Xhihadistë shqiptarë bazë edhe në Itali, bëjnë rekrutime për ISIS

redaktor

Hetimet e antiterrorizmit në Itali kanë zbuluar ekzistencën edhe të një celule të xhihadistëve shqiptarë.

Bëhet fjale për një grup shtetasish shqiptarë dhe kosovarë që jetojnë në vendin fqinj, me lidhje në vendet e origjinës, e që sigurojnë vullnetarë, luftëtarë për shtetin islamik në Siri.

Sipas mediave italiane, grupi ka 4 baza në Romë, Siena, Luca dhe Milano, dhe pjesëtaret e tij konsiderohen shumë të rrezikshëm.

Detyra e tyre është të rekrutojnë persona të përshtatshëm për indoktrinim dhe më pas dërgimin e tyre në territoret e ashtuquajtura të xhihadit për të luftuar dhe mbrojtur shtetin islamik, ose thënë ndryshe për të krijuar një ushtri në mbrojtje të tij, raporton Vizion +.

Kjo organizatë ka sipas hetuesve edhe detyrën e menaxhimit të pjesës logjistike, sigurimin e pasaportave, dokumenteve false apo të vjedhur përmes vendeve të Ballkanit dhe Lindjes së Mesme.

Sipas medieve italiane, ky fenomen është prezent prej disa kohësh edhe në Shqipëri dhe Kosovë, ku kanë nisur hetimet për të zbuluar zinxhirin e rekrutimit dhe financimit.

Sipas një analize të vitit të shkuar të faqes informative Cosmonitor.com, janë rreth 150 shtetas kosovarë të lidhur me rrjetin xhihadist të ISIS në Ballkan dhe nga hetimet u zbulua se dy imamët e vetëshpallur Genci Balla e Bujar Hysa ishin personazhet kyç të aktivitetit të rekrutimit dhe kishin kontakte me financuesit në Shqipëri dhe jashtë saj, veçanërisht në Kosovë dhe Maqedoni.

Në veçanti shfaqet figura e Ebu Usejd nga Elbasani, që i kishte financuar dy imamët për të dërguar në Siri islamistë shqiptarë.

Në një nga lagjet periferike të Romës është zbuluar baza mbështetëse e grupit, por vështirësia sipas burimeve të antiterrorizmit mbetet zbulimi i individëve që i afrohen grupit dhe vendeve ku ata mblidhen, pasi xhamitë dhe qendrat islamike konsiderohen tashmë vende ne rrezik për grumbullime të tilla.

Përgjithësisht, në vend të xhamive përzgjidhen lokale publike, që menaxhohen nga shtetas kinezë, të cilët nuk kanë dijeni për to.

Duket se falë rekrutimit dhe mbështetjes logjistike të zinxhirit ballkanik, nga Italia janë nisur drejt Sirisë 59 luftëtarë të huaj për të luftuar.

Share This Article
10 Comments
  • Mendoj se duhet gjetur nje menyre zgjidhje asnjehere rruga e forces me shume keqsohet gjendja.Ju beje thirrje pushtetareve te marrin vendime tolerante.Te filloj nj nje bisedim keni per te pare rezultatet e para pozitive.Kam shumë besim.

  • PO KU KA POPULL ME IDIOT SE SHQIPTARET, MERCENAR KANE QENE GJITHMONE , TE ME THOT NJERI SE CILI POPULL NE BOTE KA BERE LUFTE PER TE TJERET SIC KEMI BERE NE Nè SHEKUJ.

  • E turpshme kjo qe po ndodh me shqiptaret….
    Ja keto pasojat e ngritjes xhamive si kerpudhat!
    STOP XHAMIVE!
    DUAME S H K O L L A !
    Edhe po u ndertuan kisha, le te ndertohen, ato kane qene ne Tradite!
    Xhamit ne Shqiperi e Kosove i pruri pushtuesi otoman!….

  • Po mbajte mjekerr sot e shkove ne xhami e hongre(agjitacion e propagande alla demokracie) , por po u them ketyre çunave mbani briskun gati e boheni faqen tas si Selim Muça se ndryshe gjithe jeten me pergjus mbas bythe do jeni

  • lajmi eshte sipas mediave italiane………..pastaj vizion+……….pastaj prap mediave italiane……….cosmos.com.
    Lajme shqip……1.000.000%i pa vertetuar,shkruaj te shkruajme,se dicka duhet shkruajtur………..
    Vetem shqiptareve se ha dhe shume palla per FE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *