Sekretari i jashtëm britanik, Philip Hammond, dhe sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, do të jenë mikpritës të takimit në Londër më 22 janar, me anëtarët e koalicionit kundër grupit militant, Shteti Islamik (IS).
Zyrtarët thanë se në takimin njëditësh do të marrin pjesë ministrat e jashtëm të 20 vendeve, përfshirë edhe ato arabe. Sekretari Hammond i tha gazetës londineze, “Daily Telegraph”, se takimi do të jetë “një mundësi e rëndësishme për të analizuar dhe vlerësuar progresin e bërë deri tash në përpjekjet tona të përbashkëta për ta luftuar këtë ideologji helmuese” të IS-it.
Shpallja për mbajtjen e këtij takimi u bë pas takimit të presidentit amerikan, Barack Obama, dhe kryeministrit britanik, David Cameron, në Uashington, më herët këtë javë.

CFARE NEVOJE KA KETU PER TU MBLEDHUR.
LUFTA FILLOI PER TE RREZUAR ASSADIN DHE VAZHDON NE ALEANCE ME ASSADIN PER TE LUFTUAR ATA QE DUHET TE RREZONIN ASADIN.
EDHE NJA 5 MBLEDHJE TE MEDHA DHE 20 TE VOGLA DHE ZGJIDHET SI MUHABET.