EPOPEJA E KUSARËVE
Pjesa e dytë
Atdheu ka qënë,
Naim e Sami,
tani mund të quhet,
Xhuvel e Sali!
Atdheu ka qënë,
Abdyl e Xhuvan,
tani mund të quhet,
palo Neritan!
Ka qënë Çerçiz,
dhe Bajo me fletë,
tani quhet Tavo,
edhe Ilir Metë!
Dikur quhej Noli,
që Shekspirin ngjalli,
sot për turp të botës,
quhet dhe Topalli!
Dikur quhej Fishta,
Mjeda dhe Migjeni,
sot janë vënë në radhë,
legen pas legeni!
Dikur kishim burra,
fin dhe elegantë,
sot na kanë zënë frymën,
qindra injorantë!
Qindra injorantë,
mbledhur në një qyp,
që s’dinë të shkruajnë,
as të flasin shqip!
Në qyp të Saliut,
pisllëku u fut,
pakëz mjaltë në krye,
më poshtë llum e mut!
Këta të mjeruar,
të gjithë quhen koka,
Idriz marangozi,
dhe mekanik Ndoka!
Në vendin e trurit,
tallash ata kanë,
s’u binde o popull,
sa të trashë që janë!
S’u binde o popull,
se nuk kanë kut,
se një burrë i ditur,
s’bëhet kurrë hajdut!
S’u binde o popull,
që janë llamarinë,
një burrë me kulturë,
s’e njeh babëzinë!
S’u binde o popull,
njëzet e dy vjet,
injoranca vjedh,
injoranca vret!
Vetëm injoranca,
rri kaq e ngrehosur,
Shqipërinë e shkretë,
keq e ka karfosur!
As Saliu s’është,
ndonjë burrë i zgjuar,
flet veç marrëzira,
me këmbë e me duar,
Gjithë qirinjtë e trurit,
me kohë i janë fikur,
krejt çati e kokës,
me kohë i ka ikur!
Tash e komandon,
instinkt’ i hajdutit,
qepur pas pushtetit,
si miza pas mutit!

vargje me shume vlere……….
Ke te drejte z.Duka. I kane zgjedhur me qellim injorante e analfabeta sepse vetem ajo kategori e shoqerise mund te arrij te firmos cdo gje me sy mbyllur, dhe i bien ne top arkave te shtetit.
Kjo eshte analize e plote.
Arben Duka ti je kirurgu i Shqiperise se semure.
Sokrati, me i madhi i Filozofise se lashte,i quajtur Babai i te gjitha rrymave te Filozofise, Etikes dhe Moralit, la nje mesim te madh Njerzimit, duke thene:
PADIJA ESHTE ZANAFILLA E TE GJITHA TE KEQIJAVE!
Ndaj ke plotesisht te drejt i dashur Poet,
kur krahason korifejt e Kultures shqiptare,
me injorantet dhe alabaket qe kane rrembyer sot Pushtetin ne Shqiperi!
Nuk mund te perparoje kurre Shqiperia me Sali Barbarin, Zhelefine Kameleonen,
Bode Mustaqedhjamin dhe ushtarin e Saliut, “Bujari ju degjon”….
Vetem mendjet me te ndritura te kombit,
qe mbi çdo gje kane Perendi Shqiperin, mund ta çojne Kombin tone perpara!
Por fatkeqsisht, qeverisin kusare, kriminele, dallaveraxhij, te korruptuar dhe injorante
qe “duane shtate kobure tu hapesh kapakun e kokes”!…
Pena Top, Poetit qe jeton me hallet e shqiptareve sot!
gjirokasra ka shume male me i larti eshte arben duka poezite e tij jane me te goditurat
Z.Duka uroj qe te te lexojne edhe analfabetet qe sot kane mbushur kete vend.Uroj nga zemra qe shendetin e mendjen mos te ta semuri kurr perendia qe te ka krijuar si meshirim i drites ne kete vend qe e ka pllakosur nata prej mese 22 vjetesh,duke bere te mundur qe te zezes ti thone e bardhe e anasjelltas.Pergezime
i nderuar zoteri,
si njohes i mire i realiteteve
dhe si parashikues i mire a mund t’na tregosh se sa %mundesi ka tjetersimi i rezultatit te ketyre zgjedhjeve ,si rezultat t vjedhjes se votave ?
si e mendon ti parandalimin e kesaj gjeje ?
Te lumte penda vella ARBEN. 10 strofa te tuat sa nje milion komente tonat. Zoti ju shtofte jeten e vella i talentuar. U shtofshin poetet si JU!
Z. Arben , te njoh nepermjet vargjeve, je madheshtor
Brilante, sidomos strofa per Jozin, se ate e kam pike te dobet, sidomos kur kerceu me gjimnazistet si adoleshente.