Vargje të nënshkruara
Koli J. Dano
Shqipëria kokë lartë
Duartrokitet nga Parisi,
Shtet e fe “folën” qartë:
Sfida jonë: terrorizmi!
Me ortekun një milionësh
Ish dhe zot’ i gjithësisë,
Nën krahët e shqiponjës
Edhe “Shenjtorët e Lirisë”!
Se bekimin midis ballit
Ua kish dhënë vëllazëria,
Sepse feja e shqiptarit
Është dhe mbetet Shqipëria!
Obelisk brez pas brezi,
Semafor nëpër shekuj,
Fen’ e kemi “Zojë Universi”
Derdhëm gjak e s’u bëmë lepuj!
