Mazhoranca, afat presidentit për ambasadorët. S’do emërohen më nga politika

Bledar Lumani

Mazhoranca ka parashikuar disa ndryshime në ligjin për miratimin apo lirimin nga detyra e ambasadorëve.

Në ndryshimet e parashikuara në projektligjin “Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë”, mazhoranca ka vendosur afate për kohën e emërimit të ambasadorëve.

Sipas ndryshimeve, presidenti duhet ta miratojë apo lirojë një ambassador, brenda 20 ditëve nga kërkesa e marrë.

Deri më tani, presidenti nuk ka pasur asnjë afat për këtë gjë.

Ndërkohë, propozohet gjithashtu që ambassador të mos emërohet asnjë person që ka qenë pjesë e një partie politike të caktuar.

Edhe personat që vërtetohet se kanë qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit, përjashtohen nga mundësia për t’u emëruar ambassador.

 

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *