Presidenti amerikan Barack Obama mbajti fjalimin e përvitshëm mbi gjendjen e vendit, i cili për të ishte i gjashti, ku u përqendrua te ekonomia, duke premtuar politika nga të cilat do të mund të përfitojnë të gjithë amerikanët.
“Hija e krizës ka kaluar dhe Shtetet e Bashkuara janë më të forta. Gjatë 5 viteve të fundit, bizneset tona kanë krijuar më shumë se 11 milionë vende të reja pune. Tani është në dorën tonë për të vendosur të ardhmen tonë”, tha presidenti amerikan.
Në një fjalim që ai e përshkroi si më të fokusuar në vlera sesa në politika, Obama deklaroi se Amerika kishte kthyer një faqe të re pas recesionit.
Presidenti amerikan tha se do të mbështes klasën e mesme, duke zgjeruar mundësitë për punësim dhe duke ndjekur politika që do t’i vinë në ndihmë kësaj klase. Ai u shpreh gjithashtu se Kongresi duhet të miratojë një ligj për t’i dhënë grave të njëjtat paga me burrat për punë të njëjtë.
Fjalimi i presidentit Obama përfshinte edhe planet për të ndërtuar një ekonomi konkurruese, duke përmirësuar infrastrukturën dhe duke ndihmuar rreth 9 milionë studentë për të ndjekur studimet.
“Ky plan është shansi juaj për t’u diplomuar gati për një ekonomi të re, pa peshën e borxhit” tha ai.
Në një politikë, e cila sipas mediave ndërkombëtare ka të ngjarë të kundërshtohet dhe ta përfshijë presidenti në një konflikt të drejtpërdrejtë me Kongresin e udhëhequr nga republikanët, Obama u zotua për të rritur taksat mbi të pasurit nga 23.8% në 28% dhe futjen e tarifave të reja për firmat financiare me asete mbi 50 miliardë dollarë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara gjithashtu i bëri thirrje Kongresit që të miratojë ligje më të forta për sigurinë kibernetike, në vazhdën e një vale sulmesh që kanë goditur kompani, madje edhe organet më të larta shtetërore amerikane. “Nëse nuk veprojmë, ne do ta lëmë kombin tonë dhe ekonominë tonë të cenueshme”, tha ai.
Obama foli edhe për politikën e jashtme, ku u shpreh se Amerika ka të drejtën për të vepruar në mënyrë të njëanshme në luftën ndaj terroristëve dhe i bëri thirrje Kongresit që të miratojë një rezolutë për të autorizuar përdorimin e forcës kundër ISIS. Ai mbrojti vendimin e tij të muajit dhjetor, ku kërkoi normalizimin e marrëdhënieve me Kubën dhe i bëri thirrje Kongresit për të hequr embargon mbi 50-vjeçare me këtë shtet.

TI JE BOB FARE…JE NJESH OBAMA.
EKONOMIN AMERIKANE E NGRITE, CMIMIN E NAFTES E ULE, DOLLARI PO FORCOHET DHE PARASHIKOHET TE KALOJ EURON, DHE RUSISE PO JA MERR SHPIRTIN.
PO VJEN KOHA E KLINTONIT PRAP, KUR QENI HANTE PETLLA NE AMERIKE.
Mire thua ti, por amerikanet harrojne shpejt. Kam frike se do sjellin ne pushtet prape ndonje republikan si Bushi dhe ku ishe, hicgjekundi.
Jam krenar qe jam nje fans i madh i Obames, keti djali mulat selfmade ( qe ka arritur cdo gje ne saje te karakterit, vullnetit dhe inteligjences se tij te ralle). I kam lexuar pothajse te gjitha librat e shkruar nga Obama dhe kam mesuar shume prej tyre. Obama ka meriten se ne kohen e krizes nuk zgjodhi rrugen e shkolles gjermane te Merkelit per te perdorur KRUSIMIN MAKIMAL, i cili ju imponua Greiqise dhe Eurones dhe rezultatet dihen. Obama zgjodhi rrugen anglo-saksone te Keyenesit duke hedhur ne treg dollare pa hesap dhe duke bere investime publike ne infrastrukture duke arritur qe te nxjerri tashme Ameriken nga kriza.
Obama degjon zerin e popullit amerikan i cili nuk kerkon me te drejte te derdhet gjaku amerikan neper bote per interesat e industrise financjare ( fashizmit te bardhe ). E shane, ofenduan si frikacak, i paafte, genjeshtar, jo visionar etj. por koha tregoi se ai ndoshta do mbetet si nje nga presidentet me te mire te Amerikes. Kuptohet, se ai e ka te sigururar vendin ne historine e Amerikes vetem me Reformen ne shendetesi te cilen nuk arriten ta fusin shume presidente demokrate. Obam provoi se nuk eshte ngjyra e lekures por karakteri, inteligjenca dhe visioni qe percakton nje njeri te madh.
Ndonjehere une me shaka e quaj “shoku im” ;-). Do mbetet ne histori presidenti qe ka sfiduar Republikanet kur kane qene maxhorance ne senat dhe kongres.
Wendy – B,
Me behet shume qejfi qe edhe ti ke te njejtim nderim si edhe une per Obamen. Me kenaqesi te njoftoj se edhe une tani mund te postoj me emrin _”plaku” perseri tek “Tema”.
Pershendetje
Pershkrim me te mire nuk do i beja dot. Nga demokratet gjithmone kane dale presidente te shkelqyer.
Klintoni u perpoq shume per reformen ne shendetesi, por nuk e lane republikanet qe mbizoteronin Kongresin.
Sikur hilja e Bushit te mos ishte pranuar dhe president te ishte zgjedhur Al Gore Amerika do ishte shume me mire dhe shume te keqija nuk do kishin ndodhur. 11 Shtatori nuk do kish ndodhur. Por ndodhi se Bushi prishi cdo mase te marre nga Klintoni. Politika e tij ishte te bente te kunderten e Klintonit dhe e coi Ameriken aty ku e pame te gjithe.
I ka vetem llafe para se te iki ,nuk beri gje tjeter keto 6 vjet si president vetem zbatoi urdherat me perpikmeri te atyre qe e vune ne ate karrike ku eshte
President si R. Regan si vjen amerikes…Pse nuk shikoni sa veta po marrin ndime sociale??. Cfare ka bo per ekonomin e Usa? Cfare boni per emigracionin. Ushtaria amerikone e mbaroi misionin prandaj po kthehen. Mos i jepni vlera per cfare nuk eshte… Shikoni sa e ka perqindjen e pelqimit si president ..
Regani?!!!!
E vetmja gje qe beri eshte qe uli taksat per te pasurit dhe ata qe i sponsorizuan fushaten.
Per pyetjet e tjera kam plot pergjigje, por aspak kohe. Por pergjigjet i gjen po te lexosh shtypin serioz dhe jo Fox News’in. I gjen dhe ne burime te tjera.
O Durrsaknyc, ke degjon ti republikanet qe deri tashti e kane penguar te qeverise dhe nuk i kane aprovuar asnje nga legjislacionet qe i dergon kogresti( te kujton ndonje ne shqiperi kjo tua o dursak djali: Jarin e presidences tone).
Amerikanet e bardhe nuk e kane qef se eshte zezak, dhe me siguri ti je nje nga ata qe e shikojne si zezak. A degjove mbreme fjalimin e tij? Nqs e ke degjuar dhe vazhdon te kesh te njejtin mendim, atehere nuk ka berru qe mund te ta zhvilloje trurin as ty as amekaneve republikane raciste.
Megjitheate ai fitoi dy zgjedhje! Flsini flisni ju racistet, se historia ka per ta ngritur atje ku i takon te jete , kurse bushet tuaj injorante kane per te shkruar ne histori si nejrez qe e shkaterruan Ameriken!!!!!!!!!!!!!!!! – si rezultat boten dhe sollen si rezualtat lindjen e ISIS-it.
Hajt shendet!
Uau, cfare pergjigje! I ke rene pikes. Me troc nuk thuhet. Faleminderit.