Policia italiane kapi një grup trafikantësh në Aquilano, që kishte një mënyrë të veçantë për të bërë tregti me drogën. Rrjeti parapëlqente që në vend të parave nga femrat që kërkonin kokainë, të merrnin favore seksuale. Policia bëri zbulimin me anë të përgjimit të telefonatave. “Dëgjo këtu. Dua të bëjnë çdo gjë me ty sonte. Je dakord?”, i thotë trafikanti. Më pas “pazari” i kokainës mbyllej me një natë në dhomën e ndonjë hoteli. Pjesë e grupit sipas medieve italiane, janë dhe shqiptarët Elis Llambi, 24 vjeç, Denis Nukaj, 28 vjeç, Elton Llanaj, 33 vjeç dhe Redon Bega, 23 vjeç.
Tiranë, 4 shqiptarë në rrjetin trafikut, shkëmbenin drogën me prostitucion

Kete demokraci solli Berisha shife buqen fix si Gita e babit.rroft Liria.
Si s’u lodhet ,o xhelozi,o ligesi shqiptare?!C’eshte kjo indiference e pjeses se shndoshe te shoqerise ecila duhet te shprehet ne mase per te mundur negativitetin?Neser mund te te bjere ty te te masakrojne dhe atehere do jesh i vetem!