S’kemi parë gjë akoma

redaktor

Letër e nënshkruar,

Vasil Puci

 

Në një seancë të parlamentit Edi Rama tha kështu si fola në fillim. Njëfarë Edi Paloka kryetar grupi demek foli: E shikoni ç’thotë Rama ? Ai do të shkatërrojë opozitën e na thotë s’keni parë gjë.

Në pamjen e parë edhe ne si Paloka s’po e kuptonim. Pastaj e kuptova ku e kishte Rama. Edi Rama donte të thoshte: Qeveria Berisha ka krijuar një dëm të madh ekonomik; 70 % e energjisë vidhej e s’paguhej; 1600 subjekte shtetërore e private nuk derdhnin sigurime shoqërore në shtet dhe akoma nuk e dime ku kanë shkuar. Policia, administratat, tatimet nuk paguanin ujët e pijshëm. Nuk ishin paguar punët e kryera le pastaj universitetet private.

Në këto kushte shteti duhet të bjerë. Nuk ka fuqi paguese dhe shkon në kolaps. S’bëhet fjalë për trimëri socialiste demokrate e republikane. Po kush e drejtoi shtetin ekonomikisht, Berisha, Bode, Shehu e të tjerë që janë gjallë e dalin ëe konferenca shtypi. Bankën e vjedhur e drejtoi Fullani që shkoi në ballon gala. Lazaratin e diktonte Berisha siç tha vetë se nuk donte të ndërhynte, arkivi ishte Berisha dhe ne të tjerët jemi miza. Për të paguar këto dëme fajin e ka populli. Gjykata nuk di si u vodh banka, ajo nuk di ku shkuan lekët e sigurimit shoqëror, ajo nuk di si u vodh energjia, rrugët e kombit.

Ato që nuk i di gjykata ka dashur të thotë Edi Rama që s’keni parë gjë akoma. Të gjitha i pamë e dëgjuam. Ky duhet të jetë fundi.

Share This Article
1 Comment
  • kam frike se skemi pare vertet gje akoma…. do na duket sicilia asgje, se cfar mostre kemi sajuar keto 22 vite,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *