Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
E nderuar Dita! Thonë se mendja e një kombi është arsimi, ndërsa zemra e tij është morali. Ka 2 vjet që trumbetohet “shkolla e të ardhmes” por kjo është pronë e stafit të vjetër në bashkëpunim me drejtuesen e re, që janë kthyer në shushunja. Këtu në Durrës trasparenca është mizerje, në dijeni është dhe ISHA i drejtuar nga Bashkim Muça, por këta përfitojnë nga problemet e liderëve të mazhorancës me “skenarin Grek” dhe kanë dalë bahçe më vete në emër të integritetit. TURP dhe portali “Mësues për Shqipërinë”, e katandisën në shou, shumë mësues fitues po mashtrohen me termin “kemi mbi normë brenda sistemit”! Po emrat e tyre nuk dihen dhe numri sa vjen e rritet. Pse u harxhon kohën dhe energjinë këtyre mësuesve me konkurs kur ke 0 vende? Në tranzicion pushtetesh këto shushunja e kanë therrur arsimin. Këtu në Durrës arsimi “nuk mëson, por kutërbon”. PS-ja këtu e ka vrimën e zezë të premtimit elektoral. I juaji G.Labi
