S’janë emra arabë për hir të arabizmit

redaktor

Dërguar me SMS

në numrin e redaksisë

 

Përshëndetje DITA. Ka ca injorantë pseudo-nacionalisto-evropianistë pa shtyllë kurrizore. Lexova një prej tyre që thoshte që në Maqedoni shqiptarët u vendosin fëmijëve emra arabë (?!). Po ata nuk janë emra arabë për hir të arabizmit por emra të personazheve të Kuranit dhe këta emra përdoren nga të gjithë myslymanët në të gjithë globin. Kjo praktikë është mëse normale për besimtarët myslymanë dhe ne e dimë shumë mirë që në Maqedoni ka goxha komunitet besimtarësh.

Unë vetë jam ateist i thekur e megjithatë nuk ia lejoj vetes të komentoj preferencat e besimtarëve për emra. Është pikërisht dallimi fetar me sllavët ai që na e ka mbajtur gjallë identitetin Shqiptar dhe nuk ka lejuar zhdukjen e tij.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *