Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, kërkon pagesën e kontributeve shoqërore.
Përmes një letre, ai u rikujton të gjitha subjekteve që cilat nuk kanë paguar apo janë me vonesë në pagesën e kontributeve, të shpejtojnë për t’i kryer këto pagesa brenda 15 shkurtit.
Në të kundërt, sipas Veliajt, qeveria do të ndërmarrë një aksion të gjerë për të ndërhyrë sipas ligjit.
“Mospagimi i kontributeve për vartësit tuaj është një shkelje e rëndë e të drejtave të punonjësve”, thotë Veliajt në letrën e tij.
Ai shprehet se se borxhi i buxhetorëve është sa 1/5 e borxhit të sektorit privat.
Veliaj shprehet në letrën e tij se afati maksimal për pagimin e kontributeve është 15 Shkurti.
“Pas kësaj date, Qeveria do të ndërmarrë një aksion të gjerë për të ndërhyrë sipas ligjit në të gjitha rastet ku do evidentohet mospagesa apo vonimi i pagesave për kontributet shoqërore”, përfundon Veliaj

Nuk punon serveri per t paguar sugurimet shoqerore
Djali i shqipes oficere sigurimi ne ushtri
PYETJE QË DO T’IU PËRGJIGJET KOHA…
Realiteti shqiptar po i ngjan gjithmonë e më shumë një seriali filmash western.
Kur Berisha denoncoi trafikun e drogës me aeroplan (që kishte lulëzuar prej shumë kohësh, vetëkuptohet), pjesës më të madhe të shqiptarëve kjo iu duk si përçartje e tij nga dëshpërimi për humbjen e pushtetit. Duke përfituar nga një klimë e tillë sociale, ku besohet gjithçka përveç të Vërtetës, ironiku Rama u kundërpërgjigj se «plakut të SHQUP-it i ishin dukur mushkonjat avionë». Mirëpo, për fatin e keq të kryeministrit shakaxhi, mushkonjat nuk ngecin në rërë, ndërsa avioni ngeci dhe ai nuk mund të thoshte se ishte mushkonjë. Pas skeçit të shëmtuar me ngarkesën e avionit të ngecur në Divjakë, u dhanë edhe emrat e pilotit dhe shoqëruesit të tij dhe u tha se do t’iu dorëzoheshin organeve kompetente. Mirëpo tek «organet kompetente» humbasin gjithmonë gjurmët e keqbërësve në Shqipëri. A keni parë ndonjëherë në televizion të shkatërrohet prej policisë droga që u është sekuestruar trafikantëve? Ku shkon ajo?
I çuditshëm qe në atë rast edhe qëndrimi i Aleksandër Arvizus, i cili, gjatë viteve që përfaqësoi SHBA në Tiranë, e trajtoi dinjitetin e Shqipërisë njësoj si atë të Olta Gixharit në mbyllje të karrierës së tij. Në fillim ai kritikoi Berishën për «qëndrim të papërgjegjshëm në dëm të sigurisë kombëtare [Buall!]», ndërsa kur ngeci balloni në rërë u kujtua të deklaronte se «kjo çështje duhet hetuar seriozisht». Por a u interesua vërtet ai [si ambasador-guvernator që ishte] për «hetimin serioz» të asaj çështjeje? Po të ishte interesuar për një hetim të tillë dhe të ndeshte në mospërfilljen e zërit të tij (dmth zërit të DASH) prej autoriteteve shqiptare, reagimi i tij dhe i eprorëve në Washington nuk do të kishte munguar. Ata heshtin vetëm kur punët shkojnë siç duan Ata. Po cili ishte interesi i tyre që Shqipëria të bëhej një Kolumbi ballkanike, siç është bërë realisht që nga koha e diktaturës?
Kur rrini e ngroheni në diell, o shqiptarë, përpiquni t’ia jepni vetë përgjigjen kësaj pyetjeje, se do t’ju zërë truri dhjamë duke mos e vënë në punë fare. Unë po jua thjeshtoj pak ekuacionin. Kur bëhet fjalë për trafik droge të përmasave të mëdha (me avionë), duhen partnerë të fuqishëm për qarkullimin ndërkombëtar të saj. Këta partnerë enigmatikë nuk janë grupime mafiozësh të çfarëdo niveli qofshin, por segmentë të posaçëm shërbimesh sekretë të shteteve të fortë që luajnë rolin e katalizatorit për funksionimin e trafikut botëror të drogës, duke përfituar shteti përkatës pjesën e luanit. Pablo Escobarët & Co janë kapitenë që vihen në veprim prej gjeneralëve të errësirës… Kjo është dhe arsyeja e vërtetë pse trafiku botëror i drogës (industria më fitimprurëse) jo vetëm që nuk zhduket, por vjen duke u fuqizuar.
E kuptoni tani pse Ermal Ilir Hoxha (i biri i «Dofenit») rezulton të jetë një nga bosët e drogës në Shqipëri, i mbështetur edhe nga pinjollë të tjerë të familjes së degjeneruar diktatoriale? Duke qenë për shumë vite në krye të DSJ («aleate» e MI6), Ilir Hoxha kontrollonte edhe trafikun me përmasa të mëdha të drogës që organizonte diktatura enveriste. Rrjedhimisht djali i tij, Ermali, e ka gjetur postin gati dhe ka qenë i mirëpritur në rrjetin ndërkombëtar falë mbresave të mira që kishte ajka e mafies botërore për gjyshin dhe babanë e Ermalit.
Po pse kjo rënie e papritur nga vakti e familjes agjenturore Hoxha, pas 7 dekadash të lulëzimit të saj antishqiptar? Faktorët janë kompleksë e me ndikim të ndërsjelltë, por shkaqet realë gjenden në përgjigjet që do t’iu japë koha pyetjeve të mëposhtme. A mos vallë marrëveshja tripalëshe (CIA, MI6, DSJ) e nënshkruar nga Ilir Hoxha në ambasadën amerikane në Londër ka qenë e vlefshme për 30 vjet (1984-2014) dhe fillimi i këtij vit nisi me ciklonin anti-Hoxhë? «Ne nuk kem as miq e as armiq të përhershëm» – kjo është deviza amerikane për marrëdhëniet me të tjerët. A mos cilësimi «Monstër» i katilit diktator prej A. Arvizù, ditët e fundit të qëndrimit të tij në Shqipëri, ishte një mesazh i DASH për mbylljen e «epokës Hoxha»?
Ka edhe faktorë të një natyre tjetër, që duhen marrë në konsideratë. PS trashëgoi gjithçka nga PPSH, deri edhe trafikun e drogës e laboratorët e përpunimit të saj si burim financimi i jashtëligjshëm, të administruar gjithmonë prej familjes Hoxha. Pra, historia e PS mbetet në të gjithë elementët e saj si vazhdim i historisë së PPSH. Meqenëse si PS edhe PD i mbrojtën politikisht titullin «Hero i Popullit» diktatorit terrorist Hoxha, Washingtoni mund të bëhet shkak që ai të gjykohet si kriminel ordiner – si terrorist e drogaxhi që ka bashkëpunuar me Farkët e Kolumbisë dhe Kubën Kastriste, duke ua lënë trashëgimi edhe pasardhësve këtë veprimtari të ndyrë kriminale. Në këtë mënyrë krimineli Hoxha do të përfundonte në koshin e plehrave ordinerë të Historisë, së bashku me familjen e tij perverse. Amerikanët kanë përvojë në këtë drejtim. Mbahet mend arrestimi dhe dënimi prej tyre i Manuel Noriegës (ish-president i Panamasë) me 130 vjet burg si drejtues i një prej karteleve më të mëdhenj të drogës në vitet ’80.
Me sjelljen e tij prej aventurieri, Rama po ndikon pa dashje në krijimin e koniukturave për ndëshkimin e trashëgimisë toksike Hoxha. Kryeministri shqiptar jo vetëm që nuk po hedh asnjë hap për ndëshkimin e megakorrupsionit (prioriteti nr 1 i qeverisë amerikane, sipas ambasadorit të ri në Tiranë), por policia gjermane, Interpoli dhe Europoli ndeshën në mungesën e vullnetit të tij për goditjen e grupit mafioz të Laboratorit modern të drogës pranë Labinotit (i cili nuk është i vetmi). Atyre u desh që ta shmangnin Saimir Tahirin (për mungesë besimi) dhe të bashkëpunonin direkt me Prokurorinë e Krimeve të Rëndë. Një gafë tjetër e Ramës është edhe «hedhja e dorashkës» që u bëri Perëndimorëve me ofertën ndaj kinezëve për portin e Shëngjinit. Të bësh lojna të tilla me Washingtonin dhe Brukselin (që të mbajnë gjallë), në një kohë që tankset rusë ndodhen në Ukrainën Lindore, Serbia deklaron përditë «Kosova është krahina jonë», Greqia nuk dihet ç’rrugë do të marrë në zgjedhjet e fundjavës, terrorizmi po e shqetëson mjaft BE dhe euroja nuk po del nga kriza, është shumë më tepër se një aventurë diletanti në politikë. Dhe Ata dinë më mirë se kushdo të t’i thyejnë turinjtë, siç e meriton. Ndërsa pas Konferencës së Berlinit për Ballkanin (ku Merkel e çoi në podium Palloshin tonë) dhe vizitës butaforike në Beograd, Rama përjetonte një prestigj të pamerituar, sot ai përjeton një nokdaun të vërtetë politik, i cili është vetëm fillimi i një periudhe shumë të vështirë për të. A do të pranojnë «gjykatësit» që të numërojnë deri në dhjetë, nëse Rama mund të përmendet, apo do ta përmendin thjeshtë për t’i dhënë ndonjë goditje tjetër që të përfundojë në nokaut të pashpresë? Në këto rrethana, kryeministrit euforik shqiptar i përshtatet shume thënia popullore: «Kur i vjen ngordhja qenit, shkon e urinon tek dera e xhamisë». Megjithëse vetëm para pak ditësh koalicioni qeveritar ngjante si një ortek i papërballueshëm prej bluve në zgjedhjet e afërta lokale, Rama dhe të tijtë janë përfshirë prej etheve të pasigurisë për të nesërmen dhe qershori tashmë u duket larg. I zuri gjaku i mohuar e i tallur i viktimave të 21 janarit në katër-vjetorin e asaj masakre (kokëpalarët e Ilir Metës!). Edi e Mozi janë qartësisht bashkëpunëtorë me Berishën në ato vrasje, prandaj ish-kryeministri i 21 janarit nuk e pati fare problem ta trajtonte si deshi atë çështje, deri edhe në mospërfilljen e rezultateve të ekspertizës së FBI.
Janë «të shkathët» shumë Edi, Mozi e Saimiri (me «Dofenin» sufler), për «të tribluar Brukselin e Washingtonin», por kanë zgjedhur një moment delikat për lojën e tyre kriminale. Shtypi perëndimor njoftoi rishtas një lajm jo pak të habitshëm edhe për atë vetë: në këtë situatë aspak rozë, amerikanët do të tërheqin nga Evropa 15 baza ushtarake. Në rrethana të tilla, BE është i detyruar të veprojë energjikisht për pastrimin e «zonave të infektuara» përqark tij, që i dobësojnë sigurinë mbrojtëse. Policia gjermane dhe Europoli nuk kanë kohë për të humbur me mafiozët e Tiranës dhe hapat e tyre do të jenë të vendosur. Brukseli nuk do të japë më udhëzimin rutinë «luftoni korrupsionin!», por do t’ia përplasë mbi tavolinë Ramës provat se «Rilindja» është thjesht riciklim i mafies enveriste në të gjithë komponentët e saj.
Cila do të jetë seria e ardhshme e westernit shqiptar?
E po te hengert goja mjalte more Agim, po shiko se ketu nuk eshte tema qe shkruan ti. Ketu eshte cuni i majores se sigurimit qe do tu marri shtepiat te gjithe atyre qe nuk pagujn driten.
Tashi po tremb biznesmenet. I duhen leke ketij se ben dasma me 2000 te ftuar.