Zemërthyera ime

redaktor

Letër e nënshkruar,

Preng Pjetri

 

Toka e atdheut tim paksa zemërthyer

Flet natë e ditë me vetveten

Dikush nga bijtë faqen ja ka përlyer

E brenda dosjeve ja fshehin të vërtetën!

 

Toka ime, prona e shenjtë e të parëve tanë

Pre e urithave tinëzare ka rënë

Hiç për zemërthyerën s’po ju bëhet vonë

Shtatë herë në ditë bëni be në të rrenë.

 

Mos u trishto zemërthyera ime

Askush s’do të shkeli mbi kurmin tënd

Pjesët e gjymtuara merri nga vetvetja ime

Emri yt në zemrën time është gdhënd!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *