Luis Figo: Në kohën time kishte lojtarë më të mirë se Lionel Messi e Ronaldo

redaktor

Ish-futbollisti portugez, Luis Figo gjatë një aktiviteti publicitar ku foli për gjendjen aktuale të dy ish-klubeve të tij Realit dhe Barcelonës, vlerësoi gjithashtu dhe dy ikonat e futbollit të sotëm Cristianon dhe Messin, por theksoi se në kohën e tij ka patur lojtarë edhe më të mirë.

“Reali po luan mire dhe pavarësisht eliminimit nga Kupa, ne kampionat po ecën me hapa gjigantë. Barcelona është në gjendje të fitojë të tre trofetë, ka lojtarë me cilësi dhe një trajner të aftë. Reali dhe Barca, janë si dy perandori në futbollin botëror. Sa për Messin dhe Ronaldon e kam thënë gjithmonë se janë lojtarët më të mirë në botë, por unë besoj se në kohën time ka pasur futbollistë shumë më të mirë”, u shpreh portugezi.

Ne vijim Figo bëri dhe një batutë lidhur me skuadrën që do të fitojë Champions League. “Unë mendoj se Championsin këtë vit do ta fitojë Reali… Barca… Bayerni… Chelsea… përtej shakasë, vështirë se mund të thuash emrin e një skuadre të veçantë, pasi të gjitha ekipet janë në formë të shkëlqyer”, tha Figo. Në fund 42-vjeçari bëri të ditur se nuk ka asnjë mundësi që në të ardhmen ai të ulet në stol si trajner, pasi diçka e tillë nuk ka qenë asnjëherë në planet e tij.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *