Linda Halimi tenton famën në SHBA

Bledar Lumani

Këngëtarja shqiptare Linda Halimi kërkon famën në Amerikë nëpërmjet spektaklit të njohur mbarëbotëror “TheVoice”.

Linda Halimi filloi karierën në edicionin e 3-të të emisionit talentshow “Ethet” ku ishte një nga finalistet.

Nga ai festival Linda gjithashtu mori pjesë edhe në Top Fest, në vitin 2007 ajo u shpall fituese e çmimit “Best New Artist”, në vitin 2008 ajo mori pjesë në festivalin “Rock Për Rock” ku mori vendin e 2-të, gjithashtu mori pjesë edhe në edicionin e 5-të të “Top Fest” ku u shpall fituese e çmimit nga “Vodafone Club” dhe në edicionin e 6-të të “Top Fest” në vitin 2009 Linda u shpall fituese e çmimit të madh.

Gjithashtu në vitin 2009 mori pjesë edhe në festivalin muzikor “Kënga Magjike” duke marrë çmimim “Best Rock”. Së fundmi ajo u shfaq në “Festivalin e 53-të të Këngës në RTSH” ku Linda me këngën “S’të Fal” rrëmbeu vendin e dytë.

Shumë shpejt ajo do të shfaqet në spektaklin talentshow-n “The Voice USA”, një zgjedhje kjo e menaxherit të saj e cila është parashikuar nga Linda si e duhura drejt suksesit e famës në SHBA, raporton Media Albania.

A do të jetë ajo fituesja e këtij edicioni ?! Pse duhet të marrin pjesë këngëtarët shqiptarë në një talent show, kur ata janë vlerësuar e shpallur fitues në programe të ndryshme dedikuar muzikës në vendin tonë ?!

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *