhe atdhetar shqiptar sharri
Gjergji ? Në lidhje me pikën 3 të komentit tuaj kam dhënë një intervistë të gjatë në “Telegraf” më 22-27 dhjetor të vitit… (nuk e mbaj mend tamam) kur erdhi Fazlliçi dhe mori pjesë në mbledhjen e një pjese të K S K të thirrur ilegalisht në ministrinë e mbrojtjes. Mora atëhere dhe kërcënime nga një funksionar i lartë i ministrisë,pjesëmarrës në atë mbledhje (nëpërmjet drejtorit të gazetës Ë. Musai). Ministër ishte F. Mediu, shef shtatmadhorie P. Qazimi. Ajo mbledhje u mbajt sekret edhe për Kryetarin e K S K z. Alfred Moisiu!? Kam zbuluar më pas se femra bjonde në krah të Fazlliçit dyshohej për agjente e udb? Muajin nuk e ngatërroj por mund të ketë qënë viti 2006 ose 2007 (dhjetor 22-27). Di shumë hollësi rreth asaj mbledhjeje. E denoncoi i pari por vetëm si mbledhje një oficer policie që ishte liruar? Faleminderit për urimet Gjergji! Edhe unë ju uroj një fundjave të gëzuar! Tung!
VR ! @@@ Gjergji, – Ju ktheva përgjigje te shkrimi për z. Pëllumb Kulla? Tung!
LE TU SHPREH FALNDERIMET E MIA z MIRA.JU LEXOJ ME ENDJE E RESPEKT. Z.MIRA ATO JANE TE VERTETA .TE GJITHE PARDESYT E BARDHA ISHIN..PJELLE E RAMIZIT .NE 1989 KUR NE MAMURRAS VIHESHIN TRAKTET ME PERMBAJTJE,..PERKRAHNI REFORMAT E LINNDJES…PAS VRASJES SE CAUSHESKUT XHELILI PROPOZON MAL BERISHEN ISH DREJTORI IPALLATIT TE KULTURES LAC PER DEPUTET KUSHURIRI IPARE I SALES SOT AMBASADOR NE LONDER ..KUNATI I MALIT SEKRETARI I PARTISE PUNES SHOKU KOCIBELLI.MU DHA RASTI TE NJOH SHUME NGA KETO FIGURA PASI I KISHA NE FAKULTET PARA OSE PAS SI B MSTAFAJN. S PUCPAPEN A BALEN A KLOSIN I DURAKUN .D GJERGJIN B SHEHUN . SH MEMIN..ETJ.NJE GJE DIHET DHE DUHET BERE QARTE SEQE ME 1980NJOHURIT E PARA PER NDRYSHIM IMOREM NGA PROFESORI ..GJENIU ISHEKULLIT KADARE DHE B SHEHU KU SHKROI NOVELEN …..NJE KOH TJETER. ..POR DHJAKOJA RAMIZ ZGJODHI SALEN EJO KADAREN QE SHQIPERIA VUAN E DO TE VUAJ NGA PSEUODEMOKRATET E R ALISE.SATRAPI XHELIL I KA TE DREJTA SE BASHKU ME PROF..SKENDERIN…SI KA MUNDESI QE ZOTI POLLO IBIRI STEFANAQIT CIRRET SI PROSITUT KUR BROSHURAT E TE JATIT PER LUFTEN E KLASAVE NA CAN B NE FAKULTET ….NE BRIDHIM SI SKLLEVER NE LUMZI TUC Q BARI TE PUKES E FARI BALLIU ME TROPOJANE EMEROHESHIN NE TIRANE .SHKURT..DIRIGJENT R ALIA OKESTRA..PARDESYT E..BARDHA…….DREJTOR UTB
Ramiz Alise ja serviri Berishen klani i malokeve ne Amerike me ne krye Elez Biberajn.Ata e perpunuan mire Ramiz Aline kur shkoi ne OKB ne shtator te 90 dhe me siguri i kane bere edhe presion.Ramiz Alise i kishte hyre frika ne palce ne ate kohe se mos perfundonte si Caushesku.Meqe klani i malokeve te Biberajt kishte ndikim ne Departamentin e Shtetit,Ramizi qe ta mbante mire me ta pranoi kerkesen e tyre per Berishen.Alia i kishte te gjitha mundesite ta njihte Berishen se kush ishte por as e cau koken per ate pune.Mendoi vetem per interesin e tij personal si te shpetonte koken.Nuk ishte burre por nje qen i rrahur se nje burre i vertete dhe me karakter nuk do ja bente kurre kete gjeme popullit te vet duke i lene ne krye nje kafshe si Sali Berisha.Ramiz Alia e kishte vendosur qe te linte pasardhes nje verior por ai kishte mundesi te zgjidhte nje tjeter njeri nga veriu,te zgjidhte nje njeri te urte,te ndershem dhe te beses.
Ore nenen ramizit e saliut se kta pushta burra e moren mqaf kte vend.njerzit zihen e bejn be per saliun akoma.vendi jon eshte vend I vogel e pa pesh ne bote dhe eshte kollaj ta manipulosh.kultura eshte pertoke se ka vende te vogla plot po kan kulture e tradita po ne jemi arrixhi popull.kur vllai vret vllain per nji cop tok ca prisni me.lenda e pare ne shkollat tona duhet te vihet urgjentisht edukata se nuk prodhojm ne as koka shteti as shkencetare por te pakten te edukohen njerzit me edukat e te respektojn njeri tjetrin.gjynaf kur shef si eshte katandisur shqiperia.mendoj se rruga me e Mir do ishte qe shqiperia te behej nji koloni e gjermanis per nja 100 vjet sic qe hong kongu natyrisht po tan pranoj gjermania.
Ramiz alia alias Bora,nga bosnja serbe na ka ardhur edhe gjithe kohe ne shqiperi ka punuar bashke me nexhmijen per serbet,déri sa edhe envérin e shkret e burgosen e nuk lane askend me takuar!eliminoj cdo shqiptare atdhetare,per te marr ne dore drejta me nexhmijen. Sot pasuria e shqsiperise shfrytezohet nga arben bora ne svicer e France ,mbasi ky ka hapur bank private me paret e shqiptareve!
Letër e një Azilanti nga Brukseli
Populli shqiptar është proamerikan nga natyra dhe ky është një virtyt. Por miqësitë në politikë nuk mbahen symbyllas…Ne duhet t’ua bëjmë të qartë sot me argumente miqve tanë amerikanë fajin që ka bërë CIA dhe diplomacia e fshehtë amerikane ndaj Shqipërisë në maj 1984, ashtu si dyzet vjet para kësaj date.
Letër e hapur drejtuar:
– Klasës politike të Tiranës e të Prishtinës.
– Ambasadorit amerikan në Tiranë.
– Gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen.
Jam azilant politik në Bruksel, për shkak të një libri me personazhe realë e ngjarje të jetuara: Odiseja e një Detektivi (dy vëllime). Krerët e dy klaneve politike, blu e rozë, e njohin mirë këtë libër, mbasi policia civile e Tiranës ka paguar 100 $ për çdo kopje që u dorëzohej, kur ai u shpërnda në disa fakultete të UT. Nga ana tjetër, eksperti belg, që shqyrtoi imtësisht dosjen time për një kohë të gjatë, ka shkuar dy herë në Tiranë për të verifikuar identitetet e personazheve realë të librit dhe saktësinë e disa ngjarjeve të veçanta, të jetuara. Meqenëse unë këmbëngulja gjatë seancave të intervistës, që të ekzaminoheshin patjetër skeletet e dy heronjve që prehen në varrezat e Tiranës, Fatmir Merdari e Afrim Pahia (personazhe të librit), eksperti belg u detyrua të pohonte:
“Nuk është nevoja për asnjë lloj ekspertize. Për vdekjen e atyre të dyve ekzistojnë dosjet përkatëse në Tiranë, ku unë kam parë edhe fotografitë e tyre kur ishin të plagosur rëndë dhe në çastin e vdekjes. Gjithashtu kam verifikuar edhe identitetet e protagonistëve të tjerë të ngjarjeve që trajton libri juaj”.
Natyrisht, pa autorizimin e qeverisë shqiptare nuk kryhen dot veprime të tilla. Ndërsa në mars të vitit 2009 gazeta SOT botoi në tre pjesë artikullin tim të gjatë me titull: Një zë nga shkretëtira shqiptare, ku trajtohen peripecitë e mia të azilit, të cilat përbëjnë një odisé më vete. Artikulli në fjalë gjendet endé në sajtin e gazetës SOT ; kushdo mund ta lexojë në internet. Me kërkesën e shumë bashkatdhetarëve, të cilët me kohë kishin rënë në gjurmët e vëllimit të parë të librit dhe të artikullit në fjalë, prej një muaji kam publikuar nëpërmjet internetit të dy vëllimet e librit Odiseja e një Detektivi. Vëllimi i dytë i ka bërë edhe më tepër përshtypje opinionit publik me ngjarjet dhe provat që sjell.
Në mesazhet elektronike që po marr, shumë bashkatdhetarë më bëjnë një vërejtje që më ka preokupuar:
“Një sekret i rëndësishëm, që lidhet me fatet e kombit e të popullit shqiptar, nuk duhet lënë që ta mbulojë pluhuri i kohës në asnjë rrethanë e për asnjë arsye. Përndryshe edhe ju, si autor i librit, bëheni bashkëfajtor me keqbërësit, në një kohë që edhe Afrika po rilind, ndërsa ne po rrëzohemi gjithmonë e më poshtë”.
Në fakt të gjithë jemi dëshmitarë se Hosni Mubarak, lideri i një populli 80-milionësh në Afrikë, u detyrua të braktiste postin prej qëndrimit unanim kundër tij të diplomacisë amerikano-evropiane, për shkak të vrasjes së 300 demonstruesve.
Gjithashtu të gjithë e dimë se në një vend të injoruar evropian me emrin Shqipëri, në vitet 1997-1998 politika vrau mbi 3500 shqiptarë (12-fishin e vrasjeve që kreu regjimi i Mubarakut në një popullsi njëzet herë më të madhe!), plagosi mbi 11 mijë të tjerë, shkatërroi institucionet e brishta shtetërore, hapi depot e municionit për të nxitur tërthorazi një luftë të verbër civile, dogji vendin, dhe po e njëjta diplomaci amerikano-evropiane i la të njëjtët politikanë ish-komunistë në pushtet.
Rastësi?
Politika e të mëdhenjve e përjashton kryekëput rastësinë; madjé, ajo vepron me plane afatgjata e të kalkuluara mirë. Politikanët mëkatarë të Tiranës u lanë qëllimisht në pushtet, për tu përdorur prej diplomacisë amerikano-evropiane për punë të mbrapshta antikombëtare, të cilat po i jetojmë përditë. Është utopi e naivitet i skajshëm politik t’iu kërkosh autorëve të tragjedisë së vitit 1997-1998 të gjykojnë me drejtësi dramën e Gërdecit, apo vrasjet e 21 janarit 2011. Edhe sikur krerët e politikës së sotme shqiptare (pozitë-opozitë) të tentonin të gjykonin me drejtësi tragjedinë e Gërdecit, ustallarët e prapaskenave të politikës, ambasadori amerikan në Tiranë dhe të dërguarit e Brukselit atje, do t’iu thoshin me buzëqeshje diplomatike:
“Dakord, por më parë duhen gjykuar vrasjet e vitit ‘97-‘98, mbasi krimet nuk parashkruhen. Pastaj u vjen radha tragjedisë së Gërdecit dhe vrasjeve të 21 janarit 2011”.
E ç’mund të bëjnë ata atëherë, ndërkohë që dihet mirë se për megakrimin ‘97’98 përgjigjen njësoj të dy klanet blu e rozë? Mëkati i vërtetë i politikanëve të Tiranës (pozitë-opozitë) është pranimi i misionit antikombëtar për hir të karrierës së pamerituar; më tej krimi automatizohet. Pasojat merren lehtë me mend dhe janë prezente çdo ditë në faqet e shtypit, i cili gjithashtu është dyngjyrësh në shërbim të dy klaneve politike. Në këto kushte unë i bëj thirrje kryeministrit shqiptar, i cili aktualisht nuk është veçse një skllav rrethanash, të kontribuojë për denoncimin mbi baza dokumentare të aktit antishqiptar e prodiktatorial të CIA-s që sabotoi në maj të vitit 1984 komplotin kundër diktaturës, të organizuar prej 22 trimave shqiptarë të Sigurimit të Jashtëm të asaj kohe. Nëpërmjet një veprimi të tillë, kryeministri shqiptar do të shpëtonte në radhë të parë vetveten dhe bashkëfajtorët e tij prej situatës pa rrugëdalje ku gjenden, pastaj gjithë kombin e popullin shqiptar, që janë në zgrip për shkak të politikës së tij regresive.
E vërteta e kësaj çështjeje është thjeshtësisht e verifikueshme, mbasi në arkivat e shërbimit sekret gjenden dosjet përkatëse të atyre 22 trimave, disa prej emrave të të cilëve i kam cituar shpesh. Ndërkohë po ju japë edhe adresën dhe numrin e telefonit të njërit prej tyre në Amerikë:
Dari Meli
3609 BROADWAY, Apt. 4L,
NEW YORK, N.Y. 10031
U. S. A.
Tel. 00 12 12 ? 491 ? 12 12
Numri i cituar i përket një linje telefonike speciale, e cila i filtron telefonatat. Mënyrën sesi komunikohet nëpërmjet një linje të tillë ua shpjegon ish-Drejtori i Drejtorisë së Sigurimit të Jashtëm (DSJ) në atë kohë, Ilir E. Hoxha, të cilin mund ta gjeni në selinë e Partisë së Punës të Riorganizuar në adresën:
Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar
Rr. “Hafiz I. Dalliu”, Pallati 172, kati i parë,
Tiranë.
Megjithëse kryeministri shqiptar për njëzet vjet me radhë ka harruar t’ia heqë titujt Hero i Popullit dhe Hero i Punës Socialiste diktatorit Hoxha, besoj se ai nuk do të ngurrojë t’i kërkojë sqarimet e duhura Ilir Hoxhës lidhur me problemin madhor në fjalë.
Ato ngjarje janë një fragment lavdie i historisë së popullit shqiptar, realizuar nga 22 burra guximtarë të prejardhur prej 22 familjeve të nderuara ish-komuniste nga më të afirmuarat e kohës, siç zgjidheshin detektivët prej diktaturës. Prejardhja ime është nacionaliste e antikomuniste, por kjo nuk më pengoi të lidhja miqësi në burg me ish-detektivin më të shquar të DSJ-së, Hamit Meli, idetë dhe vlera njerëzore e të cilit qëndronin ndjeshëm mbi ideologjitë. Asnjë i burgosur nuk e njihte të kaluarën e tij, mbasi ajo ishte fshehur qëllimisht prej përpiluesve të dosjes penale të ish-detektivit. Ky u hap në mirëbesim tek unë.
Miqësia me Hamit Melin u bë shkak që unë të lidhesha më vonë tërthorazi me grupin komplotist të Guri Stretos. Ilir Hoxha i njeh në detaje këto të vërteta të dokumentuara. Ai duhet të tregojë sot se ku gjendet ish-zëvendësi i tij në detyrë, Guri Streto, i cili ishte përkohësisht edhe baxhanak i tij (i martuar ditën e enjte më 26 janar 1984). Ilir Hoxha duhet të tregojë gjithashtu ku gjenden aktualisht dy vëllezërit Hamit e Dari Meli, si edhe të pohojë rrethanat e vërteta të vdekjes së dy heronjve të rënë në prill-maj 1984, të cilët prehen në varrezat e Tiranës. Ata u varrosën me madhështi e të dekoruar si të rënë në krye të detyrës, por e vërteta është krejt tjetër. Përndryshe unë, i burgosur politik në vitin 1984 (qysh prej vitit 1978), nuk kisha nga ta dija se Fatmir Merdari është goditur natën me dy plumba pas shpine prej një distance të afërt, ndërsa Afrim Pahia ka kryer tentativë vetëvrasjeje, duke përplasur fort kokën pas murit në çastin e arrestimit me urdhër të Ilir Hoxhës. Ka vdekur në spital. Nëse u bëhet ekspertiza skeleteve të këtyre dy heronjve (mbasi t’iu jetë bërë më parë analiza e ADN-së), gjithçka bëhet e qartë edhe për më naivin e shqiptarëve. Por, normalisht, nuk lind nevoja të ndjekësh gjurmët, kur ujkun e ke përpara syve.
Ilir E. Hoxha di gjithçka dhe e di shumë mirë ku i ka arkivuar dosjet e kësaj ngjarjeje, një substrakt i së cilës i është treguar edhe ekspertit belg që shqyrtoi dosjen time. Është në të mirën e krerëve të korruptuar të politikës shqiptare dhe të vetë Ilir Hoxhës që gjithçka t?i bëhet e ditur sot popullit shqiptar, para se ky t?i detyrojë ata të shprehen kundër dëshirës së tyre për një gjë të tillë. Tekefundit shqiptarët në këtë rast nuk do të kërkojnë asgjë më tepër se hapjen e dosjeve të një ngjarjeje të para 27 vjetësh.
Të tjerat vijnë vetë pastaj? Institucionet, dokumentet, historia janë pronë e popullit shqiptar, jo e qiraxhinjve politikanë. Ashtu siç janë edhe heronjtë e atyre ngjarjeve bij të popullit e jo të politikanëve. Ndërkohë normat e demokracisë amerikane, opinioni i shëndetshëm publik amerikan, media e fuqishme amerikane si një pushtet i katërt real, ia bëjnë të pamundur diplomacisë amerikane dhe CIA-s fshehjen e mëtutjeshme të një skandali që ndriçohet sadopak. Populli shqiptar është proamerikan nga natyra dhe ky është një virtyt, ndërkohë që po jetojmë epokën e qytetërimit amerikan. Por miqësitë në politikë nuk mbahen symbyllas: ky është një ves fatal, i cili jo vetëm që kushton tepër shtrenjtë, por bëhet shkak të fitosh edhe përbuzjen e mikut të pasinqertë, duke të quajtur të padenjë për miqësinë e tij. Një ndër presidentët më të respektuar amerikanë, Ronald Regan, pas pushtimit të Grenadës së vogël më 1983, deklaroi: «Nuk mund të jemi të pafajshëm në një botë që nuk është e tillë.» Ne duhet t’ua bëjmë të qartë sot me argumente miqve tanë amerikanë fajin që ka bërë CIA dhe diplomacia e fshehtë amerikane ndaj Shqipërisë në maj 1984, ashtu si dyzet vjet para kësaj date.
Ne dëshirojmë me gjithë zemër të jemi miq të amerikanëve, por nuk mund të pranojmë në asnjë mënyrë që trojet tona në jug të Shqipërisë dhe në veri të Kosovës e ndofta më gjerë, t’iu shërbejnë atyre për ujdi politike me Rusinë në Afganistan, Iran, apo në hartën e re gjeopolitike të Afrikës. Ne nuk mund dhe nuk duhet të pranojmë që, për hir të një miqësie fiktive, kombi ynë, tejet i dobësuar e aktualisht në një proces shpërbërjeje të dukshëm, të tretet me kalimin e kohës si kripa në ujë në Unionin Ballkanik ? ide kjo e hedhur rishtas prej diplomacisë amerikane në marrëveshje me BE. Të gjitha shenjat janë të qarta se kush do ta dominojë Unionin Ballkanik, ndërkohë që, siç shprehej dikur patrioti i shquar Sali Nivica, Serbia është Rusia prapa kodrës dhe Greqia, Rusia prapa malit. Ende pa u formuar ky Union, Greqia po avancon lirshëm në Shqipërinë e Jugut dhe Serbia është ulur këmbëkryq në veri të Kosovës dhe në enklavat e saj brenda territorit të Kosovës. Ndërkohë Serbia, me ndihmën e Ilir Metës e të kryeministrit, pretendon për minoritet edhe në Shqipëri.
Politikanët e Tiranës, të cilët janë të gjithë me origjinë komuniste, kanë sot një shans historik, për të shpëtuar veten e tyre dhe kombin nga baltovina e pështirë ku po fundosen çdo ditë. Njëzet ish-kuadrot e rëndësishëm të DSJ-së, për të cilët bëhet fjalë, rrjedhin nga familje të mirëfillta komuniste; kjo imagjinohet lehtë, gjersa dihet se biografia politike ishte busulla e diktaturës. Më të moshuarit e atyre burrave sypatrembur janë sot 62 vjeç dhe gëzojnë shëndet të shkëlqyer. Shumë prej politikanëve të sotëm të Tiranës ka të ngjarë të kenë miqësi apo njohje të afërta me ata të njëzetë ose me familjarët e tyre, mbasi të dy palët i përkisnin pjesës më të privilegjuar të shoqërisë shqiptare nën diktaturë. Në këto rrethana tejet të favorshme për ta, politikanët e sotëm shqiptarë nuk duhet të ngurrojnë për t?iu mundësuar atyre trimave rikthimin zyrtarisht në atdhe. Ata të njëzetë do të shërbenin si një kontingjent i shkëlqyer për zgjidhjen e situatës kritike shqiptare, mbasi gëzojnë mirëbesimin e plotë të autoriteteve amerikane dhe janë të mbrujtur tashmë me kulturën politike e qytetare të Amerikës demokratike. Si rrjedhojë, ata janë shumë të besueshëm prej autoriteteve të SHBA, mbasi kanë dhënë prova aftësie e guximi në kuota të tilla, ku politikanëve të rëndomtë shqiptarë nuk u shkon dot as fantazia. Ata trima atdhetarë do të mundësonin një fazë të re e të shëndetshme të miqësisë shqiptaro-amerikane dhe një klimë të favorshme mbarëshqiptare për një Lidhje të Tretë.
Në kasafortat e diplomacive të mëdha ekziston gjithmonë edhe një plan B për çështjet në proces. Politikanë të Prishtinës, Gjithë duke e vlerësuar kontributin amerikan për bombardimin e Serbisë nga NATO, ne nuk duhet të harrojmë për asnjë çast se politika nuk udhëhiqet kurrë prej bamirësisë, por nga kalkulimet e interesit perspektiv. Dhe kjo është e natyrshme; e kundërta do të ishte utopi. Po nuk kuptuam kaq gjë, Ndërkombëtarët kanë të drejtë të na trajtojnë si një popull naiv, i sapozbritur prej pemëve. Dymbëdhjetë vjet pas bombardimeve të NATO-s, realiteti po tregon se SHBA nuk e çliruan Kosovën me qëllim që ta bënin një shtet të fortë e të qëndrueshëm (kur u intereson, ata dinë më mirë se kushdo tjetër në botë ta realizojnë diçka), por për ta pasur si resto hesapesh politike në sirtarët e diplomacisë së tyre të fshehtë. Ndonëse Millosheviçi vdiq në burg, Serbia sot jo vetëm nuk trajtohet si shtet agresor, por dalëngadalë asaj po i krijohen konjuktura të tilla politike që e bëjnë optimiste për rifitimin gradual të Kosovës.
Ndërkohë që Veriu i Kosovës është realisht nën zotërimin serb dhe enklavat e manastireve shënojnë plasdarmet e ardhshme të Serbisë ndaj Kosovës së rraskapitur, Greqia po anekson në mes të ditës Jugun e Shqipërisë. 354,3 km² të detit Jon iu falën Athinës nga kryeministri shqiptar. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e pezulloi atë, por kryeministri filogrek, i cili është shqiptar vetëm nga pasaporta, ka autorizuar sërish bisedime të kundërligjshme në heshtje, për ta rivlerësuar paktin antikombëtar të detit. Nuk duhet harruar për asnjë çast se ai det nuk u përket vetëm shqiptarëve të Shqipërisë, por edhe atyre të Kosovës e më gjerë. Mirëpo sipas të gjitha gjasave, kryeministri shqiptar ka ndërmend t’ia bëjë këtë dhuratë Athinës në vjeshtë, me rastin e festës së tyre. Së bashku me regjistrimin e popullsisë sipas besimit fetar.
Natyrisht, gjersa grekët po u ndërrojnë kombësinë eshtrave të të vdekurve shqiptarë, për t?i përdorur pastaj si sinorë të Vorioepirit në Korçë e gjetkë, pse të mos bëjnë të njëjtën gjë edhe me të gjallët e një populli të braktisur prej kreut të tij?
Ndërsa para autoriteteve të Athinës kryeministri ynë qëndron kokulur si ndonjë vajzë e ndrojtur, qytetarët paqësorë shqiptarë ai i vret pa gjë të keq në mes të bulevardit, pastaj hedh valle me eunukët e partisë së tij, disa metra matanë pllakave të përgjakura. Dhe për të gjitha këto akte antishqiptare e antinjerëzore, pa llogaritur korrupsionin më të madh në Evropë dhe ngujimet e gjakmarrjes mesjetare të mijëra familjeve, ambasadori amerikan në Tiranë i akordoi titullin burrë shteti. Dihet se për të kryer punë të pista në vendet pa zot, nevojiten instrumente të pisët, me etiketë të ndryshuar. Ky është një mësim i lashtë i historisë.
Natyrshëm lind pyetja: Nëse SHBA do të ishin miq të sinqertë të shqiptarëve (në Kosovë e Shqipëri), a do t’i stimulonin vallë këto veprime kaq të dëmshme në vendet tona respektive? A do të akuzohej aq rëndë kryeministri i Kosovës në prag të dialogut me Serbinë dhe mandej gojët akuzuese të heshtnin si me magji, mbasi të merrte rrugë ky dialog me leverdi të njëanshme?
Nuk është e nevojshme të jesh politikan, për të kuptuar se gjashtë milionë izraelitë bëjnë ligjin në mes të qindra milionë arabëve, duke mos zbatuar as rezolutat e OKB-së, vetëm pse janë aleatë strategjikë, pra, miq të amerikanëve. Atëherë, si mund të mendojmë ne se amerikanët na vlerësojnë vërtet si miq, ndërkohë që kombi ynë po shkon qartazi në shpërbërje graduale, populli shqiptar në Kosovë e Shqipëri po vuan të zitë e ullirit i nëpërkëmbur prej serbëve e grekëve, dhe amerikanët u thonë kryeministrave tanë ?kështu vazhdoni, se e keni mirë? ? «Miqësi» të tilla kanë kosto më të lartë se armiqësitë e shpallura. Jo, angloamerikanët kanë qenë miq të Enver Hoxhës dhe të bëmave të tij antishqiptare qysh prej Luftës së Dytë Botërore, për hir të objektivave të politikës së tyre në rajonin e Ballkanit. Këtë mbështetje të hapur ndaj diktaturës së Enver Hoxhës ata e përsëritën edhe në maj të vitit 1984. CIA vazhdon t?i mbajë edhe sot në Amerikë njëzet komplotistët që rrezikuan jetën në luftë kundër diktaturës (dy prej atyre ranë në atë luftë), ndërsa i biri i diktatorit, Ilir Hoxha, është beniamin i tyre edhe sot. Populli shqiptar duhet ta bëjë të flasë ish-Drejtorin e DSJ-së, i cili di shumë për veprimtarinë agjenturore të babait dhe të tijën. Dalja në dritë e të vërtetës së ngjarjeve të majit 1984 është domosdoshmëri jetike për popullin e për kombin shqiptar, nëse duam të kemi vërtet të ardhme të denjë. Ne duhet të bëjmë çmos që autoritetet amerikane ta njohin zyrtarisht padrejtësinë që i kanë bërë popullit e kombit tonë, t?i kompensojnë dëmet e shkaktuara konform ligjeve përkatëse dhe ta korrigjojnë në të ardhmen shënjestrën e diplomacisë së tyre ndaj kombit shqiptar. Në arkivin e shërbimit sekret shqiptar ekzistojnë të gjitha dosjet përkatëse, që mundësojnë zbardhjen e kësaj çështjeje jetike brenda një gjysmë ore. Nuk ka forcë që ta mposhtë të vërtetën. Politikanët e opozitës kosovare janë në pozicion të përshtatshëm për të dhënë një kontribut të çmuar në këtë drejtim, pa u ndikuar as prej pushtetit të Tiranës e as prej atij të Prishtinës. Popullarizimi i këtij problemi madhor do të vinte në lëvizje median e fuqishme amerikane, zëri i së cilës dëgjohet me vëmendje prej institucioneve autoritare të Washingtonit, si Kongresi apo qeveria federale. Është e sigurt se zbardhja e kësaj çështjeje jetike do të shënonte një erë të re si në marrëdhëniet amerikano-shqiptare edhe për të ardhmen e popullit dhe të kombit shqiptar.
Zoti Ambasador Arvizu
Dosja ime si azilant politik në Bruksel ka trajtën e një aktakuze ndaj CIA-s. Vetëkuptohet që bëhet fjalë për një aktakuzë të mbështetur në prova të pakundërshtueshme, përndryshe ajo nuk do të pranohej kurrë prej aleatëve tuaj të Brukselit. Depozitimi, pas shumë përpjekjesh, i asaj aktakuze më ka kushtuar shtrenjtë. Jo vetëm që autoritetet belge më lanë shtatë vjet e gjysmë pa dokumentet përkatëse, por gjatë gjithë kohës, edhe tani, jam i privuar nga e drejta e komunikimit me median belge, si edhe nga e drejta për të pasur një avokat. Kam shkuar edhe në Luksemburg, Francë e gjetkë, për të siguruar një avokat. Nuk ka vonuar shumë dhe ata janë tërhequr, të sinjalizuar prej dikujt. Kjo këmbëngulje për të fshehur një të vërtetë dramatike, që po çon drejt një perspektive të zymtë kombin dhe popullin shqiptar, më bënte më të vendosur për të hedhur me çdo kusht dritë mbi të, megjithëse kisha dy fëmijë të vegjël dhe po ballafaqohesha me disa vështirësi të paparashikuara, të organizuara prej atyre që teorikisht i ngrenë në qiell të drejtat e njeriut. Ju jeni diplomat karriere i një superfuqie dhe i kuptoni më lehtë se kushdo tjetër edhe ato që unë nuk i them dot në këtë shkrim. “Diplomacia është një polici me kostum madhështor”, ka thënë Napoleoni. Këto fjalë të gjeniut korsikan m’u kujtuan atë ditë kur ju i akorduat titullin burrë shteti vrasësit gjakftohtë të katër bashkatdhetarëve të mi paqësorë. Ju mund të thoni me të drejtë: “Para se të vriste ata të katër, ai dhe bashkëfajtorët e tij kanë vrarë disa mijëra shqiptarë më 1997-98, vranë fukarenjtë e Gërdecit e po tallen prej vitesh me dosjen e tyre gjyqësore, po lënë të vriten përditë familjet e ngujuara nga gjakmarrja, pastaj vranë ata të katër më 21 janar 2011. Natyrisht, ekspertët amerikanë, pas një sorollatjeje të gjatë, do të shpallin fajtorë dy-tri koka turku. Ra shi, e piu dheu. Tekefundit gjaku shqiptar dëm ka shkuar përherë”. Po, kjo nuk do të jetë një risi, z. Ambasador.
Kështu veprohet në kolonitë e pashpallura, ku ambasadorët amerikanë luajnë rolin e diplomatëve guvernatorë. Shpresoj se kjo gjendje nuk do të vazhdojë më në trojet shqiptare, mbasi të ndriçohet e vërteta që po mbahet e kyçur në arkivat e shërbimit sekret shqiptar, si edhe në Langley. Do të ishte në të mirë të prestigjit të superfuqisë që përfaqësoni ndërhyrja juaj për ta bindur burrin e shtetit, që të urdhërojë zbardhjen e asaj të vërtete të madhe me hapjen e dosjeve përkatëse. Gjithashtu ju mund t’i sugjeroni edhe mikut të preferuar të CIAs, Ilir Hoxhës, të japë kontributin e tij për zgjidhjen e shpejtë të një çështjeje të qartë si drita e diellit. Ndihmesë mund të japin edhe katër kriminelët e afirmuar të Sigurimit të Shtetit të diktaturës komuniste, të cilët punojnë në ambasadën tuaj prej dy dekadash, së bashku me shumë kolegë të tjerë të sojit të tyre. Në një libër të botuar para një viti në Tiranë me titull Heronjtë e Kotësisë, unë kam publikuar një listë me emrat e 26 sigurimsave shqiptarë të inkriminuar, të cilët punojnë në ambasadën tuaj kundër rregullave të parashikuara në pikën 35 të formularit të aplikimit për punësim të miratuar nga DASH, i cili ndalon punësimin në atë ambasadë të ish-komunistëve, ish-fashistëve dhe ish-dëshmitarëve në hetuesi ose gjyq të të burgosurve politikë në kohën e diktaturës. Shumica dërrmuese e të punësuarve shqiptarë në ambasadën tuaj i përkasin pikërisht kategorisë të tre «ishave» të lartpërmendur, ndërsa ata të 26 kanë të kaluar kriminale. Për ilustrim po ju citoj vetëm emrin e njërit prej atyre 26 keqbërësve të popullit shqiptar, që ju vazhdoni t’i strehoni e t’i ushqeni në ambasadë. E quajnë Rrapo Hazizi, nga Skrapari. Ka qenë shef i kufirit të Jugut në Shqipëri deri më 1991.
Prej datës 3 shkurt 1990 deri në 23 gusht 1990 (pak më shumë se 6 muaj) me urdhër të mysafirit tuaj të nderuar, Rrapo Hazizi, janë vrarë në pika të ndryshme të kufirit të Jugut 23 djem shqiptarë me moshën mesatare 27 vjeç, në një kohë që me ligj arratisja në këtë periudhë nuk cilësohej me “tradhti ndaj atdheut” dhe neni përkatës i Kodit Penal parashikonte si dënim maksimal pesë vjet burg. Në faqen 269 të librit “Heronjtë e Kotësisë” është botuar lista e plotë e 23 viktimave të pafajshme të kryemikut tuaj, Rrapo Hazizi, me emër, mbiemër, rrethi ku ka lindur secili prej tyre, mosha, posta kufitare ku është vrarë dhe data e saktë e vrasjes. Biznesmeni i suksesshëm amerikano-shqiptar, Geri Kokalari, i ka shkruar dy herë DASH-it për 26 kriminelët e Sigurimit të Shtetit diktatorial, që ambasada amerikane në Tiranë po strehon prej dy dekadash, duke abuzuar me nenin 35 të formularit të aplikimit për tu punësuar atje. Mirëpo gjithçka bie në vesh të shurdhër? I citova këto detaje për të treguar se, kur ua kërkojnë interesat e kamufluara, amerikanët i shkelin pa teklif rregullat dhe ligjet e tyre.
Ashtu siç kanë shkelur edhe parimet bazë të demokracisë, duke mbështetur për gjysmë shekulli një diktator mizor si Enver Hoxha, për hir të synimeve të fshehta në rajonin problematik të Ballkanit. Natyrisht, ju zbatoni udhëzimet që ju jepen dhe kjo është normale. Mirëpo do të jetë diçka krejt anormale, sikur ju të porositni nën zë burrin e shtetit, që të mos lejojë zbardhjen e çështjes për të cilën po ju shqetësoj, ndërkohë që ajo është e vetëzbardhur, veçse duhet pranuar zyrtarisht nga Tirana dhe nga Washingtoni.
Motra e Vëllezër shqiptarë, kudo që gjendeni
Në historinë e dhimbshme të popujve të nëpërkëmbur, por mjaft rezistentë ndaj së keqes, ka një çast të papërsëritshëm kur Zoti i shpërblen ata, duke u ofruar mundësinë e shpëtimit të përhershëm me një çmim modest. Ky është sahati i bekuar i historisë së tyre, që vjen si kompensim i gjakut të derdhur pa hesap, i djersës së shkuar lumë në dobi të keqbërësve, i vuajtjeve shekullore të një populli që ka mbijetuar gjithmonë me shpirt ndër dhëmbë, por që nuk ka mundur kurrë të jetojë në mënyrë të denjë.
Ky shans historik nuk u paraqitet të gjithë popujve të vuajtur, por vetëm atyre që kanë vuajtur më shumë se të tjerët dhe kanë rezistuar më shumë se të tjerët. Cili popull i Evropës ka vuajtur më shumë se shqiptarët dhe cili komb evropian është masakruar sa kombi ynë? Sot shqiptarët kanë në duart e tyre mundësinë e zgjidhjes rrënjësore të problemit shoqëror e kombëtar në mënyrë të qytetëruar. Ne jemi në gjendje t?i argumentojmë në mënyrë bindëse shtetit më të fuqishëm të botës ? superfuqisë amerikane ? se na ka borxh lirinë e sabotuar në favor të diktatorit Hoxha dhe, si rrjedhojë e paevitueshme e këtij veprimi, shkrehjen e kombit, që po shkon gradualisht drejt shpërbërjes përfundimtare. Provat për këtë janë të shumta e të shumëllojshme. Të njëzet e dy komplotistët kanë dosjet e tyre në arkivin e shërbimit sekret shqiptar, si edhe nga një album fotografish, që ilustron misionet e tyre më të rëndësishme të kryera jashtë atdheut.
Dosja ime në Bruksel është një akuzë e mirëfilltë ndaj CIA-s për ngjarjet e atij komploti të sabotuar. Gjithë përmbajtja e dosjes është verifikuar një për një prej ekspertit belg, që ka shkuar posaçërisht në Tiranë. Si përfundim, asnjë detaj i saj nuk është hedhur dot poshtë. Ajo është vulosur e kyçosur në kasafortë. Përballë provave dokumentare, me protagonistë ngjarjesh të gjallë e të vdekur, me dosje e me albume në arkivat sekrete të Tiranës e në Langley, ato ngjarje nuk mund të mohohen dot më prej kurrkujt. Veçse duhen hedhur hapat e nevojshëm që Tirana vasale dhe Washingtoni padron t’i pranojnë ato zyrtarisht. Nuk është në stilin qeverisës dhe në natyrën e shtetarëve amerikanë që të heshtin e të fshihen si struci, kur një popull u kërkon me zë të lartë që të prononcohen rreth një akuze që bie mbi ta.
Veçse vendosmëria në veprim është gjithmonë e domosdoshme për zgjidhjen e problemeve madhore. Ne jemi dëshmitarë të luftës heroike që po bëjnë popujt e Afrikës për lirinë e tyre. Ndërsa shqiptarëve nuk u kërkohet sot një sakrificë e tillë për të fituar lirinë dhe dinjitetin kombëtar të nëpërkëmbur. Në këto kushte, le të tregohemi të paktën një herë popull i ndërgjegjësuar e jo turma të çoroditura, të cilave nuk iu bën më përshtypje përçarja e sundimi. Ata të njëzetë duhet t’i çlirojmë ne prej CIA-s, mandej është radha e atyre të na çlirojnë prej skllavërisë së dyfishtë. Për të arritur këtë objektiv madhor, duhet të luftojmë të gjithë së bashku, shqiptarë të Kosovës e të Shqipërisë, pa dallim bindjeje politike e ngjyrash partiake thjesht si SHQIPTARË.
Ne duhet t’i detyrojmë patjetër politikanët tanë t’i japin rrugë pa vonesë zgjidhjes së kësaj çështjeje vendimtare, për të cilën disponohet një dokumentacion i pasur, që hedh dritë të plotë mbi të gjitha detajet. Po hoqëm dorë nga zgjidhja e këtij problemi lehtësisht të zgjidhshëm, ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm se kemi hequr dorë përfundimisht nga liria dhe dinjiteti ynë si popull e si komb. Në këtë mënyrë ne do t’i nënshtrohemi vullnetarisht një skllavërie pa fund në shekullin XXI, duke mbajtur përgjegjësi për të ardhmen e zymtë të fëmijëve tanë, të brezave që vijnë, si edhe për kombin e kërcënuar nga shpërbërja graduale.
Agim Hamiti
P. S. Kush është i interesuar për të lexuar dy vëllimet e librit “Odiseja e një Detektivi”, për të cilin bëhet fjalë në artikullin e mësipërm, mjafton të dërgojë një kërkesë të thjeshtë në e-mailin tim: [email protected] dhe unë do t’ia nis atë falas në pdf.
Po mire ore zoti Hamiti, a nuk e di CIA dhe qeveria amerikane qe keta 20 trima i ka atje dhe heziton t’i dergoje ne Shqiperi, apo nuk ka interes sot dhe i duhen kur ata te jene 80 vjec, se tani jane 60. Je lodhur shume qe ke shkruar aq gjate per CIA-n dhe Ameriken, dhe u jepni keshilla sikur ata jane axhaminj ne politike.
Lexova per kuriozitet c’ke shkruar, por ne asnje rast nuk ma mbushe mendjen.
Nje interviste e dobet. Ka ardhur koha te thuhen gjerat troc, me hollesi dhe seriozitet. Perseritja e perrallave ul dinjitetin e ” perrallaxhiut “.
Sa te veshtire e kane shqiptaret te shohin te verteten! Se kush e serviri dhe e mbajti ne fuqi Berishen eshte e qarte si drita e diellit. Intervista e Gjinushit eshte nje interviste infantile, me formulime per njerez te rrjedhur. Vetem njerez me mbeshtetje direkte nga qeveria e asaj kohe mund te merrnin inisiativen per te hapur gojen. Mos harroni qe jetonim akoma ne diktature. Jo me larg se Janar 1990 ishte denuar demostrata e heshtur ne Tirane me burgime dhe internime. Kush ishte ai trim qe ja mbante ne ato kohera te bezante edhe nje rrokje kundra regjimit? Ata qe filluan “Demokracine” ishin vetem sherbetoret e bindur te atij regjimi qe u blene me poste drejtuese sic e ka treguar historia e ketyre viteve. Por si gjithmone ky komb zgjohet me vonese, dhe si gjithmone te zgjuarit me vonese i ka ikur treni. Ne jemi te sojit qe besojme menjehere genjeshtren, dyshojme tek e mira dhe merremi me te vdekurit. Akoma bejme ham-ham kundra Enverit qe vdiq i lumtur, qe femijet ju plaken te lumtur (packa se niperit kane ca probleme te vogla si shofera taksie). Tani ne vitin 2015 duam te mesojme te verteten kush ishte Ramizi qe edhe ky vdiq i lumtur, femijet te rregulluar biznesmena ne Europe, niperit nuk besoj se punojne me taksi, etj.
Kur te faktohet e verteta mbi Saliun (eshte e faktuar qe ne dhjetor 1990) ne do na kete mbire bari mbi sy dhe do zoti femijet tane nuk do jene kaq te verber dhe nuk do humbasin jeten me histori mafjozesh qe u vune brire prinderve te tyre idealista qe sishin te zote edhe mendimet ti shkruajnin me emrin e tyre te vertete.
Per mua ka nje te vertete dhe ajo eshte;
Te gjithe ata qe filluan levizjen ne Djetor 1990 ishin te shitur tek regjimi komunist dhe spiunazhi nderkombetar. Ata per qellimet e tyre karrieriste i bene varrin atdheut dhe popullit te tyre. Ata te gjithe duhet te dalin para ligjit per korrupsion dhe krime ndaj njerezimit,
Sa i mencur ky Gjinushi . papare por nuk arrij ta kuptoj me gjithe kete zgjuarsi ka vetem 1000 fansa qe e besojne ndersa ai maloku i trashe ,spiun e nuk e di cfar epiteti tjeter keni lene pa i vene ka te pakten nja 600 000veta qe e votojne.
Gjergji ? Në lidhje me pikën 3 të komentit tuaj kam dhënë një intervistë të gjatë në “Telegraf” më 22-27 dhjetor të vitit… (nuk e mbaj mend tamam) kur erdhi Fazlliçi dhe mori pjesë në mbledhjen e një pjese të K S K të thirrur ilegalisht në ministrinë e mbrojtjes. Mora atëhere dhe kërcënime nga një funksionar i lartë i ministrisë,pjesëmarrës në atë mbledhje (nëpërmjet drejtorit të gazetës Ë. Musai). Ministër ishte F. Mediu, shef shtatmadhorie P. Qazimi. Ajo mbledhje u mbajt sekret edhe për Kryetarin e K S K z. Alfred Moisiu!? Kam zbuluar më pas se femra bjonde në krah të Fazlliçit dyshohej për agjente e udb? Muajin nuk e ngatërroj por mund të ketë qënë viti 2006 ose 2007 (dhjetor 22-27). Di shumë hollësi rreth asaj mbledhjeje. E denoncoi i pari por vetëm si mbledhje një oficer policie që ishte liruar? Faleminderit për urimet Gjergji! Edhe unë ju uroj një fundjave të gëzuar! Tung!
Nga 972 e deri tani 015 themi:Pse Hoxha beri keto qe ne nuk kuptojme se cfare ndodh sot me politiken shqiptare.Kur te hyne krimbi nuk sheton dote nga kalbesirat.
Cfare beri Hoxha . Nga 72 deri sa vdiq shkaterroje gjithcka qe arriten shqiptaret me mundin e tyre.Treguesit ekonomik dhe kulturor qe u arriten lidhen me ndihmen e vendeve te bllokut Socjalist.Mbasi mbylli syte shqiptaret ishin ne rruge tehapur e ne meshiren endryshimeve qe priteshin. Ramizi nuk mund te bente ndryshe edhe kur Perendimi po afrohej e trokiste tek dera per ndryshim.Indoqi dhe dha nje pershtypje shume te hidhur me ato cka benin udheheqsit Lindor.
Gjithe Lindja po ndryshonte e pergjakej Ramizi ,fale dhe strkturat e kompromentuar me sistemin e kalbur e pafryme ndryshimi,priste qe ndrshimet te beheshin urt e but e plot tigani.Sterrzgjatjet para revanshit per ndryshim bene qe situaten politike shqiptare ta marin ne dore agjenturat e huaja qe vepronin me vite tek ne.Ramizi donte apo zdonte do ta leshonte qe situata te rreshqiste ne duarte me ekstreme te sistemit.Qene zgjedhjet e tija s jo deshira per te parandaluar gjakderdhjen.Nuk pame levizje levizje sic ndodhi me vone ne 97 qe u gjakosem per mustaqet e Saliut.
Ramizi nga aq sa e njohe ishte per ndryshime .Ai gjate viteve 85-90 u ndesh me probleme madhore dhe skishte ku ta perplaste koken. Ne u vetizoluam dhe nuk dinim nga te shkonim.Dyert e Lindjes ishin mbyllur me kohe .Perendimi nuk dinte cte bente me tatepjeten eish vendeve Sojaliste gje qe e beri te veshtire detyren e Ramizit.Ai u mbeshtet tek ata qe i rekomanduan te tjeret qe hodhe syte nga ne.Ngjarjet tregojne se rruga jone eshte imponuar nga jashte.Deri ku shtrihen keto fije te pa dukshme nenkupohen nga deshtimet ne keto 24 vjet korrupsjoni ,kriminaliteti,abuzimesh finacjare e shkaterrime ne organet qe na lane deri me sot nje shtet e demokraci jo funksjonle.Per keto te mos kthehemi tek Ramizi por tek kamikazet qe udhehoqen demokracine e vendin pas tije.Shegjetat ti drejtojme tek kokat majmura qe skan lene gje pa bere ne sherbim te vetes,familjes e sorollopit te tyre.
Dalja para Drejtesise nxjerr ne shesh gjithe keto pyetje qe perseriten cdo dite e vite me radhe.Po se beri Drejtesia ta beje ai qe i heq ne kurriz-populli ne se ka vullnet per te ndryshuar.
Po kujt I shkoi ne mendje ti vishte me Pardesy te Bardha te gjith ato qe themeluan PD?.
Bravo Gjunush…Je burre…!
Sali Berisha eshte servirja e Xhelil Gjonit.Pyetjes se Gjinushit drejtuar Ramizit(Intervista e Gjinushit) se ku ta gjej Saliun,Ramizi iu pergjigj:E ke te Xhelili,ka tre ore qe eshte atje.Kjo perben Enigmen e Ramizit,te cilen ai nuk e mesoi dot sa qe gjalle.Konkretisht,cfar marreveshje beri Xhelili me Saliun mbrapa shpines se tij.Kete ai e morri me vehte ne varr.Tjeter Enigme nuk ka.Edhe njehere,Ramizi nuk mesoi kurre meteper se kaq,lojen e ndyre,dyfishe te Xhelilit .ne Kurriz te tij.Sa do qe te Hamendesohet ne kete drejtim,nuk ka tjeter te vertete ,pervec servirjes te Sali Berishes nga Xhelil Gjoni.
Disa nga akuzat qe ngre nje teori konspirative nganjehere lekunden ne besueshmerine e tyre per shkak te provave te pakta qe paraqesin, por shpesh ata arrijne te cajne perden e sekretit dhe te nxjerrin ne publik te verteta qe pak kush mendon se mund te ekzistonin.
Edhe nese eshte ashtu sic pretendon zotrote, servirja e Berishes te Gjoni duhet te jete bere nga eproret e “skutaristit” me prejardhje nga montenegro per te rruajtur konspiracionin. Aty ruhet dhe celesi sekret te gjihe kesaj loje perverse.
s a te thella paskan qene keto pun nje dreq e mer vesh te gjith paskan qene spiune dhe spiuni me sa di un spiunon dhe te jatin pra jan te pa moralshem ashtu si vet sistemi qe na u imponua esht i pa moralshem.Kishim degjuar qe ne kapitalizem HA NJERIU NJERINE!por atehere nuk e besonim tani po e jetojme po e provojme ne kurizin tone sidomos moshat e thyra qe tani pret me padurim i biri a bija kur do vdesin qe pastaj ti duan po dhe kete e kishim degjuar VDIS PA TE TE DUA ja po e provojme por nuk ndodhka ne te gjithe paska dhe FULLANE QE FEMIJET E TIJ BEKAN PERJASHTIME i blekerkan dhurata per 60 vjetorin me lek te nxjera me djersen B…..allit ndersa gjinushet tani bejne moralin si ateher dhe tani Sala po e njihte mire qe ne kapitalizem ska moral por para prona ryshfete dallavera shfarosje se po ky SALI ateher thriste kapitalizmi ha njeri njerine se e njihte mir sistemin dhe e cfrytezoi per mbrekulli MJER I NDERSHMI
Jane shume te sakta komentet e Pellumb zaimit dhe gjergji.
Edhe tani eshte vone po me mire vone se kurre, po citoj gjerjgin: Me vjen keq qe keta gjinushe merren akoma me histori para njecerk shekulli qe po thuhen per te 100 here dhe nuk merren me kryesoren:
Kush eshte ai lob antishqiptar i fuqishem ne bruksel dhe washington qe po mbron me cdo kusht e cmim berishen sot… ?:
KJO ESHTE CESHTJA!!!!!!
Tani qe Sigurimi te Shtetit i rreshqiti nga dora edhe PS, pas shkaterrimit qe i beri Edushka me 99-shat dhe sorristat, po mlundohen te ringjallin figurat e dhiera dhe te degjeneruara te ish-diktatures, nepermjet shpifjeve te trilluara per Levizjen e Dhjetorit 90.
Ata studente do i rrezojne edhe 99-shat, sorristat dhe gjithe morrat e kuq te pushtetit te sotem, pasi me poshteresite e tyre po ju’a kalojne edhe eterve te tyre. Gjeni vrima ku te futeni or komuniste te qelbur, ashtu si ne vitin ’92.
Mos e ngaterroni Nastradinin me Uran Kostrecin! Ti plaku megjithese te pelqen Kostreci,ai nuk ka qene asnjehere perkthyes dhe nuk njeh ndonje gjuhe te huaj.Nastradini eshte me me kulture se Kostreci dhe as ka qene dhe as eshte paterice e llumit te Vucidolit,si Kostreci.
O zoti Agim Hamiti,po na u bere si Andon Ledhi,nuk ka koment ku te mos duket ajo adresa jote me ca sigurimsa alliene,qe qenkan zhdukur si UFO nga DSJ e Ilir Hoxhes.Po Ilir Hoxha po te ishte nga ata burra qe thua ti e kishte vrare 100 here malokun Sali,se e futi ne burg kot fare!