Pirro Dhima do të jetë sërish kandidat i PASOK-ut në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në Greqi.
Ai u zgjodh deputet në zgjedhjet e kaluara dhe madje kryesonte listën e kandidatëve të PASOK-ut.
Atleti me origjinë shqiptare ka qenë zgjedhje personale e kreut të PASOK, Evangelos Venizelos, i cili ka vendosur ta kandidojë sërish atë.
Pirro Dhima është një nga sportistët më të suksesshëm të Greqisë dhe ka mjaft ndikim në këtë vend.
