Milan humbet me Atalantën në ‘San Siro’, Napoli fiton me Lazion në Romë

redaktor

Milani nuk ndalet … nga zhgënjimet dhe forma e dobët këtë sezon, pasi ka pësuar humbjen e pestë.

Kuqezinjtë humbën me rezultat 1-0 nga skuadra e Atalantas në “San Siro”.

Pjesa e parë ishte mjaft e hapur, me një Atalantë që sulmonte me kundërsulme. Dhe, në minutën e 33’ të takimit, Germain Denis shënon për të kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Deri në fund të takimit, Milani ishte i pafuqishëm të bëjë diçka më shumë, duke pësuar një humbje tjetër dhe duke vërtetuar krizën në këtë sezon.

Pas 19 ndeshjeve të luajtura në këtë sezon të Serie A, djemtë e Inzaghit janë në vendin e nëntë me vetëm 26 pikë, duke qëndruar kështu shumë larg vendit të tretë të tabelës që mbahet nga Napoli me 33 pikë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *