Eriona Shehu, ish-spikerja e lajmeve në Top Channel, e cila prej shumë kohësh ka hequr dorë nga televizioni duke iu përkushtuar profesionit të saj, si mjeke dermatologe, ka bërë një reagim të ashpër në rrjetin social. Shehu, në fund të ditës së djeshme, teksa mesa duket ishte tejngopur deri në bezdi me informacione që i vijnë nga media në lidhje me jetën luksoze të disa personazheve të njohur poston një shënim në profilin e saj në Facebook.
“Po sa ka si kjo individja që na shuplakojnë përditë me luksin e tyre! Media rend t’i intervistojë duke i ofruar si model. Dhe habitemi me rrugën e keqe dhe të shkurtër përmes së cilës rinia e sotme do të pasurohet. Njerëzit që punojnë, të rinjtë që studiojnë e bëjnë shumë sakrifica nuk janë «interesante» për faqet e gazetave dhe Showbizin Shqiptar. Interesante janë vetëm këto broçkulla njerëzore dhe jetesa e tyre luksoze që na pështyjnë përditë e më shumë! Ndjehem krenare për pacientet e mia, mikeshat e mia, vajza te reja, që punojnë, studiojnë e ja dalin mbanë duke mbijetuar në këtë vend që të sheh nga “firma” që ke veshur dhe në varësi të çmimit të saj të thur edhe lavdet! Përbuzje për këto “bukuroshe kokëboshë” që e dëmtojnë rëndë shoqërinë shqiptare me ekcibizionizmin e tyre të sponsorizuar nga paaftësia dhe mungesa e vlerave”! –shkruan Eriona.
Ne nuk kemi çfarë i shtojmë komentit të doktoreshës, por… Edhe një këshillë për të. Mos lexo broçkulla.

Bravo Eriona Shehu , kete mendim ka shumica e njerezve te drejte e te mencur, por kur themi ndonje fjale apo kritike, nambysin me ofendime.Sot vleresohet me shume Armina Mevlani se vajzat e mira qe studiojne e bejne jete te thjeshte e te ndershme .
Jam ne nje mendje me Erionen,sot ( jo me per cudi,sepse sot eshte bere normale) vleresohen e behen persona publike me pushtet,bukurosh e bukuroshe kokeboshe.Aresyeja dihet:
Pushtetaret atje lart (ministrat ) te mund ti perdorin e ti kene nen kembet e tyre per zbatimin e urdherave absurde qe bien ndesh me ligjin,nje i afte e kokeplot nuk e ben nje gje te tille,sepse bie ndesh me aftesite e tij intelektuale , drejtuese dhe profesionale
E po me mire te dish apo te kesh?. Edhe pse te gjithe thone e para eshte me mire, ne fakt lakojne dhe duan te dyten. Eshte bote materialiste kjo qe po jetojme o biri i xha Jahos dhe Leku te thyen koken. Ju kujtohet ai fatkeqi ne kontenier qe dha fiksi para ca ditesh? Recitoi fjalet e Migjenit per mjerimin … Eh Armina Mevlani mbase nuk e ka idene se kush eshte Migjeni se e harxhon kohen para pasqyres dhe nuk i prish pune mungesa e intelektit. Po ketij fatkeqi cfare morali ti ofrojme per intelektin qe ka edhe pse jeton ne kontenier?
mos i shkruani ju te DITES qe mos ti lexojm ne . Me kete llogjik , ju na vendosni para faktit te kryer gazeta eshte e imja shkruaj qfar me pelqen mua . Por a eshte ky misjoni i gaz>? Zonja ka te drej, ju me keto shkrime krijoni nje lloj qoroditje ne brezin e ri me mendimin se luksi kriohet vetem duke qen artis ose futbollist , duke harruar se me pune mud te kesh nje jet te lumtur , pse jo edhe me luks .SHkruani per njrez qe me pun te ndershme , jetojn mire dhe te lumtur
Nderime Eriones qe sulmon kete maskarade “bukuroshesh kokezbrazura”. Perkrah “sulmin” e kujtdo ndaj ketyre kurtizaneve qe na ndyen gjthcka tjeter normale!
BRAVO VAJZ ME KEMB NE TOK
Ndersa mua me pelqeu shume verejtja e administatorit i cili me te drejte thote se asnjeri nuk te detyron te lexosh keto broçkulla qe nuk te pelqejne.
Po çmimet si i ka kjo dermatologja,a e di ndonjera?Ja vlen te shkojme per ndonje problem dermatologjik ?FLM per ndonje qe mund te me jape ndonje informacion.
Kështu është me çupë ,por ja që paska shumë njerëz mëndjelehtë në Shqipëri që rrinë dhe lexojnë këto lajme ose blejnë këto Revista.
Ty të lumtë sepse jeton me këmbë në tokë, dhe nuk fluturon me Presh në B@thë si shumica e Rinisë Shqiptare sot.
Mos e keni gje fjalen per missin me jetegjate valbona selimllari? Jo,e keni gabim.Ka lindur tre femije ne epruvete.
Eshte politike dhe eshte boterore. Edhe ne Perendim i bombardojne njerezit me Kim Kardashian, Paris Hilton,Justin Bieber etj etj. Edhe ne kemi Qerretin, Anxhelen, Kallashin, Ciljeten etj etj. Qe tu heqin vemendjen nga problemet e perditshme, qe tu thone se ja si disa ecin ne jete, ndersa ju qe ankoheni e keni fajin vete. Shplarje trush dhe degradim i shoqerise – me pak fjale.