“Qemal Stafës” i vjen dita të ndryshojë pamje. Tapeti i gjelbër që shpesh herë ka zbehur cilësinë e lojës për skuadrat e kryeqytetit është gati për t’u shtruar.
Ashtu siç e bëri të ditur disa ditë më parë drejtori i shoqërisë aksionere “Kuqezi”, Eduard Prodani, bari i ri ka ardhur nga Greqia dhe pas kryerjes së dokumentacionit përkatës në doganë është gati për t’u shtruar.
Edhe pse moti në Tiranë nuk është optimal parashikohet që të shtunën me rifillimin e kampionatit të jetë i shtruar edhe tapeti i gjelbër në ndërkombëtarin “Qemal Stafa”.
Megjithatë fusha do të jetë e papërdorshme për të paktën dy javë, pasi kjo është koha që i nevojitet barit të ri të lidhet me pjesën e poshtme.
Në këtë mënyrë edhe pse nuk përfundon brenda afatit të përcaktuar më parë, tashmë pritet që Partizani dhe Tirana të kenë një fushë të kushteve optimale, pavarësisht se pjesa tjetër e stadiumit lë ende për të dëshiruar. Shtrimi i tapetit të gjelbër do të bëhet nga specialistët përkatës në ditët në vijim dhe parashikohet që të shtunën ‘Qemal Stafa’ të ketë marrë pamjen jeshile.
Cilësia e fushës është e njëjtë me atë të stadiumit Elbasan Arena dhe Skënderbeu të Korçës, që njihen si tapetet më të mira në stadiumet tona.

Sikur u tha qe do prishet ky stadium per te ndertuar nje te ri!
Shum mire qe po behet ky stadium .
Po stadiumi i Shkodres pse nuk po fillon rikonstruktimin , qe po i pret fillimet e punimeve e gjithe Shkodra sipas premtimit te kryeministrit Rama .