Vranë për hakmarrje, dënohen me nga 25 vite burg vëllezërit Llani

redaktor

Gjykata e Tiranës ka dënuar me nga 25 vite burg vëllezërit Jetmir dhe Muharrem Llani, të akuzuar për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” dy herë (një herë e mbetur në tentativë) dhe  “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Prokuroria e Kurbinit kërkoi shpalljen fajtor dhe kërkoi këtë dënim në seancën përfundimtare, të zhvilluar pak javë më parë.

Vëllezërit Llani u shpallën fajtor për vrasjen e Arjan Shkretës dhe vrasjen e mbetur në tentativë të Leli Shkreta, (viktimat vëllezër me njëri-tjetrin).

Ngjarja e rëndë ka  ndodhur me 4 nëntor 2012 në fshatin Fushë-Mamurras, të Rrethit Kurbinit.

Nga hetimi, gjatë të cilit i Jetmir Llani është gjykuar në masë sigurie “arrest me burg” dhe Muharrem Llani me masën e sigurisë “arrest me burg”, në mungesë, Prokuroria ka krijuar bindjen e plotë se këta dy persona janë autorë të vrasjes së Arjan Shkretës dhe vrasjes së mbetur në tentativë të vëllait të tij, Leli Shkreta, i cili ka mbetur i plagosur rëndë nga goditjet me armë zjarri automatik nga ana e vëllezërve Llani.

Leli në momentin e ngjarjes, ka arritur të shpëtojë, ndonëse i plagosur rëndë, pasi është shtirur si i vdekur deri në momentin e largimit të agresorëve nga vendi i ngjarjes.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *